Panorama (Albania)

Ambasadorj­a e re e SHBA flet shqip në Tiranë, tri prioritete­t e Yuri Kim

"Drejtësia po hedh rrënjë, më shumë investitor­ë do tërhiqen drejt Shqipërisë. Do qëndrojmë me ju si në 1920, 1991, 1999 dhe 2009"

- Ambasadorj­a Yuri Kim

E djeshmja ishte dita e parë zyrtare e Yuri Kim si ambasadore e SHBA- së në Shqipëri. Pasi dorëzoi letrat kredencial­e në Presidencë, Kim mbajti fjalën e rastit para ambasadës, siç tashmë është bërë traditë. Në fjalimin e saj, diplomatja amerikane theksoi edhe një herë mbështetje­n që vendi i saj do të vazhdojë të japë për Shqipërinë. Sipas Kim, lidhjet mes popullit amerikan dhe atij shqiptar janë të forta dhe datojnë që nga koha e Presidenti­t Wilson, duke mbetur të forta edhe gjatë regjimit komunist, pavarësish­t se sistemet politike ishin të kundërta. Ambasadorj­a amerikane u ndal në katër data të rëndësishm­e, ku mbështetja e SHBA- së për Shqipërinë ka qenë vendimtare. Momenti i parë sipas saj ishte 1920- ta, kur Presidenti Wilson vuri veton që Shqipëria të mos copëtohej më tej. Më tej 1991, kur SHBA rihapi ambasadën në Shqipëri pas një vizite të ish- zv. presidenti­t Xhejms Bejker. Viti 1999 gjatë luftës së Kosovës, kur ndërhyrja amerikane ishte vendimtare për çlirimin e Kosovës dhe 2009ta, kur Shqipëria u anëtarësua në NATO, ishin momentet e rëndësishm­e historike që Kim i veçoi në fjalën e saj. Sipas Kim, nën shembullin e këtyre datave, edhe në të ardhmen SHBA- ja do të jetë sërish në krah të shqiptarëv­e.

FJALA E PLOTË E AMBASADORE­S SË SHBA

I paraqita letrat kredencial­e Presidenti­t Meta, si ambasadorj­a e re e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë. Patëm një bisedë të mirë me Presidenti­n lidhur me miqësinë e gjatë midis dy vendeve tona dhe ritheksuam përkushtim­in që bashkëndaj­më për forcimin e marrëdhëni­eve mes dy vendeve tona. Jam e nderuar që Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit, Pompeo, më kanë besuar që të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara në vendin tuaj të shkëlqyer. Si ambasadorj­a e SHBA- së, pres me kënaqësi t'ju njoh juve, historinë tuaj dhe kulturën tuaj. Jemi miq, aleatë dhe partnerë. Sikurse e thashë gjatë seancës sime dëgjimore në Senat, pak miq e kanë përqafuar Amerikën me ngrohtësi, pak aleatë kanë qenë më besnikë dhe pak partnerë kanë gatishmëri­në dhe vullnetin për të bërë më shumë me Shtetet e Bashkuara sesa Shqipëria. Jam gjithashtu e nderuar që ndodhem sot para ndërtesës së ambasadës së SHBA- së. Themelet e saj u vendosën në vitin 1929 dhe ajo vazhdon të qëndrojë krenare në zemër të Tiranës, si një testament për forcën e qëndrueshm­e të marrëdhëni­eve amerikano- shqiptare. Miqësia dhe angazhimi ynë i ndërsjellë janë të rrënjosura thellë. Njëqind vjet më parë, Presidenti Woodrow Wilson ngriti zërin për Shqipërinë, kur nuk lejoi Fuqitë e Mëdha të ndanin Shqipërinë në Konferencë­n e Paqes në Paris. Presidenti amerikan e përdori fuqinë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur një Shqipëri të pavarur, për të pritur një përfaqësue­s shqiptar në Uashington dhe për të hapur rrugën që Shqipëria të anëtarësoh­ej në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920. Pas Luftës së Dytë Botërore, të dyja qeveritë tona morën rrugë të ndryshme. Por, edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra- tjetrën, lidhjet mes popujve tanë mbetën. Ne flisnim me njëri- tjetrin përmes "Zërit të Amerikës", i cili jo vetëm transmeton­te lajme, por edhe shkëndija shprese. Shkëndija e shpresës ndezi shpejt të gjithë Shqipërinë dhe ne qëndruam me ju në vitin 1991, teksa u çliruat nga vargonjtë e komunizmit dhe të diktaturës. Është një moment për të cilin duhet të ndiheni krenarë dhe me të drejtë. Kemi qëndruar krah jush që atëherë, duke mbështetur hyrjen tuaj të suksesshme në NATO në vitin 2009 dhe tani, përpjekjet tuaja për t'u anëtarësua­r në Bashkimin Europian. Ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe të sovranitet­it të Shqipërisë, por edhe në mbështetje të së ardhmes së Shqipërisë. E dimë se ka punë shumë të vështira përpara, por dimë edhe që puna e vështirë është më e lehtë me miq dhe aleatë. Ne jemi të përkushtua­r ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet një aleate edhe më e fortë dhe më e aftë dhe jemi të përkushtua­r ta ndihmojmë Shqipërinë të forcojë kandidatur­ën e saj për në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri, drejtësi dhe një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla. Pres me kënaqësi të mbështes udhëheqësi­t e Shqipërisë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë, por absolutish­t të nevojshëm - për të zbatuar Reformën në Drejtësi, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsion­in nga sistemi shqiptar. Jam besimplotë që teksa drejtësia dhe integritet­i hedhin rrënjë, më shumë investitor­ë do të tërhiqen drejt Shqipërisë, në mënyrë që të mund të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi si për amerikanët, ashtu dhe për shqiptarët. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si një aleate, partnere dhe mike të vërtetë. Dhe ashtu siç qëndruam me ju në vitet 1920, 1991, 1999 dhe 2009, ne qëndrojmë përsëri me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si një vend demokratik i begatë brenda familjes europiane. Ne jemi ende me ju, krah për krah.

Jam besimplotë që teksa drejtësia dhe integritet­i hedhin rrënjë, më shumë investitor­ë do të tërhiqen drejt Shqipërisë, në mënyrë që të mund të krijojmë më shumë vende pune...

 ??  ??
 ??  ?? Yuri Kim, ambasadore e SHBA- së në Shqipëri
Yuri Kim, ambasadore e SHBA- së në Shqipëri
 ??  ?? Yuri Kim dhe Ilir Meta
Yuri Kim dhe Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania