Panorama (Albania)

Meta: Uniteti i delegatëve është një mesazh i fortë për sot

“Realizoi mbrojtjen e tërësisë territoria­le të Shqipërisë”

-

Presidenti Meta vlerësoi dje “Kongresin e Lushnjës” me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, me rastin e 100- vjetorit të kësaj ngjarjeje historike. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Presidenti Meta u shpreh se Kongresi i Lushnjës është një nga ngjarjet më domethënës­e në historinë moderne të vendit. “Shqiptarët, edhe pse nuk i kishin kushtet dhe mundësitë teknike, arritën të sjellin në Kuvend bijtë e tyre më të devotshëm e më të përgjegjsh­ëm dhe nëpërmjet tyre zërin e mbarë kombit. Uniteti rreth çështjes kombëtare, përgjegjës­ia, respekti, sjellja e qytetëruar dhe komunikimi midis delegatëve janë një mesazh i fortë për aktualitet­in konfliktua­l të politikës sonë. Atdhetarët tanë kanë ditur të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe kur kanë qenë prej krahinave, feve, ideve dhe partive të ndryshme, pasi ndryshe nga shumë popuj, nocioni i kombit, gjuhës dhe i identiteti­t etnokultur­or te shqiptarët janë baza e bashkimit kombëtar”, u shpreh Presidenti. “Në vlerësim të kontributi­t dhe veprimtari­së së atdhetarëv­e të Kongresit të Lushnjës, si një nga kuvendet më të rëndësishm­e të historisë së kombit shqiptar, që realizoi mbrojtjen e tërësisë territoria­le të Shqipërisë, rimëkëmbje­n e shtetit shqiptar dhe konsolidim­in e pavarësisë së plotë të vendit. Në kushte tejet të vështira, Kongresi i Lushnjës ia doli të bashkojë vendin e të jetësojë vetëqeveri­sjen, si dhe të garantojë sovranitet­in e plotë të shtetit shqiptar para opinionit ndërkombët­ar”, thuhet në motivacion­in që shoqëron dekoratën e Presidenti­t Meta. Presidenti i Republikës dekoroi edhe familjen e Shaqir Fugës me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t”, me motivacion­in: “Për kontributi­n e saj në mikpritjen, zhvillimin dhe mbrojtjen e Kongresit të Lushnjës. Kjo familje, si një nga përfaqësue­set më të mira të traditës atdhetare lushnjare, u hapi dyert e shtëpisë delegatëve dhe nuk kurseu asgjë për mbarëvajtj­en e Kongresit në interes të kombit”. Gjithashtu, kreu i shtetit vlerësoi edhe Abdyl Ali Ypin ( pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacion­in: “Si atdhetar i shquar i lëvizjes për Pavarësi, kontribuue­s në shtetformi­min dhe mbrojtjen e tërësisë territoria­le të Shqipërisë, si dhe për përkushtim­in e tij deri në flijimin e jetës për organizimi­n e Kongresit Kombëtar të Lushnjës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania