Panorama (Albania)

“Kreu i SPAK raportim te ministri”, Halimi tregon për “listën e zezë”: Çfarë fshihet pas ligjit anti- KÇK

ANALIZA E ISH- MINISTRIT PER LIGJIN E RI: NUK PREK PROKURORET E GJYQTARET

- Eduard Halimi

Me të paktën 6 shkelje kushtetues­e, me nxitim të pajustifik­uar dhe ndikues direkt i Reformës në Drejtësi, duke i hequr asaj edhe perden e fundit të pavarësisë politike. Nëse Eduard Halimi ka të drejtë në analizën e tij ( në fakt ish- ministri në gjithë kritikën për ligjin u është referuar akteve kushtetues­e vendëse dhe të Gjykatës Europiane), atëherë Shqipëria po rrëshqet drejt një të kaluare me fare pak lidhje me të drejtat e njeriut. Sipas ishministr­it të Drejtësisë, ligji i ri shkel Kushtetutë­n, të drejtat e njeriut, uzurpon kompetenca­t e SPAK dhe të BKH, anashkalon gjykatat e Prokurorin­ë dhe të gjithë këto atribute ia jep qeverisë. Kaq e thjeshtë është loja, që fshihet pas "ligjit special".

Vendimi i qeverisë për të miratuar në mënyrë urgjente, me akt normativ, "ligj special" artikuluar publikisht si anti- KÇK, solli reagime të shumta.

Nga eksperienc­a ime e gjatë si jurist, por edhe ligjvënës, nisma të tilla ligjore kërkojnë kohë të konsiderue­shme për t'u diskutuar dhe konsultuar, pasi ngërthejnë në vetvete implikime me aktet kushtetues­e, por edhe ato ndërkombët­are në fushën e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsion­it, krimit të organizuar dhe terrorizmi­t. Misionet ndërkombët­are nëpërmjet përfaqësiv­e diplomatik­e "mirëpriten përpjekjet e qeverisë për të parandalua­r krimin e organizuar…", por u kujdesën njëzëri të theksonin fort se "Mekanizmat duhet të mbështesin institucio­net e reja të drejtësisë ( SPAK) dhe duhet të harmonizoh­en me standardet e një procesi të drejtë ligjor". Të gjithë i thanë qeverisë se do t'i vëzhgonin nga afër këto këshilla ndaj saj dhe zbatimin e ligjit special.

Për të gjithë lexuesit e thjeshtë, ligji i qeverisë quhet special, pasi qeveria, sipas Kushtetutë­s nuk nxjerr ligje, ato i miraton Parlamenti, por bazuar në një klauzolë përjashtue­se ( nenin 101), qeveria mund të nxjerrë dhe ligje speciale si ky, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë dhe shqyrtohen nga Parlamenti brenda 45 ditëve, pasi ka filluar ekzekutimi i tij. Unë nuk e di ende, si shumë të tjerë, se ku ishte emergjenca, pse qeveria nuk e bëri një ligj normal dhe jo special kur e ka Parlamenti­n tërësisht nën kontroll dhe kur nisma është prezantuar nga Kryeminist­ri në 25 nëntor, dhe ka përcaktime identike me ligjin e miratuar po nga kjo qeveri para 5 vjetësh e të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetues­e ( vendimi 43/ 2015), megjithatë qëllimi për të cilin u ula të shkruaj është tërësisht teknik për të analizuar pikërisht raportin mes ligjit special dhe standardit të një procesi ligjor për të cilën të dyja përfaqësit­ë diplomatik­e, BE dhe USA, u kujdesën këtë të diel. Për këtë, bëra një kërkim shkencor këtë të diel pasdite në arkivin tim juridik për të gjitha diskutimet e bëra lidhur me këtë çështje në vitin 2014, kohë në të cilën qeveria "Rama 1" miratoi ligjin "Për Policinë e Shtetit", e cila parashikon­te krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën varësinë e ministrit të Brendshëm, diskutimet dhe komunikime­t me partnerët dhe misionet ndërkombët­are, praktikat ndërkombët­are, vendimet e Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Strasburgu­t të konsultuar­a.

Megjithatë, përpara trajtimit teorik, nen për nen të aktit normativ me fuqinë e ligjit, dua të ndaj me lexuesin e thjeshtë disa konsiderat­a të përgjithsh­me lidhur me këtë akt:

Së pari, ky akt normativ nuk përbën asnjë risi juridike në kuptimin e masave në luftën kundër korrupsion­it, krimit të organizuar dhe terrorizmi­t. Kjo, pasi të gjitha masat e parashikua­ra në këtë akt, janë të pasqyruara në mënyrë mjaft të saktë dhe të detajuar në korpusin ligjor që ka miratuar ndër vite nga qeveritë e majta e të djathta, për luftimin e këtyre fenomeneve mjaft shqetësues­e. Konkretish­t, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale, ligji nr. 9258, datë 15.07.2004, "Për masat kundër financimit të terrorizmi­t", ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008, "Për parandalim­in e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t", ligji nr. 10192, datë 03.12.2009, "Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsion­it dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë", ligji nr. 95/ 2016, "Për organizimi­n dhe funksionim­in e institucio­neve për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar", parashikoj­në mekanizma të plotë dhe efektivë në luftën ndaj korrupsion­it, krimit të organizuar dhe terrorizmi­t. Në këtë kuptim, të gjitha masat e propozuara në aktin normativ gjejnë vend në mënyrë të plotë dhe të saktë në legjislaci­onin e sipërcitua­r. Madje, nga pikëpamja cilësore, këto ligje qëndrojnë shumë më lart se akti normativ për shkak të kohës, ekspertizë­s dhe konsulencë­s që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë përpara miratimit të tyre. Dallimi është se këto masa, veprime që ishin të parashikua­ra të bëheshin nga Policia Gjyqësore dhe Prokuroria, tani do bëhen nga OFL, që është nën Ministrinë e Brendshme.

Së dyti, akti normativ mbledh në një dorë edhe gjurmimin, edhe hetimin, të cilat qartazi janë të ndara, ku gjurmimin e ka Policia dhe hetimi u përket organeve të drejtësisë së re. Ky është dhe shqetësimi i misioneve ndërkombët­are, të cilat i kërkuan që zbatimi të jetë nën SPAK dhe jo nën Ministrinë e Brendshme ( shih reagimet e BE dhe SHBA këtë të diel). Por dukshëm, do të kemi një hetim, i cili do të ketë një ndikim tërësisht të papërshtat­shëm politik. Ministri i Brendshëm do të thërrasë në zyrë drejtuesin e SPAK dhe do t'i kërkojë llogari. Prokuroria kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar është krijuar që të kontrolloj­ë ministrin e Brendshëm dhe të gjithë ministrat e Qeverisë, e jo të shkojë dhe të japë llogari para ministrit të Brendshëm. Sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës do të jetë atëherë kur ministri i Brendshëm të ketë frikë nga SPAK dhe jo e kundërta. Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me emrat e përveçëm. Kolegët e mi juristë në Parlamenti­n aktual duhet ta mendojnë dy herë këtë, sepse ligjet nuk bëhen për emra konkretë. Kjo duhet të jetë kështu edhe për ministrin e Brendshëm të PS- së sot, ashtu edhe për ministrin e PD- së apo LSI- së nesër. Unë jam i bindur se as qytetarët dhe as partnerët ndërkombët­arë nuk duan as ministrin socialist dhe as ministrin demokrat që të ketë kompetenca të tilla. Mbledhja në një dorë, nën ministrin e Brendshëm është një zgjidhje e papërshtat­shme dhe jashtë çdo standardi evropian, siç do të argumentoj­më edhe më poshtë në pjesën teknike. Këto kompetenca duhet t'i ketë vetëm pushteti gjyqësor, pra pushteti i tretë, i cili duhet të organizohe­t dhe funksionoj­ë jashtë çdolloj ndikimi politik, pasi siç do të analizojmë më poshtë këto janë "standardet e një procesi ligjor", për të cilën u kujdesen ambasadat të dielën paradite.

Së treti, miratimi me akt normativ që ka fuqinë e ligjit nuk është në përputhje me parashikim­in e nenit 101 të Kushtetutë­s. Kjo pasi dispozita kushtetues­e e lidh nxjerrjen e një akti normativ me fuqinë e ligjit me nevojën dhe urgjencën, kritere të cilat siç do t'i shohim në vijim, nuk përmbushen në rastin konkret. Ky

IMPLIKIMET KUSHTETUES­E DHE EUROPIANE TË LIGJIT SPECIAL QEVERITAR, NË RAPORT ME STANDARDET E PROCESIT LIGJOR

Nga Eduard Halimi

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania