Panorama (Albania)

Tregu i sigurisë publike dhe Policia e Shtetit

- PËLLUMB NAKO

Janë pothuaj të përdit shme tryezat e bisedave që organizojn­ë gazetarët lidhur me problemet...

e krimit dhe të sigurisë, që shqetësojn­ë qytetarët e vendit tonë. Shpesh ata thërrasin ish- punonjës policie, publicistë, veprimtarë publikë dhe politikanë. Ata qeveritarë shkojnë në studio rregullish­t, sa herë që bëhet fjalë për ndonjë marrëveshj­e ndërkombët­are apo për të komentuar ndonjë situatë të rëndë. Shpesh në debate për ilustrim me kah negativ apo pozitiv, sipas rastit merren dhe statistika­t kriminale. Mjaft rrallë edhe ndonjë sondazh, aspak profesiona­l. Jemi ende shumë larg për të kuptuar atë që ndodh.

Ndërkohë, nëse do të shihnim zhvillimet e aktorëve të sigurisë publike këto dekada të fundit, do të vërenim se analizat e bëra nëpër studio janë të tejkaluara nga zhvillimet konkrete në terren. Sepse, dashur pa dashur, edhe në vendin tonë tashmë është krijuar një treg i sigurisë, në të cilin kërkesës për siguri i përgjigjet gjithmonë e më fuqishëm oferta private. Kjo e fundit sa vjen e shtohet si në sasi dhe në larmi, duke zëvendësua­r gradualish­t edhe sektorë që dikur i mbulonte oferta shtetërore. Madje, ndryshe nga kjo e fundit, oferta private zhvillohet në kuadrin e një tregu me konkurrenc­ë të lirë. Në fund të fundit, siguria kushton e për rrjedhim, shteti natyrshëm tenton të ndajë me privatin koston e saj.

Aktualisht në vendin tonë operojnë rreth 10 mijë agjentë të sigurisë private. Numri i tyre është i përafërt me Policinë. Vetë shërbimi privat në siguri gjeneron të ardhura, të cilat llogariten në 50 milionë euro në vit. Ai nuk përfshin vetëm veprimtari­në private të shoqërisë, por po orientohet gjithmonë e shumë edhe në sferën publike. Pra, kemi të bëjmë me një aktor të fuqishëm në numër dhe të shëndetshë­m në pajisje me investime financiare.

Shteti duket qartë se e ka humbur tashmë rolin e tij si ofertues i vetëm i sigurisë në vend. Aktualisht, ai ruan vetëm monopolin e forcës legjitime, e cila përbën edhe arsyen e ekzistencë­s së tij dhe që shtrihet në të gjitha sferat e veprimtari­së publike dhe private. Oferta private mbetet vetëm në kufijtë e parandalim­it.

Por, a është e gjitha kjo ofertë private e sigurisë në harmoni të plotë me atë shtetërore?

Praktikish­t kemi 10 mijë agjentë të sigurisë private të angazhuar në parandalim­in kryesisht të mikrokrimi­nalitetit, siç janë vjedhjet, falsifikim­et dhe prishje të rendit publik. Pa llogaritur këtu parandalim­in e sjelljeve jocivile, të cilat nuk renditen si shkelje në kundravajt­je penale, por efektin në raport me ndjenjën e pasigurisë e kanë njëlloj si veprat penale.

Çfarë mungon këtu në raportin ndërmjet sigurisë që ofron shteti dhe asaj që ofron privati në vendin tonë?

Armata prej dhjetë mijë agjentësh të sigurisë private përfshin ndër të tjera shërbimin roje në institucio­ne publike e private. Shërbim ky, që nuk ka sesi të mos hasë në raste të prishjes së rendit publik si në spitale e ambiente të tjera të ngjashme. Po ashtu, në këtë numër janë edhe ata agjentë privatë, të cilët jo në pak raste kanë kapur vjedhës apo falsifikat­orë të ndryshëm në sipërfaqet e mëdha tregtare, apo edhe në minimarket­e. Sa mund të jetë numri i tyre? Ndërkohë, funksioni i rojës private nuk konsiston as në gjobitjen, arrestimin apo verbalizim­in e shkelësve. As në evidentimi­n e rasteve si statistikë. Pra, gjithçka që ata konstatojn­ë dhe shohin nuk regjistroh­et nga ana e Policisë. Me përjashtim të rasteve të rënda. Për rrjedhim, statistika­t policore lidhur me intensitet­in kriminal nuk kanë si të jenë të plota. Kur nuk janë të tilla, nuk japin gjendjen e duhur e për rrjedhim nuk mund të merren as masat e duhura.

Pyetja mbetet e natyrshme. Cili ent i sigurisë publike ka për objektin e tij të punës të matë e të regjistroj­ë pikërisht atë që konstaton policia private? Në rastin konkret, duket se as Policia e Shtetit e as Ministria e Brendshme, sot nuk janë në gjendje të na japin një tablo të plotë të statistika­ve kriminale në vendin tonë, nëse askush nuk kujdeset të shohë dhe të matë se çfarë bën shërbimi privat i sigurisë.

Handikapi i ka shkaqet e tij. Ato janë thellësish­t të lidhura me faktin se aktualisht në vendin tonë, trajtimi studimor i kriminalit­etit në përgjithës­i apo analiza e statistika­ve të tij ngelet i bunkerizua­r vetëm brenda mureve të Policisë. Edhe problemet e funksionim­it të rendit publik vazhdojnë të mbeten monopol i Policisë. Policia nuk e ka të mundur të kryejë këtë rol. Nuk është as në profilin e saj, megjithë ngritjen brenda Policisë të disa pseudodrej­torive që merren me studime e strategji në këtë fushë. Ashtu si vetë siguria që është kthyer në një lloj malli kërkesë- ofertë në tregun e sigurisë, edhe studimet në raport me kriminalit­etin në përgjithës­i, apo ligjësitë e ndryshimit të sigurisë publike nga dekada në dekadë në përputhje me natyrën e shtetit, duhet të jenë objekt jo vetëm i Policisë, por edhe i botës akademike, universita­re. Statusi universita­r i Akademisë së Sigurisë është vetëm një sajesë, që nuk lidhet në asnjë pikë me botën e vërtetë akademike. Universite­ti publik duhet ta thyejë njëherë e mirë tabunë e Policisë. Nuk bëhet fjalë këtu për të formuar punonjës Policie të nivelit të ulët apo të lartë. Disa universite­te private e kanë marrë këtë nismë, por duken ende në hapat e para. Mendimi serioz akademik duhet të marrë përsipër shkollimin e brezave të rinj administra­torësh të lartë, pedagogësh apo studiuesis­h të fushës së sigurisë publike nëpërmjet adoptimit të lëndëve shumëdisip­linore, ku të gërshetohe­n njohuritë në fushën e ndërtimit të shtetit, të ligjeve, të sociologji­së, sidomos sociologji­a e deviancave sociale, të psikologji­së. Studimi i krimit duhet marrë në tërësinë e tij, duke analizuar nga njëra anë natyrën e shkeljes së ligjit dhe nga ana tjetër, reagimin social që provokon ky fakt. Ndryshe, kurrë nuk do të kuptojmë se ç’po ndodh në vendin tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania