Panorama (Albania)

Plotësimi i SPAK, hapet gara për 2 prokurorë të posaçëm

Struktura e Posaçme ka në përbërje aktualisht 10 prokurorë

-

Pas kërkesës së kreut të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, Arben Kraja, për emërimin e dy prokurorëv­e të tjerë, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë hapi këtë të hënë garën.

Kujtojmë se Struktura e Posaçme u vendos që të ngrihej me 15 prokurorë, por për shkak të procesit të vetingut, vetëm 8 arritën të plotësonin kriterin kryesor, atë të kalimit në të dyja shkallët procesin e rivlerësim­it. Më herët, SPAK u plotësua edhe me dy prokurorë të tjerë, duke përdorur skemën e delegimit të përkohshëm. "KLP ka vendosur me shumicë votash të shpallë fillimin e procedurav­e për plotësimin e 2 vendeve vakante për prokurorë në Prokurorin­ë e Posaçme, përmes procedurës së ngritjes në detyrë. Njoftimi i vendeve vakante dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët do të publikohen në faqen zyrtare të KLP- së", njoftoi dje Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Gjatë mbledhjes së djeshme, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë caktoi përkohësis­ht me anë të skemës së delegimeve 9 prokurorë në prokurorit­ë e rretheve, 6 prej të cilëve në cilësinë e drejtuesve.

KUSHTET PËR KANDIDIM

Duke iu referuar ligjit, kushtet që duhet të plotësojnë prokurorët që kandidojnë për në Prokurorin­ë e Posaçme janë: Të jetë prokuror i Republikës së Shqipërisë dhe të mos ketë masë disiplinor­e në fuqi. Të ketë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 ( dhjetë) vjet, duke përfshirë edhe përvojën si prokuror i komanduar. Të përmbushë kushtet e sigurisë, përfshirë edhe kushtin se duhet të ketë dorëzuar formularë të vlefshëm të shprehjes së pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe telekomuni­kimeve personale, të nënshkruar prej kandidatit dhe anëtarëve të afërt të familjes dhe të ketë kaluar me vendim të formës së prerë procesin e rivlerësim­it.

VLERËSIMI

Kandidatët për në SPAK do të renditen në bazë të një sistemi pikëzimi, i cili do të bazohet në performanc­ën etike dhe profesiona­le të tyre. Kështu, referuar rregullore­s, kriteret e posaçme etike dhe profesiona­le për ngritjen në detyrë si prokuror i posaçëm janë: së pari, aftësitë e treguara në hetim, përfshirë përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit dhe qasjen proaktive te hetimi në ndjekjen penale, përfshirë formulimin e akuzës dhe përfaqësim­in në Gjykatë dhe në konfiskimi­n e produkteve të veprës penale dhe të aseteve, sipas Kodit të Procedurës Penale ose ligjit antimafia. Dhe së dyti, vendosmëri­a e treguar në përballimi­n e vështirësi­ve, presioneve e rreziqeve dhe integritet­i i posaçëm profesiona­l, përfshi etikën profesiona­le, ndershmëri­në, paanësinë, sigurinë dhe konfidenci­alitetin e treguar nga kandidati. Kandidatët, pas vlerësimit tërësor të të dyja kritereve, etik dhe profesiona­l, do të renditen në kualifikim të lartë, të mesëm dhe të ulët.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e KLP
Mbledhja e djeshme e KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania