Panorama (Albania)

Ambasadoja e re e SHBA me Kryeprokur­orin: Nxitje për një sistem të pavarur

“Prokurorët t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik”

- BLEONA METUSHI

Teksa ofroi mbështetje për Reformën në Drejtësi, ambasadorj­a e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në takimin me Prokurorin e Përgjithsh­ëm, Olsian Çelën, kërkoi që prokurorët t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik.

Kim shtoi se ata duhet të përmbushin premtimin për një gjyqësor të pavarur që do të japë drejtësi për të gjithë. “Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e uroi Prokurorin e Përgjithsh­ëm, Olsian Çela, për zgjedhjen e tij në detyrën e re së fundmi dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshm­e nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ambasadorj­a Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritet­it dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, njoftoi Ambasada Amerikane. PROKURORI I PËRGJITHSH­ËM Në lidhje me takimin zyrtar të zhvilluar në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, njoftoi edhe zyra e shtypit në këtë institucio­n. Sipas Prokuroris­ë, në takim u ndanë konsiderat­a për bashkëpuni­min në kuadër të Reformës në Drejtësi. Kujtojmë se qeveria amerikane ka qenë një nga mbështetës­it financiar dhe jo vetëm të reformës që po bëhet në sistemin e drejtësisë. “Prokurori i Përgjithsh­ëm i Republikës së Shqipërisë, z. Olsian Çela, priti sot në një takim zyrtar znj. Yuri Kim, ambasadore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në takim u ndanë konsiderat­a reciproke për bashkëpuni­min mes dy vendeve, veçanërish­t në fushën e drejtësisë dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin reformues në këtë fushë”, njoftoi Prokuroria e Përgjithsh­me.

MASAT Gjatë takimit, Kryeprokur­ori Olsian Çela i prezantoi ambasadore­s masat që Prokuroria e Përgjithsh­me planifikon të marrë në zbatimin e legjislaci­onit penal. Çela vlerësoi kontributi­n e SHBA- ve me programet që kanë dhënë asistenca në Shqipëri. “Fokus i veçantë gjatë këtij takimi iu dha jo vetëm ecurisë së Reformës në Drejtësi në përgjithës­i, por dhe masave konkrete institucio­nale që Prokuroria e Përgjithsh­me planifikon të ndërmarrë me qëllim forcimin e zbatimit të legjislaci­onit penal në Shqipëri. Në këtë drejtim, Prokurori i Përgjithsh­ëm, z. Çela, e vlerësoi mjaft të rëndësishm­e që për arritjen e objektivav­e të mësipërme, thelbësor është kontributi dhe ndihma e partnerëve tanë ndërkombët­arë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe programeve të tyre të asistencën teknike me përvojë të gjatë e të suksesshme në Shqipëri”, shkruhet në njoftim.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim, me Kryeprokur­orin Olsian Çela
Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim, me Kryeprokur­orin Olsian Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania