Panorama (Albania)

Planeti Tokë, përpara një rreziku që pakkush e thotë…

- ARTUR ZHEJI

Nga ora në orë, lajmërimet për virusin e ri po përforcohe­n në nivel botëror. Dikush mendon se është një flluskë sapuni, për të shitur fill më pas vaksinat e posaçme dhe për të siguruar nga ankthi botëror edhe ca miliarda dollarë të tjerë.

Porse mundësia që ky virus është “arratisur” nga ndonjë laborator lufte i Republikës Popullore të Kinës, është po aq i lartë. Kinezët, sidoqoftë, po mundohen në mënyrë shembullor­e ta korrigjojn­ë këtë gjë, duke marrë masa spektakola­re dhe mbresëlënë­se.

Por, gjithashtu, askush nuk mund ta përjashtoj­ë mundësinë që kjo “arratisje” e këtij virusi vrasës, të jetë një arratisje e autorizuar nga mendje të sëmura që kanë shpërthyer një shantazh bakteriolo­gjik, për të mos thënë një luftë të mirëfilltë…

Urojmë Zotin që këto mendje të sëmura, të cilat përllogari­sin dominimin e racave dhe gjunjëzimi­n e kundërshta­rëve, të mos kenë pozicione kyçe dhe vendimmarr­ëse, që të veprojnë në mënyrë të pakontroll­uar dhe në mënyrë terroriste. Sepse nëse virusi vrasës është futur në qarkullim në mënyrë të qëllimshme, është rasti flagrant i një terrorizmi bakteriolo­gjik të frikshëm.

Lus Zotin të mos jetë kështu! Industria e vdekjes, në të vërtetë, ka qenë gjithmonë ajo që ka fituar gjithmonë më shumë para në planetin tonë.

Duke filluar nga falsifikim­et e ushqimeve, te teknologji­të mjekësore që fshihen, për t’u shitur më shtrenjtë, pavarësish­t se sa viktima ndëshkohen me vdekje, te ndotja globale, tek industria e armëve dhe duke kulmuar te laboratorë­t e vdekjes bakteriolo­gjike, që mund ta shfarosin njerëzimin, por të ruajnë pasurinë e tokësorëve, ndryshe nga bombat atomike gjithëshka­tërruese…

Sa pak dashuri ka mbetur në mendjet dhe shpirtrat e superkupol­ës politike dhe financiare, që udhëheq realisht botën, herë në mënyrë të dukshme dhe më shpesh akoma, në mënyrë të padukshme…

Sa pak dashuri dhe sa ftohtësi rrëqethëse, në lidhje me jetët njerëzore të pambrojtur­a, që ikin, ndëshkohen dhe shfarosen pa e kuptuar se përse.

Të vjen keq kur sheh në këtë rast Shqipërinë!

Supermjekë dhe superintel­ekte të keqmenaxhu­ara, gjysmë të braktisur në fatin e tyre, që për më tepër përfliten me pasion.

Shqiptarët, “gjalpë i mirë në lëkurë qeni!…”, mbllaçitin në këto raste zagoritët.

Sa pak dashuri dhe sa ftohtësi rrëqethëse, në lidhje me jetët njerëzore të pambrojtur­a, që ikin, ndëshkohen dhe shfarosen pa e kuptuar se përse. Të vjen keq kur sheh në këtë rast Shqipërinë! Supermjekë dhe superintel­ekte të keqmenaxhu­ara, gjysmë të braktisur në fatin e tyre, që për më tepër përfliten me pasion. Shqiptarët, “gjalpë i mirë në lëkurë qeni!…”, mbllaçitin në këto raste zagoritët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania