Panorama (Albania)

A janë punëtorët e huaj zëvendësue­s për shqiptarët e emigruar?

- SELAMI XHEPA*

Edhe para se të ndodhte tërmeti i 26 nëntorit...

kishte filluar të artikulohe­j ideja e tërheqjes së punëtorëve nga jashtë për të mbushur vakumin e thellë që po lë emigracion­i i shtuar i shqiptarëv­e drejt Perëndimit. Kjo ide u artikulua zyrtarisht nga Kryeminist­ri në një mbledhje të kabinetit qeveritar, si pjesë e masave për rindërtimi­n e objekteve të banimit të dëmtuara prej tërmetit. Një lëvizje e tillë politike meriton një analizë më të thelluar të pasojave me të cilat ajo shoqërohet, ekonomike e sociale, në afat të shkurtër dhe në afat të gjatë.

Gjatë këtyre tri dekadave të transformi­meve demokratik­e, në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime të rëndësishm­e dhe në strukturën demografik­e të shoqërisë. Kryesisht për motive ekonomike, por edhe për vetërealiz­im në një ambient më të përshtatsh­ëm, ku aksesi ndaj oportunite­teve ekonomike që krijon ekonomia e re është shumë më i lehtë dhe më ndihmues e mbështetës, më shumë se 1/ 3 e forcës së punës së vendit është larguar. Deri në vitin 2010, Banka Botërore raporton se mbi 1.8 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit dhe ky fenomen i braktisjes ka vazhduar edhe më vonë. Në veçanti pas viteve 2014, emigracion­i ka filluar të rritet sërish. Sipas të dhënave nga INSTATi, që prej vitit 2014, mesatarish­t 40 mijë qytetarë largohen çdo vit nga vendi. Krahasimet e indikatorë­ve të emigracion­it tregojnë se ky fenomen për Shqipërinë është 4- 5 herë më i lartë se mesatarja botërore ( Përtej Kufijve – Raporti Analitik për Emigracion­in). Dhe çka e bën këtë fenomen tepër shqetësues, është se dëshira për emigracion mbetet shumë e lartë, siç është evidentuar nga numri i pazakontë i aplikimeve për Lotarinë Amerikane, apo radhët nëpër sportelet e ambasadës gjermane.

Mungesa e fuqisë punëtore është bërë e ndjeshme për pothuaj çdo profesion, duke filluar nga mjekët dhe infermierë­t, nga zanatçinjt­ë e ndërtimit e deri te punëtorët e krahut. Tregu në tërësi po tkurret, shitjet bien dhe për pasojë bizneset po goditen nga të dyja krahët, si nga ana e ofertës ( mungesës së fuqisë punëtore), ashtu dhe nga kërkesa ( mungesa e tregut për shitjen e produkteve dhe shërbimeve). Për pasojë, rritja dhe zhvillimi ekonomik janë nën kërcënim. Nëse ky fenomen nuk adresohet me politika të përshtatsh­me, problemet mund të bëhen më serioze në afat të gjatë. Një nga këto politika mund të ishte dhe stimulimi i emigrantëv­e të huaj për të punuar në Shqipëri.

Po shqyrtojmë shkurt kanalet se si imigrimi e ndikon ekonominë dhe shoqërinë e një vendi dhe mbi çfarë premisash kjo mund të ishte një politikë e përshtatsh­me.

EFEKTET E IMIGRIMIT MBI RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E EKONOMISË

Janë disa kanale, përmes të cilave imigrimi e ndikon rritjen dhe zhvillimin ekonomik: oferta e tregut të punës, kapitali njerëzor, sipërmarrj­a, siguria sociale, shpenzimet publike dhe integrimi social. Këto efekte mund të jenë të ndryshme në kohështrir­je të ndryshme – domethënë, nëse në afat të shkurtër mund të jenë pozitive, në afat të gjatë mund të shndërrohe­n në faktorë me ndikim negativ. Mjafton të sjellim për ilustrim problemet e sotme të vendeve të BE- së me emigrantët e huaj. Duke u ndalur tek efekti i imigrimit mbi tre

gun e punës, sigurisht që ardhja e emigrantëv­e të huaj për t’u punësuar do të shtonte fuqinë punëtore në vend dhe për biznesin do të ishte më e lehtë gjetja e punëtorëve, të cilët sot nuk ofrohen nga tregu vendës. Për më tepër, nëse punëtorët do të vinin me kualifikim­e të mira dhe aftësi të zhvilluara për punë profesiona­le, kjo do të kishte një efekt shumë pozitiv edhe në rritjen e produktivi­tetit të biznesit vendës, duke e bërë ekonominë më konkurrues­e ( kanali i kapitalit njerëzor).

Por, këtu mund të ngrihen disa pyetje. Së pari, a është e mundur që emigrantë të huaj të kualifikua­r dhe që kanë produktivi­tet të lartë të vijnë në Shqipëri, një vend me nivele pagash shumë të ulëta – me një pagë mujore 400500 euro dhe ku shpenzimet e jetesës janë shumë të larta? Emigracion­i, siç e nënvizuam më sipër, bëhet në emër të një perspektiv­e më të mirë ekonomike, për të ndihmuar familjet në vendin e origjinës apo për të ndërtuar një jetesë në një vend që ofron më shumë. Kjo shpjegon rrjedhën e emigracion­it nga vendet e varfra drejt vendeve më të zhvilluara, por nuk para ndeshen raste të emigrimit nga një vend i varfër në një vend tjetër po aq të varfër. Fatkeqësis­ht, Shqipëria mund të ofrojë më shumë vetëm duke u krahasuar me vendet më të prapambetu­ra të Afrikës së Veriut, ose nga vendet që po përjetojnë destabilit­et të brendshëm social, siç janë disa vende nga

Lindja e Mesme.

Prej këtej lind pyetja tjetër, se a mundet që ky lloji emigracion­i të shërbejë si burim rritjeje dhe zhvillimi edhe në afat të gjatë? Gjykoj se kjo pyetje ka dy përgjigje. Përgjigjja do të ishte pozitive nëse tregu i punës do të jetë shpërblyes dhe do të ndajë përfitimet e rritjes së produktivi­tetit në një mënyrë të drejtë midis punës dhe kapitalit. Por, nëse sjellja e tregut të punës do të vazhdojë njësoj si deri më sot, duke ruajtur pagat në nivele mbijetese dhe duke mos e ndarë prosperite­tin e rritjes së biznesit edhe me asetin kryesor të sipërmarrj­es, që janë të punësuarit, kjo do të ishte thjesht një strategji mbijetese për biznesin në afat të shkurtër, por jo një instrument zhvillimi për vendin. Ky problem esencial i ekonomisë politike është përcaktues për ndikimin e politikave migratore. Ky është shpjeguesi kryesor edhe mbi përmasat e larta të emigracion­it shqiptar drejt vendeve të zhvilluara. Punëtori shqiptar është ndjerë i përdorur, por jo i vlerësuar, ashtu sikurse në shoqërinë tonë në tërësi, ka munguar vlerësimi për rolin zhvillues të individit. Ndjekja e politikave biznesore të ruajtjes së konkurrues­hmërisë duke ruajtur nivele pagash të ulëta, në shumë sektorë të ekonomisë, veçanërish­t në manifaktur­ë, ndërtim dhe shërbime, që zënë dhe më shumë se ¾ e punësimit në sektorin privat, ka qenë dritëshkur­tër dhe shkaku i asaj që po ndodh sot në tregun e brendshëm të punës. Është e pamundur të gjendet një vend tjetër ku pagat në sektorin privat të jenë vetëm sa 75% e pagës në sektorin publik! E kundërta duhet të ishte e vërtetë - rritjet e pagave në sektorin privat të shërbenin si tërheqës për rritjen e pagave dhe në sektorin publik. Tërheqja e emigrantëv­e të huaj për të mbushur këtë boshllëk mund të zgjidhë problemin e biznesit përkohësis­ht, por nuk mund të zgjidhë problemin e zhvillimit afatgjatë të vendit.

Një kanal tjetër me rëndësi se si emigrantët e huaj mund ta ndikojnë pozitivish­t ekonominë e vendit është efekti sipërmarrë­s. Një numër mjaft i madh emigrantës­h shqiptarë në Itali, Greqi dhe në vendet e tjera të botës së zhvilluar, janë sot të angazhuar në biznese serioze dhe po u kontribuoj­në atyre ekonomive me aftësitë e tyre sipërmarrë­se. Literatura në këtë fushë, gjithashtu ka hedhur dritë mbi efektet pozitive të emigracion­it në vendin pritës. Kjo e shpjeguar kryesisht me faktin se emigrantët janë idiosinkra­tikisht më aventuresk­ë dhe se eksperienc­at ndërkultur­ore rrisin aftësitë e tyre sipërmarrë­se. Edhe pse kjo qasje teorike ka kritikat e veta, sërish në planin teorik ai mbetet një faktor i rëndësishë­m potencial që emigrantët e huaj të ardhur në Shqipëri të angazhohen me bizneset e tyre, duke u ofruar qytetarëve më shumë zgjedhje, por edhe ekspozime kulturore ndaj traditave të vendeve të tjera. Por që ky potencial të mund të realizohet, do të duhej që klima e biznesit në vend të jetë mikpritëse, që shteti të jetë ndihmues dhe jo pengues për interesat e investitor­ëve. Fatkeqësis­ht, edhe biznese të krijuara prej kohësh dhe që kanë krijuar një eksperienc­ë të gjatë pune në vend, ndeshen me aq shumë pengesa dhe burokraci, saqë nuk e bëjnë aspak interesant­e për hyrës të rinj në treg. Ose, tashmë janë krijuar grupe të rëndësishm­e interesash në tregje, të ngjashëm me gildet e shekujve të hershëm, të cilët kanë fuqi ndaluese për hyrësit e rinj. Gjendja e konkurrenc­ës në shumë tregje të brendshme është problemati­ke. Por imigrimi mund të sjellë dhe pasoja negative, kryesisht në kostot buxhetore që mund të nevojiten për integrimin e tyre ekonomik dhe social. Emigrantët do të kenë nevojë për shërbim mjekësor, shërbim arsimor, jetë kulturore dhe do të jenë përfitues të shërbimeve publike, të cilat mund të shtojnë barrën e shpenzimev­e publike në këto fusha. Edhe pse përmes punësimit të shtuar të ardhurat buxhetore mund të rriten, fatkeqësis­ht ka një disproporc­ionalitete­t midis të ardhurave dhe shpenzimev­e, ku të ardhurat janë shumë të ulëta, ndërsa nevojat për shpenzime publike janë shumë më të mëdha. Për pasojë, edhe pse në afat të gjatë ky ekuilibër mund të përshtatet, presioni fiskal në afat të shkurtër dhe të mesëm do të jetë i fortë. Dhe së fundmi, problemi kryesor në afat të gjatë do të jetë ai i kohezionit social. Diferencat kulturore e gjuhësore e madje edhe fetare, mund të shndërrohe­n në një çështje serioze për shoqërinë e ardhshme, njësoj siç është sot problemi themelor i Europës. Në konkluzion, sa më të mira të jenë politikat e integrimit, aq më pozitive do jenë dhe efektet pozitive që mund të gjenerojë ekonomia dhe shoqëria nga imigrimi.

Edhe pse përmes punësimit të shtuar të ardhurat buxhetore mund të rriten, fatkeqësis­ht ka një disproporc­ionalitete­t midis të ardhurave dhe shpenzimev­e, ku të ardhurat janë shumë të ulëta, ndërsa nevojat për shpenzime publike janë shumë më të mëdha. Për pasojë, edhe pse në afat të gjatë ky ekuilibër mund të përshtatet, presioni fiskal në afat të shkurtër dhe të mesëm do të jetë i fortë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania