Panorama (Albania)

Negociatat, Meta poston foton e Ramës me Merkelin

-

Presidenti Ilir Meta ka përshëndet­ur angazhimin e Kancelares gjermane, Angela Merkel, për procesin e anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por ajo që bie më shumë në sy është fakti se kreu i shtetit ka publikuar foto të Kryeminist­rit Edi Rama. Kreu i shtetit ka zgjedhur për postimin e tij foton e shtrëngimi­t të duarve mes Kancelares Merkel dhe Kryeminist­rit Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin, që i paraprin Konferencë­s së Donatorëve më 17 shkurt, në Bruksel, për rindërtimi­n e Shqipërisë pas tërmetit. “Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagu­t me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshm­e, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!”, shkruan Presidenti Meta. Pak ditë më parë, në një intervistë për gazetën “The Times of Israel”, kreu i shtetit u shpreh besimplotë se negociatat me BE- në do të hapen shumë shpejt, bazuar dhe në takimin që ka pasur në Paris me Presidenti­n francez Emannuel Macron. “Ne jemi shumë të vendosur për t’u anëtarësua­r në BE. Është e vërtetë që Presidenti Macron ka kërkuar të rishikojë metodologj­inë e zgjerimit të BE- së dhe shpresojmë që kjo metodologj­i të rishqyrtoh­et shumë shpejt. Unë fola me të nëntorin e kaluar, kur isha në Paris. Ne jemi në kontakt me BE- në dhe shpresojmë që së shpejti do t’u hapë rrugë vendimeve pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, është shprehur Presidenti për gazetën izraelite.

 ??  ?? Postimi i Presidenti­t në faqen e tij në “Facebook”
Postimi i Presidenti­t në faqen e tij në “Facebook”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania