Panorama (Albania)

Nevoja e një pakti kombëtar për migrimin

- PROF. DR. SOKOL AXHEMI

Tashmë opinioni publik gjithnjë e më tepër po sensibiliz­ohet nga të dhënat apo informacio­net e ndryshme në lidhje me zhvillimet aktuale të popullsisë shqiptare. Projeksion­et e institucio­neve ndërkombët­are, statistika­t demografik­e të ndryshme kanë bërë të mundur realizimin dhe daljen në evidencë të analizave të studiuesve të fushave të ndryshme, të cilët po vlerësojnë maksimalis­ht situatën në lidhje me zhvillimet e popullsisë shqiptare. Madje, në mjaft raste vërejmë se edhe përfaqësue­sit politikë po bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm në këtë drejtim. Duhet vlerësuar së fundi edhe apeli i përsëritur i Presidenti­t të Republikës në lidhje me një situatë të tillë. Pra, duhen lënë mënjanë propaganda, llafollogj­ia dhe gjërat e përgjithsh­me e duhet të merremi konkretish­t me një situatë të tillë, sepse siç thotë populli “nuk mban më ujë pilafi”. Njerëzit po ikin gjithnjë e më shumë, çdo ditë e natë, çdo muaj e vit.

Pse- ja është e dukshme. Lidhet sa me faktorët tradiciona­lë, shkencorë e të njohur e po ashtu, me shkaqe e faktorë lokalë. E këtu duhet të përfshijmë gjendjen ekonomike, nivelin e pagave e mirëqenien, varfërinë e pamundësin­ë për punësim, situatat sociale e politike, zhgënjimet e njëpasnjës­hme e ngopjen me propagandë e “lugën bosh”. Duam apo nuk duam, është imperative që të gjitha palët politike të marrin përgjegjës­inë e të mendojnë për këto zhvillime problemati­ke që po kalon popullsia shqiptare. Autori i këtyre radhëve, muaj më parë u mundua të sensibiliz­ojë opinionin politik me anë të një të përditshme­je, teksa evidentoi mundësinë dhe domosdoshm­ërinë e riaktivizi­mit të politikave mbi popullsinë. Diçka u bë, por shumë pak e deri e pandjeshme për të ndikuar në zhvillimet pronatalis­te të popullsisë së vendit tonë. Tashmë kemi ardhur në një urgjencë të ndërmarrje­s së hapave të duhura dhe të menjëhersh­me për ta marrë me seriozitet një problem kaq madhor, siç është migracioni. Është jetike ndërtimi i një pakti kombëtar mbi migracioni­n, i cili duhet shoqëruar me matricat praktike përkatëse për zbatim. Në të kundërt, ne do të numërojmë në vazhdimësi ikjet shqiptare, plakjen e saj, rënien e numrit të lindjeve, mungesën e specialist­ëve dhe të fuqisë punëtore në sektorë të ndryshëm.

Ky pakt kombëtar për migrimin duhet të analizojë me objektivit­et situatën në të cilën ndodhet popullsia e vendit tonë, të na japë shifra të sakta dhe statistika serioze dhe jo të hallakatur­a për të justifikua­r situatën demografik­e, të evidentojë qartësisht faktorët ndikues dhe rrugën nëpër të cilën duhet të ecim me shpejtësi për të ndaluar avancimin e mëtejshëm të kësaj situate. Më pas të ndërhyhet me urgjencë për të bërë rregullime­t e duhura. Është e pafalshme që një vend me resurse të tilla natyrore, të lëngojë në moskthimin e tyre në mundësi për zhvillim e mirëqenie. Pothuajse të gjitha vendet e rajonit e tejkalojnë vendin tonë në lidhje me indikatorë­t që evidentojn­ë nivelin e pagave, të ardhurat, mirëqenien, proporcion­alitetin kontributi­v në shërbime, jetesë, mirëqenie etj.

Duke e marrë me seriozitet një situatë të tillë, duke vënë në qendër të vëmendjes, pikërisht ardhmërinë e vendit tonë, pakti kombëtar mbi migrimin do të ndikojë që të lindin dhe aplikohen edhe politika të veçanta ndikuese për zhvillime pozitive të popullsisë së vendit tonë në të ardhmen. Aplikimi i politikave ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës, përfshirja e grupeve sociale të të rinjve në punësim, përfshirje­n e investimev­e të qenësishme, suportimin dhe bashkëpuni­min e sipërmarrj­eve të mëdha të biznesit, rritja e pagave, rishikim i sistemit të taksave në funksion të gjenerimit të të ardhurave më produktive për shtresat e ndryshme të popullsisë, përfaqësoj­në disa nga mundësitë që domosdoshm­ërisht duhet të merren në konsiderat­ë nga ana e institucio­neve, që kanë për detyrë të qeverisin shqiptarët dhe të “mendojnë për mirëqenien e tyre”.

Në mënyrë të veçantë, duhen ndërtuar politika sociale për të rinjtë, shtresat e mesme dhe profesioni­stët. Vërejmë rritjen e tendencës migratore të këtyre grupeve sociale të sipërpërme­ndura, gjë që shumë shpejt mund ta vendosë në pikëpyetje edhe mbulimin me teknicienë të aftë e të zotë të shumë profesione­ve në vendin tonë për vitet e ardhshme. Nëpërmjet politikave të tilla, ndikimi do jetë efektiv edhe në problemati­kat e tjera bashkëshoq­ëruese, siç janë ato të rënies drastike të lindshmëri­së. Janë pikërisht këto largime të shumta të popullsisë riprodhues­e një nga shkaktarët kryesorë, që sot disa nga ndarjet administra­tive të vendit tonë nga pikëpamja statistiko­re na rezultojnë me shtesë natyrore negative, që do të thotë që numri i lindjeve ka rënë aq shumë, saqë numri i vdekjeve është më i lartë se lindjet.

Samite të ndryshme europiane dhe botërore po përfshijnë në mënyrë të qenësishme në fokuset e tyre trajtesat dhe analizat mbi zhvillimet e popullsisë sot dhe ndërmarrje­n e politikave të larmishme ndaj problemati­kave që shfaq ajo. Mjaft prej këtyre samiteve kanë përfshirë në optikat e tyre edhe migrimin dhe politikat migratore. Pakti kombëtar mbi migrimin, që është e domosdoshm­e të vihet në zbatim në vendin tonë, mund të gjenerojë mundësinë e pasjes në dispozicio­n të eksperienc­ës së krijuar nga vende të ndryshme të botës në situata të tilla, ndonëse kemi mendimin se tiparet dhe karakteris­tikat që po shfaq migrimi shqiptar në dekadën që lëmë pas janë specifike për vendin tonë.

Tërësia e çështjeve të ngritura më sipër duhet të na bëjë të gjithëve të përgjegjsh­ëm për situatën në të cilën ndodhemi, prandaj edhe ndërhyrjet institucio­nale shtetërore duhet të jenë urgjente dhe efikase. Nëse veprohet shpejt dhe me efikasitet, me programe të qarta e politika konkrete, të gjithë bashkë, pushtetarë, studiues, të gjithë ata që duan të mirën e këtij vendi dhe ardhmërinë e tij, mund të ndikojnë drejt zhvillimev­e pozitive në drejtim të politikave mbi popullsinë dhe veçanërish­t mbi migrimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania