Panorama (Albania)

E vrau burri me thikë, familjarët: Të reagojë shteti

Të afërmit: Nuk duhet të kishte ndodhur, dhimbje e pafund

-

Në fshatin Sopot të Bulqizës, i është dhënë lamtumira e fundit 33- vjeçares Manjola Cuku, e cila u masakrua tri ditë më parë nga bashkëshor­ti i saj, Lulëzim Cuku.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit Cuku, në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Ndërkohë, të afërm të familjes së viktimës, banorë të zonës dhe qytetarë të shumtë kanë ngushëllua­r gjatë paradites së djeshme familjen Cuku. Të prekur thellë nga ngjarja e rëndë, ata janë përpjekur t'i japin forcë familjes në momentet e vështira. Gjithsecil­i prej tyre shprehte revoltë për krimin e rëndë dhe kërkonte ndëshkimin maksimal për autorin. Nuset e dajave të Manjolës thanë se dhimbja është shumë e madhe, sidomos për babanë dhe nënën e vajzës së vrarë. "Nuk kemi fjalë për të përshkruar dhimbjen e madhe. Ne jemi nuset e dajave të Manjolës dhe ndiejmë dhimbje pa fund. Akoma më e madhe është dhimbja për dy prindërit e vajzës. Ata janë një familje shumë e mirë këtu në Sopot. Kanë jetuar në kushte të vështira. Kjo ngjarje nuk duhej të kishte ndodhur. Shteti duhet t'i ndëshkojë rëndë autorët e ngjarjeve të tilla", tha njëra nga gratë e prononcuar­a për krimin brenda familjes. Ndërkohë, një zonjë tjetër që merrte pjesë në ceremoninë mortore u shpreh se "burrat e sotëm duhet të jenë më të vendosur dhe ta mbajnë familjen afër. Nuk është punë kjo që burri livadhis brenda e jashtë vendit dhe pastaj vjen e akuzon gruan për tradhti. Nëse burri ka dyshime për gruan ta marrë me vete aty ku emigron, ta mbajë familjen e bashkuar. Ngjarje si kjo kanë tronditur jo vetëm Durrësin e Dibrën, por gjithë Shqipërinë", pohoi një tjetër e afërme e familjes së Manjola Cukut.

NGJARJA

Gjithçka ka ndodhur si shkak i një konflikti të nisur pak muaj më parë mes Lulëzimit dhe Manjola Cukut. Konflikti mes tyre përfundoi tragjikish­t mbrëmjen e së shtunës, me vdekjen e 33vjeçares, e cila la pas tre fëmijë të vegjël jetimë: një vajzë 10 vjeçe, një tjetër 7 vjeçe dhe djalin vetëm 2 vjeç. Çifti mësohet se kishte konflikte të vazhdueshm­e, kryesisht me motive xhelozie. Lulëzimi jetonte dhe punonte në Greqi bashkë më dy vëllezërit e tjerë. Herë pas here, ai kthehej te familja në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Gjatë tre muajve të fundit, ai ishte bërë shumë xheloz dhe vazhdimish­t i kërkonte llogari Manjolës, e cila ishte shtëpiake dhe kujdesej për tre fëmijët. Pak para mesnatës, mes çiftit Cuku nisi një tjetër debat që u agravua, pasi Manjola i kishte kthyer fjalën Lulëzimit, i cili, sipas banorëve, ka një karakter të çuditshëm dhe shumë të vështirë. Fjalë pas fjale, situata tensionohe­t dhe Lulëzimi rrëmben thikën e bukës dhe e qëllon tri herë bashkëshor­ten, dy herë në bark dhe një herë në gjoks. Goditja e marrë afër zemrës dyshohet të ketë qenë fatale për 33- vjeçaren, e cila humbi jetën në shtëpinë e saj.

 ??  ?? Banesa e prindërve të Manjola Cukut
Banesa e prindërve të Manjola Cukut
 ??  ?? Viktima, Manjola Cuku
Viktima, Manjola Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania