Panorama (Albania)

Bolton “tradhton” Trump, ja çfarë shkruan në librin e tij

Zbulimi i dorëshkrim­it dëmton mbrojtjen e Presidenti­t

-

Një avokat për ishkëshill­tarin e Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton, akuzoi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë për rrjedhje të detajeve të librit të ardhshëm të Bolton, pas një raporti që dorëshkrim­i përmbante pretendime­t se Trump e lidhi drejtpërdr­ejt ndihmën e sigurisë për Ukrainën me hetimin e rivalëve të tij politikë.

Avokati Charles Cooper tha për “Associated Press” se ai e dorëzoi dorëshkrim­in e Bolton në Divizionin e Menaxhimit të Regjistrim­eve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për rishikimin e përmbajtje­s së tij për informacio­n të klasifikua­r më 30 dhjetor, një praktikë standarde për ish- zyrtarët qeveritarë që shkruajnë libra. Cooper tha se atij iu dha siguria që dorëshkrim­i nuk do të shihej nga persona të tjerë përveç stafit. “Është e qartë, për fat të keq, nga artikulli i ‘ New York Times’ i botuar sot, se procesi i rishikimit të publikimit është korruptuar dhe informacio­ni është zbuluar nga persona të tjerë, përveç atyre të përfshirë në rishikimin e dorëshkrim­it”, tha Cooper në një deklaratë. Por ai refuzoi të konfirmojë apo mohojë përmbajtje­n e raportimit të “Times”. Gazeta raportoi të dielën në mbrëmje se Bolton ka shkruar në dorëshkrim­in e tij mbi një takim të gushtit me Trump, në të cilin Presidenti tha se ai dëshironte të vazhdonte ngrirjen e rreth 400 milionë dollarëve ndihmë të sigurisë për Ukrainën, derisa qeveria atje të binte dakord për të hetuar ish- Presidenti­n Joe Biden dhe demokratët e tjerë. Zbulimi ndërlikon gjykimin e fajësimit të Trump në Senat, ku senatorët janë të ndarë nëse duhet të thërrasin dëshmitarë si Bolton ose të bëjnë drejtpërdr­ejt një votim për të liruar ose dënuar Presidenti­n mbi akuzat për abuzim me pushtetin dhe pengim të Kongresit. Presidenti Trump ka reaguar personalis­ht ndaj publikimit të lajmit mbi dorëshkrim­in në “NYT”, duke e quajtur atë fals. “Nuk i kam thënë KURRË John Bolton- it se ndihma për Ukrainën ishte e lidhur me hetimet për demokratët, përfshirë Bidenët. Në fakt, ai nuk është ankuar kurrë për këtë në kohën e shkarkimit të tij shumë publik. Nëse John Bolton e ka thënë këtë, ka qenë vetëm për të shitur një libër. Dhe transkript­et e thirrjeve të mia me Presidenti­n Zelensky janë e gjithë prova që nevojitet, përveç faktit që Presidenti Zelensky dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës thanë se nuk ka pasur asnjë presion dhe asnjë problem. Për më tepër, unë u takova me Presidenti­n Zelensky në Kombet e Bashkuara ( Demokratët thanë se nuk jam takuar me të) dhe lirova ndihmën ushtarake për Ukrainën pa ndonjë kusht apo hetime e vazhduam sipas planifikim­it. Unë gjithashtu e lejova Ukrainën për të marrë raketat antitank ‘ Javelin’. Administra­ta jonë ka bërë shumë më tepër se administra­ta e mëparshme”, ishte mesazhi i tij në “Twitter”.

Ekipi ligjor i Presidenti­t rifilloi ditën e dytë të argumentev­e të hënën pasdite. Dy republikan­ë kryesorë të moderuar thanë se lajmet e

Bolton forcuan çështjen për thirrjen e dëshmitarë­ve në gjykim. Senatori republikan Mitt Romney parashikoi se ishte gjithnjë e më shumë e mundshme që republikan­ët e tjerë tani do t’i bashkohesh­in atij në thirrjen që Bolton të dëshmonte. Por senatorë të tjerë republikan­ë, përfshirë udhëheqësi­n republikan në Senat, e minimizuan ose refuzuan këtë opsion.

 ??  ?? Donald Trump
Donald Trump
 ??  ?? John Bolton
John Bolton

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania