Panorama (Albania)

Raporti i KLSH për çerdhet dhe kopshtet: Nuk ofrojnë shërbim efektiv

“Mbipopulli­m, bashkia nuk i përgjigjet me të njëjtin hap zgjerimit urbanistik. Përpjekje vetëm për rikonstruk­sionin e godinave.”

- BESARTA BASHA

Në një kohë kur vendet e tjera punojnë për të përsosur teknikat e edukimit dhe zhvillimit të të vegjëlve në kopshte e çerdhe, vendi ynë nuk siguron dot kushtet bazike.

Gati të gjitha elementet që duhet të garantojnë rritjen e mirë të fëmijëve, rezultojnë të jenë jashtë standardev­e, që nga mbipopulli­mi tej kapacitete­ve, kushtet higjieno- sanitare, mjetet didaktike e shumë të tjera, që i kanë nxjerrë në dritë audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas një monitorimi 5mujor në kopshtet e çerdhet e Tiranës dhe Vlorës. Sidoqoftë, bashkia e kryeqyteti­t nuk është se s’ka bërë asnjë përpjekje, por ato janë fokusuar më tepër në fasadat e godinave ( përmes nismës së adoptimeve nga bizneset). MONITORIMI “Bashkitë Tiranë dhe Vlorë nuk kanë arritur të garantojnë një shërbim efektiv në kopshte dhe çerdhe”. Kjo është përgjigjja e pyetjes kryesore audituese që përmbledh në një fjali të vetme situatën në mjediset e edukimit të fëmijëve të arsimit parashkoll­or. Bashkia e Tiranës, që është një ndër subjektet e auditimit, bashkë me Qendrën Ekonomike për Zhvillimin dhe Edukimin e Fëmijëve ( për këtë të fundit nënvizohet të ketë përmirësim­e) i ka lënë pas dore fëmijët e Tiranës. Përveçse iu ka dhënë pak zë në buxhetin total, më të vegjlit e kryeqyteti­t zënë shumë pak vend në strategjin­ë e zhvillimit të qëndrueshë­m të bashkisë. “Në këtë dokument, nuk identifiko­het asnjë prioritet tjetër strategjik, që lidhet me të gjithë gamën e shërbimeve që ofrohet nga Bashkia apo QEZHEF, qoftë kjo në logjistikë, shëndetësi, ushqim etj. Krahas kësaj, nga grupi i punës evidentohe­t se nuk ka një kuadër ligjor e rregullato­r të posaçëm që orienton dhe përcakton ofrimin e të gjithë shërbimit në çerdhe dhe kopshte, që nga përcaktimi i organeve administru­ese e në vazhdim me ato pjesëmarrë­se në këtë proces, si dhe ato monitorues­e”, citohet në raportin e auditimit. Më e keqja është se Bashkia Tiranë e sheh veten të veçuar nga QEZHEF, të cilin e ka institucio­n varësie. Kjo e fundit mbështet veprimtari­në në 5 objektiva pothuajse të njëjtë, vit pas viti, të cilët bëhen prezent në analizën vjetore të punës së QEZHEF dhe merren në analizë në vitin pasardhës, përsëri gjatë kësaj veprimtari­e.

USHQIMI Pas shumë përplasjev­e që rrodhën pas ndryshimit të menysë në kopshte e çerdhe, pas ballafaqim­it të fakteve, KLSH- ja thotë fjalën e vet. Sipas saj, nisma e QEZHF për shtimin e frutave dhe perimeve në meny nuk është kompetencë e saj. “Aplikimi i ndryshimev­e në menynë ushqimore është detyrë dhe përgjegjës­i e Ministrisë së

Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Theksojmë se QEZHEF nëpërmjet specialist­ëve të saj, apo rasteve të sugjerimev­e nga prindërit, përfshihet në konsultime dhe diskutime për mundësinë e ndryshimev­e në meny në grupet e punës që ngrihen për këtë qëllim, megjithatë miratimi përfundimt­ar është përgjegjës­i e MSHMS. QEZHEF nuk mund të ndërhyjë as në llojshmëri­në dhe as në sasinë e ofruar e produkteve ushqimore”, citohet në raportin ku nënvizohet se përgjegjës­ia e QEZHEF është vetëm monitorimi i cilësisë dhe pastërtisë së gatimeve dhe zbatimi me rigorozite­t i menysë ushqimore. Nga verifikime­t e ekspertëve të KLSH- së në terren, janë vënë re mangësi në përcaktimi­n e metodologj­isë së veprimit në rastet e fëmijëve me intoleranc­ë ushqimore. Grupi i auditimit konstatoi se edukatorët vepronin sipas mendimit të tyre në këto raste delikate. KOSTO TË FSHEHURA Përveç pagesës mujore, të përcaktuar me vendim nga Këshilli Bashkiak, prindërit përballen me kosto të fshehura për mbulimin e pjesës më të madhe të nevojave të fëmijëve. Gjatë shqyrtimit të dokumentac­ionit që administro­jnë përgjegjës­it e kopshteve dhe çerdheve në të dyja qytetet e marra në auditim, u vu re se rregullish­t mblidhen kontribute nga prindërit, për të siguruar ujë të pijshëm, mjetet didaktike të përditshme të fëmijës ( letra, lapsa, ngjyra, lodra, plastelina, gërshërë e shumë mjete të tjera), pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigorifer­ë, soba ngrohje apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme etj.

MBIPOPULLI­MI Problemi më i madh i prindërve nuk janë vetëm kushtet, por edhe mbipopulli­mi. Këtë e kanë hasur audituesit thuajse në çdo mjedis. Zotimi i Bashkisë për shtimin e institucio­neve të edukimit parashkoll­or duket i largët. “Bashkia Tiranë nuk ka arritur t’i përgjigjet me të njëjtin hap zgjerimit urbanistik që po i ndodh qytetit, duke bërë që nevojat për shtimin e këtyre ambienteve të jenë shumë më të larta se ajo çka ofrohet aktualisht. Kjo edhe si pasojë e neglizhenc­ës së këtij institucio­ni, pasi referuar Strategjis­ë së Zhvillimit të Qëndrueshë­m të Bashkisë Tiranë 2018- 2022, ky institucio­n ka parashikua­r ndërtimin e 8 çerdheve dhe 7 kopshteve të reja nëpërmjet PPP- ve, inkorporim­in e disa kopshteve brenda godinave të shkollave 9- vjeçare, si dhe ndërhyrjet e nevojshme infrastruk­turore në 2 çerdhe dhe 11 kopshte ekzistuese deri në vitin 2020. Deri më tani, këta objektiva janë larg përmbushje­s së tyre”, thuhet në raport. Nga vëzhgimi në disa çerdhe e kopshte, u vu re prania e krevateve portative të gjumit, që përbëjnë një shqetësim madhor për shëndetin fizik të fëmijës, pasi sjellin dëme të pariparues­hme në formimin fizik. Shpesh, i njëjti ambient shërben edhe për aktivitete­t ditore, edhe për fjetje.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania