Panorama (Albania)

“Antishpifj­a”, PPE: Ndryshoni ligjin, rrezikoni negociatat

David Lega: Qeveria “Rama” të përmbushë rekomandim­et e KE dhe KiE

- David Lega ARDIT HOXHA

Dy ligjet për mediat, që ndryshe janë quajtur edhe si paketa “Antishpifj­e”, konsideroh­en si një rrezik për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në. Ky konstatim vjen nga reporteri për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane, David Lega.

Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me këtë çështje, Lega shprehet shumë i qartë se rreziku që kjo paketë mund ta cenojë procesin e negociatav­e me BE- në, është real. Sipas tij, ligjet nuk respektojn­ë kriteret e Kopenhagen­it, që janë thelbësore për një vend kandidat. “Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatav­e me BE- në. Grupi PPE në Parlamenti­n Europian beson fort në çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë, por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagen­it, që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat”, shprehet Reporteri për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane. Teksa sot pritet që maxhoranca t’i rrëzojë dekretet e Presidenti­t Meta, duke i lënë të dyja ligjet të hyjnë në fuqi, europarlam­entari Lega thekson se qeveria duhet të përmbushë rekomandim­et edhe nga Komisioni Europian, por edhe nga KIE. Sipas tij, ligjet nuk mund të hyjnë në fuqi në formën aktuale, pa i marrë parasysh rekomandim­et. “Nëse qeveria Rama do të miratojë në seancën plenare, ligjet në formën aktuale, atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatav­e të anëtarësis­ë në Bashkimin Europian. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandim­et specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, shkruan David Lega në “Tëitter” Me këtë shënim, ai thotë se shpreh edhe qëndrimin e grupit të madh parlamenta­r në Parlamenti­n Europian, atë të PPE. Ky reagim i Legës është i dytë për paketën “Antishpifj­e”, pasi një alarm të tillë, ai e kishte ngritur edhe në muajin dhjetor, një ditë para se dy ligjet të miratohesh­in në seancën plenare. Pak ditë më parë në lidhje me paketën “Antishpifj­e” reagoi me rezerva edhe zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, e cila kthimin e dy ligjeve nga Presidenti i konsideroi si një mundësi shumë të mirë për t’i përmirësua­r ato. Sipas saj, ligjet në formën siç u miratuan në Kuvend në seancën e datës 19 dhjetor nuk i reflektoni­n rekomandim­et e KiE. Ky i fundit, pasi ligjet u kthyen nga Meta, vendosi që të kërkonte edhe një opinion nga Komisioni i Veneci as në lidhje me kushte tutshmërin­ë dhe përputhjen me konventat ndërkombët­are të të drejtave të njeriut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania