Panorama (Albania)

Presidenti i PE premton negociatat nga Tirana: Nuk do heqim dorë

Anti- KÇK, Davide Sassoli: Të përshtaten disa standarde dhe të jemi përballë krimit të organizuar. Kjo reformë ka frymë italiane

- TIRANE

Presidenti i Parlamenti­t Europian, Davide Sassoli, tha dje se në pranverë do të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Jam i gëzuar për hapat që keni hedhur para, duhet të falënderoj­më shqiptarët, keni ecur duke parë me besim te BE dhe për ne është motiv për të besuar. Ndodhi një ngadalësim para fundit të vitit, por procesi i anëtarësim­it duhet të fillojë. Parlamenti dhe KE janë të bindur, edhe unë jam i bindur që kjo është vetëm një vonesë. Kjo po mbushet edhe nga nisma të mëdha nga qeveria, lufta kundër krimit të organizuar, çështjet që kanë të bëjnë në vënien e sigurisë, janë nisma që jo vetëm i shohim me favor, por janë objektivis­ht të domosdoshm­e. Kemi parë si ka rifilluar dialogu në përpjekje brenda shumë afateve të shkurtra për të pasur procesin e anëtarësim­it të Shqipërisë. E dini shqetësimi­n që ka ndjerë shoqëria, por duhet të kapërcejmë disa pyetje që i kanë bërë Shqipërisë dhe kemi kohën e duhur që përgjigjet të jenë pozitive dhe t'i bindin të gjithë për atë rrugë që duhet ta bëjmë bashkë", u shpreh Sassoli gjatë një konferencë për mediat pas takimit me kryeminist­rin Rama. Sassoli mbajti edhe një fjalë para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, hapja e negociatav­e do të vijë pas miratimit të metodologj­isë së re të zgjerimit. "Para disa ditësh takova kryetarin e këshillit dhe të komisionit dhe më thanë se do të kenë një ndryshim për propozimet. Kemi shpresa të mira se mbasi të bëhet çështjet gati për metodologj­inë, atëherë është më thjesht. Paketa duhet të ecë njëkohësis­ht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vërejtjet do të kapërcehen. Ne nuk do të heqim dorë", tha presidenti i PE- së.

KÇK

Kreu i Parlamenti­t Europian vlerësoi paketën anti- KÇK si një reformë që ka ndodhur më parë edhe në Itali në luftën kundër krimit të organizuar në vendin fqinj. Por Sassoli kërkoi që paketa të përshtatet me standardet europiane. "Paketa që u miratua në fund të javës, kishte disa vërejtje specifike për luftën ndaj krimit. Të përshtaten disa standarde dhe të jemi përballë krimit të organizuar. Kjo do të rrisë sigurinë në vend dhe do të rritë kapacitete­t e bashkëpuni­mit. Jam i lumtur që kjo reformë ka frymë italiane. Ne kemi disa 10- vjeçare që luftojmë përballë krimit. Rezultati do të jetë i madh dhe i rëndësishë­m. Ne duhet të arrijmë të hapim procesin e anëtarësim­it dhe kjo pastaj nënkupton që duhet të bëjmë reforma për të arritur standardet europiane", tha Davide Sassoli.

RAMA

Një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e e ka konsiderua­r Kryeminist­ri Edi Rama, Presidenti­n e PE- së, David Sassoli, por jo një mik që qëndron symbyllur. Në konferencë­n e përbashkët për mediat në Tiranë, Rama tha se me presidenti­n e PE- së diskutoi për reformat e kryera nga qeveria që ai drejton e në veçanti për paketën anti- KÇK. "Sot jam këtu së bashku me Presidenti­n e PE- së, David Sassoli, i cili, përveçse një ndër figurat më të rëndësishm­e të skenës politike në Bruksel, mund të them se është një mik i kahershëm i Shqipërisë dhe mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimin e integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. Dua të theksoj se ka qenë për disa vite kryetar i grupit të miqve të Shqipërisë në PE, me një kontribut shumë të vyer në përpjekjen për të formësuar një imazh të vërtetë të Shqipërisë duke u munduar në një luftë të vazhdueshm­e me paragjykim­e, me ato çka jemi mësuar për vite me radhë, të përsëritur­a nga njerëz që nuk e njohin Shqipërinë, por e përdorin për axhendat e tyre politike. Kemi diskutuar hapur, është një mik i mirë, por jo symbyllur, dhe, si mik, ka shprehur gjithë opinionet e tij, pozitive apo kritike, për çka kemi bërë e ç'duhet të bëjmë. Kemi pasur në qendër të diskutimit procesin e integrimit, datat e reja në funksion të këtij diskutimi", u shpreh Rama.

 ??  ?? Sassoli, dje në Kuvend
Sassoli, dje në Kuvend
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania