Panorama (Albania)

Prushi shkaktoi vdekjen e nuses në Librazhd

Vëllai i viktimës: Jam dakord, nuk dyshoj më për vrasje

-

Dioksidi i karbonit i çliruar nga mangalli me prush, që u përdor për ngrohje në dhomën e gjumit, i mori jetën 19- vjeçares Rezarta Hajdarit dhe helmoi bashkëshor­tin e saj, Olsian Hajdarin. Pak javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Xhyrë të Librazhdit, autopsia mjekoligjo­re ka dhënë përgjigjen zyrtare për dyshimet e hedhura mbi këtë ngjarje. Çifti Rezarta dhe Olsian Hajdari kishin vetëm 5 ditë që ishin martuar, para se të ndodhte ngjarja e rëndë. Vdekja e 19- vjeçares, sipas autopsisë, nuk ishte as vrasje e as vetëflijim, siç u ngritën dyshime nga familja e viktimës. Rezultatet e autopsisë i kanë dhënë përgjigje të gjitha dyshimeve. Burimet kanë bërë të ditur se ekspertiza për 19- vjeçaren ka përfunduar ditën e premte, ndërsa i është dërguar Prokuroris­ë së Elbasanit, që kishte nisur një hetim për ngjarjen. Çifti u gjet në gjendje të rëndë në dhomën e tyre, në fillim të dhjetorit. 19- vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa bashkëshor­ti i saj mbijetoi pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Elbasanit. Ky i fundit, pasi la spitalin, deklaroi se ata kishin marrë prush në dhomë për t'u ngrohur. Por familjarët e të resë nga ana e tyre kishin edhe dyshimet për një vrasje, ndaj kërkuan autopsinë e saj.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 dhjetor. Çifti Rezarta dhe Olsian Hajdari u gjetën pa ndjenja në dhomën martesore nga nëna e dhëndrit. Nusja 19- vjeçare u gjet e pajetë, ndërsa bashkëshor­ti i saj në gjendje të rënduar shëndetëso­re. Ndërkohë, ditën e ngjarjes, fqinjët e familjes Hajdari në fshatin Xhyrë të Librazhdit, janë shprehur se çifti ishte martuar me dashuri dhe kishin rreth një vit që ishin fejuar. "Dëgjuam se nëna e Olsit ka shqyer derën e dhomës, pasi i ka thërritur disa herë që të dalin prej andej. Por më pas, ajo ka dyshuar se diçka ka ndodhur, për shkak se asnjë nga fëmijët nuk i është përgjigjur dhe ka shqyer derën e dhomës së tyre", treguan kështu banorët e zonës së thellë të Xhyrës.

VËLLAI I VIKTIMËS: JAM DAKORD ME AUTOPSINË

Pas autopsisë, ku thuhej se 19- vjeçarja Rezarta Hajdari ndërroi jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje, ka reaguar edhe familja e vajzës. Pas ngjarjes së rëndë, ata kërkuan drejtësi dhe se kishin dyshime se ka ardhur një reagim edhe nga familja e vajzës, të cilët hodhën dyshime se Rezarta mund të ishte helmuar qëllimisht nga familjarë të Olsian Hajdarit. Reshit Xibraku, në një prononcim për mediat, është shprehur se është dakord me ekspertizë­n e bërë nga mjekët dhe se nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij. "Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli", është shprehur ai. Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor 2019, në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku 5 ditë pas martese, Olsi Hajdari së bashku me Rezartën u helmuan nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush.

 ??  ?? Çifti Rezarta dhe Olsian Hajdari
Çifti Rezarta dhe Olsian Hajdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania