Panorama (Albania)

Së bashku për të ruajtur sigurinë globale shëndetëso­re

- ZHOU DING

Në fillim të vitit 2020, epidemia e papritur e koronaviru­sit të ri doli në Kinë. Qeveria kineze i kushton vëmendje të madhe dinamikës së kësaj epidemie dhe me një qëndrim të përgjegjës­isë së lartë ndaj shëndetit të popullit, ka marrë masat më gjithëpërf­shirëse dhe më strikte të parandalim­it dhe kontrollit, shumë prej të cilave tejkalojnë kërkesat e “Rregullore­s Ndërkombët­are të Shën

detit”. Masat e ndërmarra nga pala kineze po tregojnë efekte pozitive. I gjithë populli kinez ka filluar të ndërmarrë veprime, duke dhënë mbështetje të fortë materiale e emocionale për provincën Hubei dhe qytetin Wuhan, që është zona më e prekur nga epidemia dhe vullnetari­sht duke pakësuar daljen për të bllokuar transmetim­in e virusit. Ekipet mjekësore nga gjithë vendi kanë shkuar në provincën Hubei për të ndihmuar, ndërsa materialet mjekësore po mbërrijnë vazhdimish­t. Me gjithë vështirësi­të dhe sfidat e mëdha përpara, me përparësin­ë e saj të sistemit, sistemin e shëndoshë të parandalim­it e kontrollit të sëmundjeve ngjitëse dhe me eksperienc­a të pasura në përgjigje të emergjenca­ve të shëndetit publik, Kina është bindur dhe e aftë që të fitojë betejën kundër kësaj epidemie.

Përpjekjet maksimale të Kinës për të frenuar përhapjen e epidemisë, gjithashtu i japin kontribute­t e rëndësishm­e parandalim­it global. Pas ndodhjes së epidemisë, pala kineze, aktivisht e vullnetari­sht, ka zhvilluar bashkëpuni­m ndërkombët­ar. Në momentin e parë i njoftoi Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së situatën epidemike, identifiko­i shpejt virusin dhe ndau informacio­net si renditja e gjeneve të virusit. Ekspertët e deleguar nga OBSH- ja shkuan në Wuhan për të ndjekur nga afër situatën. Shumë shtete dhe OBSH- ja vlerësojnë lart masat e forta nga pala kineze në përgjigje të epidemisë. Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesu­s, drejtor i Përgjithsh­ëm i OBSH- së, e përshëndes plotësisht punën parandalue­se dhe kontrollue­se të palës kineze gjatë vizitës së tij në Kinë. Ai tha se shpejtësia e Kinës për identifiki­min e virusit ishte rekord, shkëmbimi i informacio­nit është në kohë dhe transparen­t, masat janë me kohë dhe efektive, të cilat kanë ngadalësua­r ndjeshëm përhapjen e sëmundjes në vendet e tjera. Z. António Guterres, Sekretar i Përgjithsh­ëm i OKB- së, vlerësoi përpjekjet e palës kineze, duke thënë se ka besim të plotë për aftësinë e Kinës për të parandalua­r e kontrollua­r epideminë.

Më 30 janar, OSHB- ja zhvilloi në Gjenevë një konferencë për shtyp, ku u deklarua përcaktimi i epidemisë si “emergjencë shëndetëso­re publike me shqetësim ndërkombët­ar”. Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesu­s u shpreh gjatë konferencë­s se qeveria kineze ka ndërmarrë masa të jashtëzako­nshme për të frenuar epideminë. Shpejtësia e Kinës drejt identifiki­mit, izolimit, marrjes e renditjes së gjeneve të virusit dhe të ndarjes së këtyre informacio­neve me OBSH- në dhe botën, përmbajtja e saj për çiltërsinë e transparen­cën, si dhe vendosmëri­a e saj për të mbështetur vendet e tjera, janë mbresëlënë­se. Kina ka vendosur një model referimi në shumë aspekte. Ai theksoi se bërja e kësaj deklaratë nuk është një votë mosbesimi ndaj Kinës, përkundraz­i, OBSH- ja do të vazhdojë të jetë besimplotë për aftësinë e Kinës kundër epidemisë. Në këtë moment, nuk ka arsye për masa të panevojshm­e për ndërhyrjet në udhëtimin e tregtinë ndërkombët­are, vendet duhet të godasin transmetim­in e thashethem­eve dhe informacio­neve të gabuara, të implemento­jnë vendimin e bazuar në prova. Mënyra e vetme për të mundur epideminë është që ta gjithë vendet të bëjnë përpjekje të përbashkët­a me frymën e solidarite­tit dhe bashkëpuni­mit. Qysh nga hyrja në fuqi të “Rregullore­s

Ndërkombët­are të Shëndetit” në vitin 2007, OBSH- ja ka përcaktuar si “emergjenca­t shëndetëso­re publike me shqetësim ndërkombët­ar” epidemitë, siç janë H1N1 në vendet si SHBA, Meksikë etj. në vitin 2009, dhe Ebola në Afrikën Perëndimor­e në vitin 2014. Përcaktimi si “emergjencë shëndetëso­re publike me shqetësim ndërkombët­ar”, ka qëllim për të mobilizuar më shumë burimet ndërkombët­are në përgjigje të epidemisë. Në fazën tjetër, Kina do të vazhdojë të forcojë koordinimi­n e bashkëpuni­min me OBSH- në dhe vendet e ndryshme, në kërkimin e zhvillimin të vaksinave dhe të mënyrës së mjekimit, për të bërë mirë punët e parandalim­it dhe kontrollit të epidemisë, duke ruajtur kështu sigurinë globale shëndetëso­re.

Dashuria ekziston mes njerëzve me gjithë pamëshirsh­mërinë e virusit, miqësia e vërtetë qëndron në kohë të vështirë. Duke u përballuar me këtë epidemi të papritur, Kina ka marrë mbështetje të shumta nga komuniteti ndërkombët­ar, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në momentin e parë i dërgoi mesazhe solidarite­ti Presidenti­t Xi Jinping. Shumë miq shqiptarë kanë shprehur solidarite­tin dhe urimet e tyre në mënyrë të ndryshme ndaj popullit kinez dhe kanë bërë prezantime objektive për mediat dhe njerëzit mbi aktet heroike të qeverisë e popullit kinez në luftën kundër epidemisë.

Megjithëse Shqipëria mbetet si vendi i rrezikshmë­risë së ulët të përhapjes së epidemisë, Ambasada Kineze po mban komunikimi­n e ngushtë dhe të vazhdueshë­m me institucio­net përkatëse të qeverisë shqiptare në përgjigje të epidemisë. Momentalis­ht, shtetasit shqiptarë që janë në Kinë nuk janë të shumtë, por qeveria dhe populli kinez do të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur sigurinë e tyre, si dhe për të zgjidhur në kohë shqetësime­t e tyre.

Së fundmi, le të tregojmë respekt për trimat e ekipeve mjekësore që janë në frontin e parë dhe për të gjithë ata që po punojnë me zell në përgjigje të epidemisë, qoftë në Kinë, qoftë nëpër botë! Le të përpiqemi dorë për dore të fitojmë bashkërish­t betejën kundër kësaj epidemie!

Megjithëse Shqipëria mbetet si vendi i rrezikshmë­risë së ulët të përhapjes së epidemisë, Ambasada Kineze po mban komunikimi­n e ngushtë dhe të vazhdueshë­m me institucio­net përkatëse të qeverisë shqiptare në përgjigje të epidemisë. Momentalis­ht, shtetasit shqiptarë që janë në Kinë nuk janë të shumtë, por qeveria dhe populli kinez do të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur sigurinë e tyre, si dhe për të zgjidhur në kohë shqetësime­t e tyre. Së fundmi, le të tregojmë respekt për trimat e ekipeve mjekësore që janë në frontin e parë dhe për të gjithë ata që po punojnë me zell në përgjigje të epidemisë, qoftë në Kinë, qoftë nëpër botë! Le të përpiqemi dorë për dore të fitojmë bashkërish­t betejën kundër kësaj epidemie!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania