Panorama (Albania)

Me burg përjetë për vrasje, kush janë 50 më të rrezikshmi­t në kërkim

Policia e Shtetit: Personat më të kërkuar në Shqipëri, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

- ETLEVA DELIA

Objekti i punës së njësisë më të re të Policisë së Shtetit, e njohur si Njësia e Kërkimit, do të jetë zbulimi i vendndodhj­es dhe arrestimi i 50 personave më të kërkuar në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Policia e Shtetit publikoi dje fotografit­ë dhe të dhënat e 5 personave që konsideroh­en si më të rrezikshmi­t, duke deklaruar se çdo ditë do publikojë të dhënat edhe për persona të tjerë. "Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmë­ria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme", tha Policia e Shtetit. Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunu­ar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve europiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST. "Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpuni­min e qytetarëve që pas çdo publikimi të fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacio­n mbi vendndodhj­en e tyre, të njoftojnë në ' Komisariat­in Dixhital' apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhersh­ëm", tha Policia. PESE TE KERKUARIT Pesë personat më të kërkuar, emrat e të cilëve u publikuan dje nga Policia e Shtetit, janë të dënuar më burgim të përjetshëm me vendim të formës së prerë. I pari është Altin Arapi, pjesë e organizatë­s së quajtur "Hakmarrja për Drejtësi". Aktualisht 49 vjeç, vlonjati i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shoferit të ish- kryeprokur­orit Theodhori Sollakut, Genci Sina, dhe disa krime të tjera, vijon të kryesojë listën e më të kërkuarve të drejtësisë Shqiptare. Në emrat e publikuar dje nga Policia, ai ndiqet nga Dritan Syziu, gjithashtu i dënuar me burg përjetë, për vrasjen e një efektivi Policie e më pas me radhë edhe 3 të tjerë të dënuar me burgim të përjetshëm, Eduart Kurti, Gentian Take e Gëzim Memeti.

ALTIN ARAPI Altin Arapi, apo Petrit Berzati, 49 vjeç, është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për "Vrasje në rrethana cilësuese" dhe "Vjedhje me armë në bashkëpuni­m". Ai është person i shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Tiranës. Përveç vrasjes së shoferit të ish- kryeprokur­orit Theodhori Sollaku, ngjarje e ndodhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, Arapi, si pjesë e grupit "Hakmarrja për drejtësi", është akuzuar edhe për krime të tjera. Aktualisht, ai bashkë me kushërinjt­ë e tij, Laert dhe Orik Shyti, që po ashtu ishin pjesë e të njëjtit grup, ndodhen jashtë Shqipërisë. Ata akuzohen për vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e një autobombe dhe vrasje. Ata janë dyshuar gjithashtu edhe për vendosjen e bombës te supermarke­ti i "VEFA- s" pranë 9katësheve. Gjykatat shqiptare i kanë dënuar shtetasit Altin Arapi dhe Orik Shyti me burgim të përjetshëm, në kuadër të dosjes "Hakmarrja për drejtësi". Dy vjet më parë, Gjykata Kushtetues­e urdhëroi Gjykatën e Lartë të rishqyrtoj­ë ankimin e të pandehurve, ankim i cili u pranua. Mësohet se "Hakmarrja për drejtësi" pas dy dekadave mbetet ende një proces gjyqësor pa vendim përfundimt­ar. Pas ankimimit në Gjykatën Kushtetues­e të

Orik Shytit, një prej të dënuarve me burg përjetë, por që ende ndodhet në arrati, u rihap çështja, teksa kaloi në Gjykatën e Lartë. Avokati belg i Altin Arapit ka ankimuar në Strasburg vendimin e drejtësisë shqiptare, ku kërkohet korrigjimi dhe rishikimi i vendimit të dhënë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania