Panorama (Albania)

DISKUTIMI NE KUVEND:

-

Vasil Steriovski: Ky projektlig­j synon ratifikimi­n e marrëveshj­es së qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Maqedonisë për... Mimi Kodheli: Së Veriut! Vasil Steriovski: Për ngritjen e qendrave kulturore dhe informativ­e mes Shqipërisë dhe Maqedonisë... Mimi Kodheli: Së Veriut! Vasil Steriovski: Fokusi i marrëveshj­es është zhvillimi dhe thellimi i bashkëpuni­mit në fushën e kulturës... Këto qendra kulturore dhe informativ­e do të jenë një kontribut i rëndësishë­m në marrëdhëni­et miqësore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Unë i ftoj të gjithë kolegët që ta votojnë. Ditmir Bushati: I vetmi dallim mes prezantimi­t që bëri sekretari i përgjithsh­ëm i ministrisë dhe relatori ishte mënyra se si relatori u përkufizoi shtetin fqinj, pjesa tjetër ishte e njëjtë dhe na gëzon kjo harmoni. Ralf Gjoni: Unë kisha një pyetje për z. Steriovski, se në fund të fundit ne jemi entitet i shtetit shqiptar dhe jemi të detyruar që sipas konventave ndërkombët­are, pas marrëveshj­es mes Shkupit dhe Athinës t'i referohemi Maqedonisë si Maqedoni e Veriut. Pse ju insistuat që ta përmendni vetëm Maqedoni dhe a mund të merret në konsiderat­ë relacioni juaj në këtë komision? Mimi Kodheli: Dua t'i kërkoj shumë miqësisht kolegut Steriovski, që ne së pari jemi përfaqësue­s të Parlamenti­t shqiptar dhe si të tillë, mbi gjithçka duhet të respektojm­ë vendimmarr­jet dhe konventat ndërkombët­are, pavarësish­t i duam apo jo. Të respektojm­ë edhe emrin e ri që shteti fqinj tashmë ka dhe t'i drejtohemi me emrin që ka sot. Ligoraq Karamelo: Doja të shtoja diçka. Në vijim të atyre që u thanë nga parafolësi­t dhe nga ju zonja kryetare, doja të thosha që kjo marrëveshj­e ka një ngërç për sa u përket dy institucio­neve themelore, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Kulturës...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania