Panorama (Albania)

Basha: Pas 7 vitesh dështim, Rama s’mund ta luftojë KÇK- në

-

Nisma e re e qeverisë Rama për të luftuar kundër atyre që janë quajtur ndryshe si organizata e KÇK- së ( Kap Ça të Kapësh) është kundërshtu­ar nga opozita. Drejtuesit më të lartë të opozitës e kanë konsiderua­r këtë akt të qeverisë si një mbivendosj­e, që cenon Reformën në Drejtësi. Kreu i PD- së, në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, thotë se kjo nismë e Ramës vjen pas 7 vitesh në pushtet dhe si rrjedhim, nuk do të ketë sukses. "Pas 7 vitesh dështim, një gjë është e qartë. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsion­in, sepse ata janë vetë krimi dhe korrupsion­i. KÇK nuk mund të luftojë KÇK", shkruan Basha në "Twitter". Në të njëjtën linjë me kryedemokr­atin është edhe ish- deputeti i PD- së, Edi Paloka, që ironizon me deklaratat e Kryeminist­rit dhe ministrit të Brendshëm, duke theksuar se shqiptarët nuk mund të mashtrohen më me këto lloj nismash. "' Tërhiquni se nuk është vonë', - u thotë Lleshi kriminelëv­e. -' Nga e hëna nuk do kenë ku të futen', thotë ai tjetri… Dy idiotë, që trajtojnë shqiptaret si idiotë… Pra, ne duhet të besojmë që krimi në Shqipëri paska mbërritur në këtë pikë sepse Rama nuk kishte nxjerrë akoma këtë aktin normativ, për të cilin ka shtatë vjet që punon… Shtatë vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policët me maska nuk kishin bërë ' pompa' sa duhet…?!!! O Edvin! Me Llesh e pa lesh! As nuk mashtron dot më njeri e ca më shumë nuk tremb dot njeri tani që ke mbaruar me të gjitha", shkruan Edi Paloka në "Facebook". Ndërsa nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, shkruan se me këtë akt normativ të qeverisë, praktikish­t i është hequr thelbi Reformës në Drejtësi. "Reforma në Drejtësi, në xhepin e një polici të KÇK- së! Reformës në Drejtësi i është bërë një atentat i vërtetë. Reformës në Drejtësi me KÇK i është shkulur thelbi i saj, paanësia dhe barazia përpara ligjit që nga qeveritari më i lartë, deri te qytetari më i thjeshtë", shkroi Petrit Vasili ndër të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania