Panorama (Albania)

Nga Shkodra në Vlorë, bandat pas vrasjes së pengut, përgjimet që zbuluan vendin sekret

ÇFARE FSHIHET PAS PENGMARRJE­S PER DROGEN. HISTORITE E TRI GRUPEVE

- ETLEVA DELIA

Tri grupe kriminale dyshohet të kenë bashkëpunu­ar për pengmarrje­n e Jan Prengës, i cili dyshohet të ketë gjetur vdekjen gjatë torturave, kur mbahej në një resort në zonën e Shijakut.

Deri tani, Policia ka goditur një pjesë të grupit të Shijakut, edhe pse personi që konsideroh­et nga Policia si drejtuesi, Altin Hajri, vijon të jetë në kërkim. Por në këtë ngjarje dyshohet se ka vepruar edhe një grup nga Shkodra dhe një tjetër nga Vlora. Policia ka shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë, përveç Hajrit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunu­ar në pengmarrje­n, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të 48vjeçarit Prenga. Burimet thanë se janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale: M. B., nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE; G. D., i skeduar nga autoritete­t e vendeve të BE dhe konsideroh­et si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës; K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri. Mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetës­it, duke çuar mesazhin për rrëmbimin e Prengës; D. R., nga Vlora, i konsiderua­r si një nga personazhe­t më të fuqishëm në botën e krimit në Vlorë, i cili në vitin 2014 është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.

ARRESTIMET

Dy ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se kishte zbardhur pengmarrje­n e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar në Kamzë, i cili dyshohet se është torturuar për vdekje nga autorët, por trupi i tij ende nuk është gjetur. Katër persona u arrestuan gjatë operacioni­t të së hënës, që forcat RENEA zhvilluan në rrethinat e Shijakut, mes të cilëve edhe babai e vëllai i Altin Hajrit, i cili konsideroh­et si kreu i grupit. Në kuadër të operacioni­t të koduar "Resorti", ditën e hënë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: Leonard Hajri, 35 vjeç, i dënuar më parë, Olsi Tarja, 36 vjeç, Elton Hajri, 32 vjeç dhe Bajram Hajri, 64 vjeç, banues në Shijak. Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celularë, 4 automjete dhe një shumë eurosh. Policia tha se nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga, kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit Altin Hajri, i shpallur në kërkim. Ndërsa mbrëmjen e së martës, Forcat Operaciona­le arrestuan në Kavajë Festim Bexhdilin, 30 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunu­ar në fshehjen e trupit të 48vjeçarit Prenga, pasi ka vdekur gjatë torturave. "Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën ' London', Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 48- vjecarin J. P., pas një hetimi të thelluar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje. Në bazë të provave të grumbullua­ra nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Tiranës nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? JAN PRENGA
JAN PRENGA
 ??  ?? Emiljan Hajri
Emiljan Hajri
 ??  ?? Altin Hajri
Altin Hajri
 ??  ??
 ??  ?? Festim Bexhdili
Festim Bexhdili
 ??  ?? Olsi Turja
Olsi Turja
 ??  ?? Elton Hajri
Elton Hajri
 ??  ?? Leonard Hajri
Leonard Hajri
 ??  ?? Bajram Hajri
Bajram Hajri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania