Panorama (Albania)

Indeksimi i pensioneve, zbardhet fondi për 2020

Qeveria miratoi planin për indeksimin e pensioneve. Gazeta zbardh dokumentin me shumën e parave që do ndahen d he kategoritë që do përfitojnë

- TIRANE

Në tri vitet e ardhshme, fondi në adresë të pensionist­ëve do të njohë rritje.

Kjo jo pa shkak, duke qenë se edhe numri i pensionist­ëve që i shtohen skemës pritet gjithashtu të rritet. Në Fletoren Zyrtare është botuar dje vendimi "Për miratimin e kuadrit makroekono­mik e fiskal për periudhën 20212023", në të cilin janë parashikua­r fondet e çdo viti që do të shkojnë për rritjen e pensioneve deri në 2023.

FONDET

Këtë vit, për pensionist­ët janë adresuar 2.52 miliardë lekë ose rreth 25 milionë dollarë. Në këto kushte, shtesa do të variojë në kufijtë 2.5 për qind deri në 3 për qind mbi masën e pensionit. Sa i takon vitit që vjen, fondi në adresë të skemës së pensioneve do të rritet me rreth 1 milion dollarë, ndërkohë që një vit më vonë me 5 mijë dollarë, përkatësis­ht nga 2.62 miliardë lekë ose rreth 26 milionë dollarë, do të bëhet 3.12 miliardë lekë ose rreth 31 milionë dollarë. I njëjti fond do të jetë edhe për vitin 2023, ku po ashtu parashikoh­en rreth 31 milionë dollarë. Por e shprehur në përfitim të drejtpërdr­ejtë, një pensionist do të marrë mesatarish­t 640 lekë më tepër këtë vit. Kështu, pensioni mesatar nga 14 160 lekë që është, pas indeksimit do të bëhet 14 800 lekë. Ndërkohë për vitin 2021, pensioni mesatar parashikoh­et të jetë 15 340, ndërsa për vitin 2022 rreth 15 900 lekë. Në fokus të çdo politike qeveritare është edhe shtimi i numrit të përfituesv­e. Parashikim­et janë që deri në vitin 2022, numri i pensionist­ëve të shkojë në 684,086. Pra, skemës i shtohen edhe rreth 50 mijë pensionist­ë më tepër.

SKEMA

Skema e re e pensioneve që ka nisur të aplikohet prej janarit të 2015- ës, nuk parashikon rritje, por vetëm indeksim. Ligji i ri ndryshoi në thelb edhe mënyrën e llogaritje­s së pensioneve, duke iu dhënë rëndësi kontribute­ve të derdhura ndër vite. Këtë vit, për të marrë atë që quhet pension maksimal, si burrat dhe gratë duhet të kenë 37 vite vjetërsi në punë. Ndërsa mosha e daljes në pension për burrat këtë vit është 65 vjeç dhe do të vazhdojë të jetë po kaq deri në vitin 2032. Ndërsa për gratë, nga viti 2015 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj në vit, këtë vit është 61 vjeç. Me ndryshimet e bëra, formula e re përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 7465 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. Baza e vlerësuesh­me është paga e përfituar pas indeksimit me koeficient­ët korrespond­ues të çdo viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania