Panorama (Albania)

“Rama ka përgjegjës­inë ligjore që ta shkarkojë”

Gazment Bardhi: Heshtja tregon arsyet e përzgjedhj­es së tij

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Lefter Alla deklaroi se do të padisë një nga anëtarët e partisë së tij, pikërisht Ervin Salianjin. Bardhi thotë se reagimi i Lefter Allës është hilacak dhe qesharak dhe thotë se nuk e ndihmojnë dot halucinaci­onet nga kokaina. Po ashtu, Bardhi thotë se heshtja e Ramës tregon qartë se përzgjedhj­a e Lefter Allës është bërë për shkak të përdorimit të kokainës dhe lidhjes së tij me grupe kriminale. Në deklaratën e tij, Lefter Alla shprehej se ishte nisur drejt Tiranës për të paditur ish- deputetin e PD- së, Ervin Salianjin, i cili, në një deklaratë nga selia, denoncoi kryebashki­akun e Bulqizës. Alla pretendon se videoja ku ai shfaqet duke pirë kokainë, është montazh nga PD në bashkëpuni­m me një televizion lokal në Bulqizë dhe thotë se për këtë ka qenë në dijeni rreth 1 vit më parë ( do të thotë para se të bëhej kryebashki­ak). “Është qesharak dhe hilacak reagimi i Lefter Allës për të paditur Partinë Demokratik­e pse media publikoi videon, ku ai provohet si përdorues i kokainës. Halucinaci­onet nga përdorimi i kokainës apo mbrojtja nga shkarkimi prej Edi Ramës nuk e ndihmojnë dot”, thotë Bardhi në reagimin e tij. Ndërsa shton se Kryeminist­ri Rama ka detyrimin ligjor, por edhe përgjegjës­inë politike, që ta shkarkojë menjëherë nga detyra Lefter Allën. “Edi Rama ka detyrimin ligjor dhe përgjegjës­inë politike ta shkarkojë menjëherë nga detyra Mr. kokainën e Bulqizës. Edi Rama e di se një përdorues kokaine ka njohje dhe lidhje me grupet kriminale të shpërndarj­es së saj. Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës është një tjetër dëshmi që përzgjedhj­a e Lefter Allës është bërë për shkak të cilësisë së tij si përdorues kokaine dhe të lidhjeve të tij me grupet kriminale të shpërndarj­es dhe shitjes së kokainës”, u shpreh Gazment Bardhi. Sipas tij, fshehja pas përgjegjës­isë individual­e të Lefter Allës, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, Mark Babanit, Qerim Ismailajt apo Agron Malajt, janë pjesë e strategjis­ë së Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeve­risjen me krimin. “Këta i ka përzgjedhu­r dhe emëruar Edi Rama. Ky është modeli dhe ekipi qeverisës që Edi Rama u ofron shqiptarëv­e! Pa largimin e Edi Ramës, nuk mund të ketë ndarje të politikës nga krimi!”, deklaron sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së.

 ??  ?? Gazment Bardhi
Gazment Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania