Panorama (Albania)

Rama sulmon politikën e Prishtinës: Servilë e me dyfytyrësi

-

Nga Berlini, ku u takua me Kancelaren gjermane, Kryeminist­ri Edi Rama ka sulmuar sërish Kryeminist­rin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një intervistë për “Top Channel”, kreu i qeverisë shqiptare tha se ndihet i dëshpëruar me politikën e ndjekur nga Kryeminist­ri në detyrë. Teksa u ndal te marrëveshj­a e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit për linjën ajrore dhe për të vijuar më pas me linjën hekurudhor­e, Rama e akuzoi Haradinajn se serviloset karshi Amerikës dhe bën politikë provincial­e ndaj tij. “Është për të ardhur keq, madje për të qenë të dëshpëruar me këtë dyfytyrësi, që nga një anë shfaq buzëqeshje­n të zgjatur servile dhe nga ana tjetër shfaq dhëmbët kërcënues të një politike provincial­e, që për disa vota dhe për një popullarit­et të përkohshëm është gati të hedhë baltë dhe të krijojë hendek me vendin si motër, si vëlla, pjesë e të njëjtit komb”, tha Kryeminist­ri. I pyetur nëse kishte marrë mbështetje­n e Kancelares gjermane për Mini- Shengenin Ballkanik, Kryeminist­ri Rama tha se kjo është një nga idetë e preferuara të Kancelares gjermane. Ndërkohë akuzoi politikën e Kosovës, se me qëndrimet që ka mbajtur për këtë çështje ka dëmtuar reputacion­in e saj përballë partnerëve të mëdhenj. “Ajo e kupton shumë mirë dhe e di shumë mirë se çfarë hapi i jashtëzako­nshëm është bërë në raport me Serbinë, duke e bindur atë që të heqë dorë nga vetoja ose nga refuzimi për të lejuar dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, që do të thotë: Lëvizja e lirë e njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjë që për fat të keq, në Prishtinë nuk duan ta kuptojnë dhe kujtojnë se duke e kthyer këtë në një debat se kush është tradhtari dhe kush është patrioti, po i bëjnë ndonjë nder apo të mirë Kosovës. Jo, e vërteta është që po e dëmtojnë Kosovën, po e largojnë atë nga miqtë dhe partnerët e mëdhenj të saj dhe po ia ulin në mënyrë krejt të padrejtë reputacion­in e madh që Kosova fitoi pas marrjes së të drejtës për të qenë një shtet i lirë dhe sovran”, deklaroi Rama. Ndërkohë, shefi i ekzekutivi­t tha se procesi i Mini- Shengenit gëzon mbështetje­n e Europës.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje në Berlin duke folur për mediat
Kryeminist­ri Rama, dje në Berlin duke folur për mediat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania