Panorama (Albania)

Raportimi në Komision, Bushati kritika për Ministrinë e Jashtme

-

Në punimet e Komisionit të Politikës së Jashtme dje, ishministr­i Ditmir Bushati ka bërë një kritikë ndaj ish- vartësve të tij në këtë dikaster dhe pasardhësi­t, Cakaj. Përgjatë diskutimit për një projektlig­j për ngritjen e qendrave kulturore dhe informativ­e në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Ditmir Bushati ka ngritur si shqetësim mungesën e një përfaqësue­si nga Ministria e Jashtme për të raportuar në lidhje me temën, që sipas tij është dikasteri i përfshirë më shumë dhe drejtpërdr­ejt. Bushati kërkoi nga sekretarja e përgjithsh­me e Ministrisë së Kulturës, Entela Çipa, nëse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut konsideroh­en si minoritet apo si një nga 2 popujt shtetformu­es, pasi sipas tij në këtë pikë kemi të bëjmë me një nga temat themelore të politikës së jashtme të Shqipërisë. Çipa nuk i ktheu përgjigje, duke theksuar se do duhej të ishte një përfaqësue­s nga Ministria e Jashtme për t'iu përgjigjur një pyetje të tillë. "Unë kam një pyetje, por duke ditur që këtu nuk ka asnjë përfaqësue­s të Ministrisë së Jashtme, sepse për mua gjeneza e këtij dokumenti që keni sjellë këtu është politike. Si i konsideron­i shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si minoritet apo si një nga dy popullsitë shtetformu­ese? Kjo është pyetja ime e parë dhe nga këtu, ne më pas mund të vazhdojmë. Në rast se ky drejtori do të jetë brenda ambasadës, unë mendoj se nuk ka fare nevojë për këtë gjë, sepse ne kemi ligjin për shërbimin e jashtëm ku përcaktohe­t edhe për mënyrën sesi veprohet me Ministrinë e Mbrojtjes për atashetë ushtarakë dhe me Policinë e Shtetit. Dua të ma ndani këtë gjë, pasi për mua është një çështje shumë e mprehtë e politikës se jashtme dhe e vijës së Shqipërisë me fqinjin që e kemi mik dhe që quhet Maqedoni e Veriut", tha Bushati. Ndërkohë, edhe kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli, i tërhoqi vëmendjen Ministrisë së Jashtme, duke i kërkuar dokumentac­ionin përkatës para se ky projektlig­j të kalojë për miratim në seancë plenare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania