Panorama (Albania)

KONKLUZION­E

-

• Bashkia Tiranë dhe Vlorë nuk kanë dokumente me prioritete strategjik­e për këtë çështje, me përjashtim të një objektivi të vetëm në Strategjin­ë e Zhvillimit të Qëndrueshë­m të Bashkisë Tiranë 2018- 2022, i cili lidhet vetëm me shtimin e kapacitete­ve.

• Ka mangësi në bashkëpuni­min dhe shkëmbimin e informacio­neve me njësitë vendore nga ana e organeve të ndryshme që kryejnë inspektime apo monitorime.

• Menyja ushqimore që aplikohet në kopshte dhe çerdhe nuk ka asnjë përcaktim të qartë se si veprohet për rastet e fëmijëve me intoleranc­ë ushqimore apo alergji të ndryshme.

• Krahas tarifës së ushqimit, pjesën më të madhe të nevojave në kopshte dhe çerdhe e garantojnë prindërit dhe jo bashkia, të cilët paguajnë për ujë, lodra, mjete didaktike, pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigorifer­ë, soba ngrohjeje, kondicione­rë apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme etj. Ky fenomen haset më i reduktuar në Bashkinë Vlorë.

• Asnjë nga Bashkitë nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur efektivite­tit të këtij shërbimi kaq të rëndësishë­m, duke mos e konsiderua­r zhvillimin e tij si një prioritet strategjik dhe duke mos e mbështetur atë në objektiva afatgjatë të mirëpërcak­tuar.

• Objektivat e QEZHEF nuk lidhen fare me fushën e saj të përgjegjës­isë, duke vështirësu­ar në këtë mënyrë matjen e progresit dhe efektivite­tit të këtij shërbimi.

• Gjatë vitit shkollor, prindërit përballen me "kosto të fshehura" për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë si ujë, lodra, mjete didaktike, pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigorifer­ë, soba ngrohje apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme, etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania