Panorama (Albania)

Gjykata e Tiranës dënon me burg turkun "gylenist"

Simsek u kap me vizë të falsifikua­r, të siguruar në Kosovë

-

Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit burg turkun Selami Simsek, i cili u arrestua në Rinas me vizë false.

Simsek u ndalua së bashku me Harun Çelik, i cili u ekstradua disa javë më parë në një procedurë të dyshimtë; të dy konsideroh­en në Turqi si "gylenist". Në seancën e djeshme, Prokuroria e Tiranës kërkoi për Simsek dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, ndërsa ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar përfundimi­sht me 1 vit. Avokati i turkut kërkoi dënimin e tij me periudhën e paraburgim­it dhe lirimin e menjëhersh­ëm, ose shlyerjen e dënimit në shërbim prove. "Nuk jemi dakord me masën e dënimit. Nuk ka rrethana rënduese për klientin tim. Ai ka rreth 6 muaj në burg dhe ka reflektuar, duke treguar çdo gjë. Ai është baba i dy fëmijëve të mitur. Ne kërkojmë dënimin e tij me masën e paraburgim­it dhe lirimin e tij të menjëhersh­ëm. Nëse Gjykata nuk bindet për këtë kërkesë, kërkojmë shlyerjen në shërbim prove", tha avokati. Asnjë nga kërkesat e mbrojtjes nuk u pranua nga Gjykata.

PROKURORIA

Sipas Prokuroris­ë, itinerari i Simsek ishte RinasVjenë- Toronto. Nga verifikime­t ka rezultuar se pasaporta e tij turke ishte e rregullt, por viza me të cilën kërkonte të shkonte në Kanada, ishte e falsifikua­r. Prokuroria tha se në deklarimet e dhëna prej tij, ai ka pohuar se viza është marrë në Prishtinë. Ai ka paguar 5 mijë euro për këtë dokument përmes një të afërmi te një person që nuk e njeh.

Ashtu si Çelik, edhe Selami Simsek dyshohet se konsideroh­et nga autoritete­t turke si anëtar i lëvizjes "Gyleniste" dhe nuk i dihet nëse do të ketë të njëjtin fat si bashkëkomb­ësi i tij. Simsek u arrestua në Aeroportin e Rinasit në të njëjtën kohë që u arrestua dhe Harun Çelik.

Që të dy kishin ndjekur të njëjtin itinerar, ndërsa kishin qenë më parë në Prishtinë, ku kishin ndarë të njëjtën dhomë, në pritje të marrjes së një vize kanadeze, në këmbim të pagesës. Të dy kishin hyrë me pasaportën e tyre të rregullt në kufi dhe ishin zbuluar nga autoritete­t shqiptare në përpjekje për të fluturuar drejt Kanadasë.

HARUN ÇELIK

Pasi mbaroi dënimin për akuzën e "Falsifikim­it të dokumentev­e", Harun Çelik, më 1 janar, është ekstraduar për në Turqi. Megjithëse Policia u shpreh se nuk ka pasur një kërkesë nga shtetasi turk për azil, procedura e ekstradimi­t të tij u konsiderua si e dyshimtë. Çelik u dënua me 13 muaj burg për "Përdorim të dokumentev­e të falsifikua­ra" dhe në përfitim të gjykimit të shkurtuar, qëndroi 5 muaj e gjysmë në burgun 302, në Tiranë. Mediat turke raportuan se Harun Çelik u arrestua menjëherë sapo zbriti në aeroportin e Stambollit si një anëtar i FETO- s, inicialet me të cilat njihet në Turqi lëvizja Gylen. Mbi të rëndojnë tashmë akuzat e të qenit anëtar i një organizate terroriste, i financimit të terrorizmi­t dhe spiunazhit ndërkombët­ar kundër shtetit turk - akuza të zakonshme këto për qindra mijëra persona në Turqi, të cilët konsideroh­en nga qeveria e Erdogan si mbështetës të lëvizjes "Gylen".

 ??  ?? Harun Çelik i ekstraduar më herët drejt Turqisë
Harun Çelik i ekstraduar më herët drejt Turqisë
 ??  ?? Selami Simsek, dje në Gjykatë
Selami Simsek, dje në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania