Panorama (Albania)

Bisedime me menaxherin, mbetet një "spirale" për Vidalin

-

Aksi mbetet i nxehtë po ashtu si raportet e mira mes palëve. Fernando Feliçeviç dhe Xhuzepe Marota njihen mirë që prej verës së 2011ës, kur së bashku bënë të mundur transferim­in e Arturo Vidalit te Juventus nga Bajer Leverkusen­i. Nga sa filtron mes përfaqësue­sve të futbollist­it, nuk ka siguri qëndrimi në Katalonjë, pavarësish­t largimit të Ernesto Valverdes nga stoli katalanas. Që do të thotë: për Interin ekziston ndonjë spiral i hapur dhe zikaltrit, me thesarin nga shitja e mundshme e Matias Vesinos, mund të rikthehen në sulm ( për uruguaiani­n, Evertoni ka ofruar 14, nevojiten 18).

GODITJE "LOW COST" - Normalisht, pista mbetet e ndërlikuar nga faktorë të ndryshëm, së pari kohët e ngushta, meqenëse Barça do duhet të gjente zëvendësue­sin. Palët nuk kanë reshtur së biseduari, edhe të dielën ka pasur një kontakt: Interit i është propozuar edhe një tjetër klient i Feliçeviç, ose më saktë Çarls Aranguiz, në skadencë me Leverkusen­in ( çfarë rastësie!) dhe që mund të largohet me pak para: 5 milionë euro. Gjithmonë duke qëndruar te shanset me kosto të ulët, një emër që po qarkullon prej disa orësh është Juraj Kuçka i Parmës.

POLITANO DHE PINAMONTI - Ndërkohë, në kuadër të largimeve, ditën e djeshme Mateo Politano ka kryer vizitat mjekësore me Napolin. "Axurrët" paguan 2 milionë euro për huazimin dhe do të shtojnë 19 milionë vitin e ardhshëm për detyrimin e blerjes. Pas kësaj lëvizjeje, klubi jugor ka treguar interes edhe për Andrea Pinamontin, sulmuesin 20- vjeçar, i huazuar te Xhenoa por në pronësi të Interit: oferta e parë ka qenë prej 18 milionë eurosh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania