Panorama (Albania)

Video me kokainë, SPAK merr në pyetje bashkiakun e PS, e heton për drogë

“Inkurajoj SPAK që të zbardhë një orë e më parë të vërtetën”

-

Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ishte i pari që reagoi në emër të Partisë Socialiste për videon e kryebashki­akut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqet duke thithur kokainë.

Manja deklaroi se Partia Socialiste nuk bëhet mburojë e asnjë personi publik, qoftë i zgjedhur në pushtet vendor apo qendror nëse bie ndesh me ligjin. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “Neës24”, Ulsi Manja tha se SPAK duhet të zbardhë një orë e më parë të vërtetën mbi kryebashki­akun Alla, ndërsa theksoi se ai duhet të pezullohet nga detyra derisa drejtësia të nxjerrë konkluzion­et për rastin. “Më lejoni të ndaj përgjegjës­inë politike të PS me përgjegjës­inë e institucio­neve shtetërore dhe atë individual­e të personave. Partia Socialiste e ka bërë të qartë se nuk bëhet mburojë për asnjë person publik, qoftë i zgjedhur në nivel vendor apo qendror, nëse bie ndesh me ligjin. Këtë demonstrim të vullnetit të saj politik, PS e ka shprehur me votë, por edhe me qëndrime publike, që kur votuam ligjin për dekriminal­izimin dhe Reformën e Drejtësisë, por edhe me qëndrimin që ka mbajtur me disa të zgjedhur lokalë, për të cilët ka pasur denoncime publike. Edhe në rastin konkret, PS është e qartë”, u shpreh dje Manja.

REAGIMI

Sipas kryetarit të Komisionit të Ligjeve, në një kohë që ende nuk janë shprehur organet ligjzbatue­se, askujt nuk mund t’i bëhet një gjyq publik. Ulsi Manja përgëzoi SPAK për fillimin e hetimeve dhe reagimin e shpejtë që pati pas publikimit të videos, duke e inkurajuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt. “Sa i përket përgjegjës­isë së institucio­neve shtetërore, askujt nuk mund t’i bëhet një gjyq publik, pa u shprehur agjencitë ligjzatues­e. Pra, do duhet që Prokuroria të shprehet për rastin. Nëse prokuroria do dalë në konkluzion­in se videoja është rast konkret, institucio­net shtetërore duhet të marrin masa. Në rast se ky person jep dorëheqjen sot dhe nesër organet e drejtësisë thonë se videoja ishte shantazh? Ai nuk mund të rikthehet në detyrë. Mendoj se për rastin konkret SPAK ka filluar hetimin dhe e përgëzoj që ka reaguar shpejt dhe e inkurajoj ta zbardhë një orë e më parë, që të mbyllet debati. Nëse kryebashki­aku është në konflikt me ligjin, është në përgjegjës­inë e qeverisë të ndërmarrë të gjitha masat për ta shkarkuar nga detyra. Por, duhet të dimë cila është e vërteta. Është rasti të flasë drejtësia. Për përgjegjës­inë morale është në ngarkim të vetë kryetarit të bashkisë. Duhet të kemi një hetim të paanshëm, të shpejtë dhe objektiv dhe derisa të flasë drejtësia, kryebashki­aku mendoj se duhet të jetë i pezulluar. Por, nuk mendoj për shkarkim pa folur drejtësia”, tha Manja.

ZV. MINISTRJA E BRENDSHME

Mbrëmjen e së mërkurës, zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në studion e “Byro Politike” në “Abc Neës”, ka komentuar videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku shihet kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike. Sipas zv. ministres, fillimisht duhet të vërtetohet nëse videoja është e vërtetë dhe nëse më pas rezulton e tillë, do të veprojnë agjencitë ligjzbatue­se. “Më lejoni, ju thatë që nga Policia është arrestuar djali i tij. Do të thotë që sot kemi një Polici që nuk ka frikë nga politika. Për sa i përket rastit, vlen të analizohet kjo video, është i zgjedhur, ka bërë një formular. Unë besoj që agjencitë ligjzbatue­se në vend do të merrem me këtë rast. Unë nuk kam dijeni konkrete, për herë të parë po e shikoj këtu. Por jam më se e bindur se agjencitë ligjzbatue­se do të marrin hapat e tyre. Konsumimi i lëndëve narkotike nuk është vepër penale, por duhet të veprohet dhe sigurisht është komplet tjetër gjë, sepse është i zgjedhur vendor. Duhet parë nëse video është e vërtetë. Historitë me video tregojnë që kanë një frymë të keqe te ne. Sipas meje duhet parë nëse video është e vërtetë, dhe nëse po, agjencitë ligjzbatue­se do të veprojnë dhe ne do të shohim hapat që ato do të ndërmarrin”, tha ajo.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja
 ??  ?? Kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla
Kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania