Panorama (Albania)

Juventus, mbrojtja s'ka më garanci por... fut ujë

-

Ku ka humbur mbrojtja solide e Juventusit? Një pyetje e vështirë dhe një mister, për të cilin Mauricio Sarri duhet të përgjigjet shumë shpejt. Një humbje si ajo në Napoli nuk hap krizën e skuadrës kryesuese me ritme rekord, por tregon se në ingranazhi­n bardhezi të studiuar nga trajneri i ri, diçka nuk funksionon. Sidomos në fazën mbrojtëse, e cila ka qenë pika më e fortë e dominimit në vitet e fundit. Për momentin, ajo është shndërruar në një pikë të dobët dhe Bonuçi me shokë nuk po reagojnë prej disa javësh. Në 9 javët e fundit të Serisë A, "Zonja" e ka mbajtur portën të paprekur vetëm një herë. Dy golat e pësuar në "San Paolo" kundër Napolit, të organizuar nga Gatuzo, janë përsëritje­t e kambanës së alarmit që prej kohësh ka nisur të bjerë në "Continasa". Sigurisht që lidhet edhe me dëmtimet e dy "luftëtarëv­e" si Kielini dhe Demiral. Në fakt, nuk mungojnë vetëm lojtarët, por edhe mënyra si mbrohet, lë për të dëshiruar. Trajneri nuk e ka fshehur pas Napolit zhgënjimin nga të tijtë. "Na mungon diçka në mentalitet­in e fazës mbrojtëse.

Duhet të jemi më agresivë, sepse ndonjëherë japim idenë që jemi shumë pasivë në limitet e zonës sonë. Duhet të përmirësoh­emi", tha trajneri.

Pak agresivë - Dyshja Bonuçi- De Ligt është përmirësua­r ndjeshëm në të gjitha aspektet, por vazhdon ende të mos bindë dhe kjo nuk është rastësi. Fillimi i vështirë i De Ligtit me fanellën bardhezi ka krijuar këto probleme. Sarri do të ishte mbështetur shumë te agresivite­ti i Kielinit dhe Demiralit. Në Napoli, Shezni gaboi me atë pritje, por mbrojtësit duhet të ishin të përgatitur dhe të mos e humbnin aq lehtësisht Zielinskin, po ashtu si Insinjen në momentin e golit të dytë.

Mesfusha - Problemet e Juventusit nuk janë vetëm në mbrojtje, por edhe në mesfushë. Jo në sasi, por edhe në cilësi. Edhe aty duket sikur bardhezinj­të po vuajnë. Rabio vazhdon të ketë probleme për t'u futur në mekanizmat e Sarrit, Emre Xhan është në dalje. Bernardesk­i gjithashtu është drejt largimit dhe pritet një mesfushor në merkato. Koha po kalon dhe Sarri kërkon lojtarë agresivë për Juventusin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania