Panorama (Albania)

Kosova bëhet me Qeveri, Kurti: Padi për krime ndaj Serbisë

Kurti: Do punojmë për popullin, do ngremë padi kundër Serbisë për krimet në Kosovë

-

Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjatë ditës së hënë Qeverinë e Albin Kurtit pa votat e opozitës, pasi deputetët opozitarë u larguan nga salla para se të kryhej votimi.

Të gjithë deputetët e PDKsë gjatë fjalimit të tyre e kanë quajtur Albin Kurtin mashtrues. Kadri Veseli i PDK- së ka thënë se ai do të japë llogari si Kryeminist­ër për organizatë­n terroriste “Syri i Popullit”. Edhe Fatmir Limaj i Nismës Socialdemo­krate ka folur kundër Kurtit, duke e akuzuar atë se tashmë që u zgjodh Kryeminist­ër, e harroi “luftën” që bënte për përdorimin e flamurit kombëtar dhe jo atë shtetëror. Por Kurti u mbështet nga AKR- ja e Behgjet Pacollit, si dhe nga partitë minoritare. Qeveria e Kurtit, me dy zëvendëskr­yeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësmi­nistra u votua me 66 vota pro.

FJALIMI I KURTIT Pas betimit, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim para deputetëve. Ai tha se me themelimin e kësaj qeverie kanë fituar qytetarët dhe populli dhe se do të bëjë maksimumin e do të dëgjojë zërin e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh se kë kanë votuar. “Sot pushtetin e shtetin e ka fituar populli. Ne jemi kalimtarë e shërbëtorë, që punojmë në emër të popullit e për popullin... Sot mbaron mënyra e vjetër e të bërit politikë dhe fillon një etapë e re e të bërit qeveri. Nga sot ka një lidership të ri, që i konsideron aleatë ata që tregojnë zero tolerancë ndaj korrupsion­it... Ata që na njohin, u themi që do të fuqizojmë partnerite­tin. Ata që hezitojnë të na njohin, u themi që do të punojmë ta marrim njohjen tuaj. Ata që synojnë ta na ndajnë e mohojnë, u them që Kosova ka një Kryeminist­ër të ri dhe që ajo kohë ka mbaruar. Ne synojmë bashkërish­t anëtarësim­in në BE dhe NATO, e kultivim të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga sot, do të flasim më pak e do të punojmë shumë më shumë”, tha Kurti. Ai u zotua se gjatë kohës sa do ta drejtojë qeverinë, do të miratohet ligji për krime të luftës, gjenocid dhe krim kundër njerëzimit dhe se do të përgatitet padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

REAGIMET Ndër personat që e kanë uruar Kurtin më sinqerisht ishte Vjosa Osmani. Presidenti Hashim Thaçi nuk ka thënë asnjë fjalë për Albin Kurtin, por pas miratimit të qeverisë së tij, ka kërkuar që të kompensohe­n ditët e humbura. “E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushje­n e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucio­nal për përmirësim­in e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi. Ndër të parët që kanë uruar Kurtin ka qenë edhe partneri i tij i koalicioni­t, kryetari i LDK- së, Isa Mustafa. Ai tha se pritjet për këtë qeveri janë të mëdha. “Nuk e ka lehtë”, shkroi Mustafa. Deputetët e Listës Serbe, po ashtu i kanë zgjatur dorën Kryeminist­rit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeparlam­entares Vjosa Osmani pas zgjedhjes së saj. Kurti u përshëndet menjëherë nga të gjithë ambasadorë­t e huaj në Prishtinë, të cilët i kërkuan tani rinisjen e dialogut me Serbinë.

MANDATI, NGA PACOLLI Mandati i Kryeminist­rit,

Kurtit nuk do t’i dorëzohet nga Kryeminist­ri Ramush Haradinaj, por nga zëvendëskr­yeministri i parë, Behgjet Pacolli. Haradinaj ka reaguar pak minuta pasi Kurti u miratua në Kuvend. Duke e quajtur lajm të mirë miratimin e qeverisë, Haradinaj tha se: “Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucio­neve. Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamenti­t të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë…”. Ai ka sqaruar se ndodhet në SHBA dhe se mandatin e Kryeminist­rit do ta dorëzojë Pacolli, një procedurë e autorizuar prej tij.

 ??  ??
 ??  ?? Albin Kurti, pas marrjes së votëbesimi­t të Qeverisë
Albin Kurti, pas marrjes së votëbesimi­t të Qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania