Panorama (Albania)

Shuhet aktori i madh Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa rrëfen takimin e fundit dhe sëmundjen

“Mjekët po bënin përpjekje për ta mbajtur në jetë, por më thanë se shpresat qenë shumë të vogla”

-

Mbrëmjen e së mërkurës qe pranë tij, ia ndiente frymëmarrj­et e cunguara e teksa shikonte përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë, shpresonte se do t’ia dilte mbanë...

Ndriçim Xhepa është i pikëlluar për humbjen e mikut- koleg. Xhevdet Ferri u largua nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë, duke lënë dhimbje të thellë tek ata që patën fatin ta njihnin për kontributi­n e tij në kinematogr­afi, si një personalit­et i artit, një njeri që diti të ruajë dinjitetin deri në frymën e fundit. Për “News 24”, Xhepa tregon takimin e fundit me mikun e tij, krah të cilit luajti në disa filma si: “Vendimi”, “Dasma e Sakos”, “Treni niset në 7 pa 5” deri te “Delegacion­i”. Tregon se e ka parë në një gjendje mjaft të rëndë, por nuk e mendoi kurrë se mbrëmja e së mërkurës, ato orë ankthi në spital, do të qenë të fundit që do të ndante me të. Lajmin për sëmundjen e rëndë, Ferri ia kishte rrëfyer gjatë pranverës së kaluar. “Mora njoftimin gjatë mesditës të së mërkurës dhe i shkova në spital. Qëndrova aty deri në orën 9. Mjekët po bënin përpjekje për ta mbajtur në jetë, por më thanë se shpresat qenë shumë të vogla. Mund të jem nga personat e fundit, për sa u përket njerëzve të artit, që e kam parë”. Xhepa tregon se dje ka biseduar edhe me bashkëshor­ten e tij, aktoren Rozeta Ferri. “Fola me të shoqen, pasi kishim një dëshirë që Sanatorium­i të bënte një përpjekje, por fundi që kështu... S’e mendova se do të ikte kaq shpejt...”, shton Xhepa.

Jashtë spitalit ku gjendej prej dy javësh, për herë të fundit e kishte takuar në dhjetorin që lamë pas, ku kishin shumëçka për të biseduar, arti, përditshmë­ria e parë me sy kritik nga Ferri, rrugëtimi në film si aktor, që e nisën në të njëjtën kohë. “Ishim shumë miq bashkë, jemi ata aktorë që përkojmë si kohë dhe si moshë. Jemi aktorët e fillimit të punës në teatër dhe në kinema. Xhoda kontribuoi në shumë filma, ishte 2- 3 vjet më i ri se unë”. Aktori sjell në vëmendje bashkëpuni­met me kolegun e ndjerë edhe përtej kinematogr­afisë. “Kemi bashkëpunu­ar edhe tek Universite­ti, pasi ka qenë dekan i Arteve, ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në Parlament, pavarësish­t kohës së keqe kur përkoi, edhe pse ishte Parlament cilësor. Ishte shumë kurajoz, me të vërtetë me bagazh, djalë me shije dhe i lexuar. Jo më kot ka qenë në 3- 4 raste si drejtues në art. Me filmin, me teatrin, kishte gamë të gjerë, zonë të gjerë mentale, tepër të gjerë”, thotë ai.

 ??  ?? AKTORI XHEVDET FERRI
AKTORI XHEVDET FERRI
 ??  ??
 ??  ?? Në rolin e trimit, te filmi “Përrallë nga e kaluara”
Në rolin e trimit, te filmi “Përrallë nga e kaluara”
 ??  ?? AKTORI XHEVDET FERRI, I NDARE NGA JETA DITEN E DJESHME
AKTORI XHEVDET FERRI, I NDARE NGA JETA DITEN E DJESHME

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania