Panorama (Albania)

SPAK përgjysmon kandidatët për BKH, kush janë 18 pretendent­ët

Nga eksperienc­a në luftën ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar, te heqja dorë nga privatësia, çfarë plotësuan kandidatët e kualifikua­r

- BLEONA METUSHI

Komisioni i ngritur për vlerësimin e kandidatur­ave për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK skualifiko­i 22 aplikantë, duke kaluar në fazën e dytë vetëm 18.

Këta të fundit duhet të kalojnë testet fizike, teste me shkrim dhe më pas do të përgjigjen para makinës së të vërtetës. Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion( SPAK), 22 aplikantët e skualifiku­ar kishin mungesa në dokumentac­ion dhe disa nuk plotësonin kushtet e eksperienc­ës në punë, sa i takon luftës kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar.

KRITERET E PLOTËSUARA

SPAK bëri të ditur këtë të hënë se 18 aplikantët që kaluan në fazën e dytë kanë plotësuar kriteret e kërkuara nga ligji për të qenë kandidatë për drejtues. Ata janë diplomuar për drejtësi ose kanë arsim të lartë policor. Kanë pasur të paktën 5 vite eksperienc­ë punë si prokurorë ose punonjës policie në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, të 18 kandidatët kanë firmosur deklaratë për dhënien e pëlqimit të tij dhe familjarëv­e të tij, që heqin dorë nga privatësia. Në kushtet kur kërkojnë të jenë pjesë e BKH- së, ata duhet të jenë dakord me kontrollin e llogarive dhe telekomuni­kimeve vetjake.

KANDIDATËT

Struktura e Posaçme kualifikoi drejtuesin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, Adriatik Ago, i cili ka një karrierë të gjatë në Polici. Ago kaloi në nëntor të vitit që lamë pas edhe vetingun, duke u konsiderua­r i përshtatsh­ëm. Ago e ka përfunduar shkollën e Policisë në vitin 1981 dhe më pas, në vitin 1990 është diplomuar edhe si jurist. Agim Ismaili, aktualisht është në krye të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, më herët ka qenë drejtor i Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit që prej tetorit të vitit 2017. Agim Ismaili është diplomuar për Drejtësi në Universite­tin Kristal në vitet 2005- 2008, ndërsa më herët është diplomuar si inxhinier elektrotek­nik në vitet 1987- 1992 dhe si specialist i lartë i Policisë në vitet 1997- 2001. Në listën e të kualifikua­rve është dhe numri dy i Policisë së Shtetit, Aida Veizaj. Kjo e fundit fillimisht ka qenë shefe e Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar. Më pas, në 2016 emërohet drejtore e përgjithsh­me për Kufirin dhe Migracioni­n. Një tjetër funksionar i Policisë, Ardian Çipa, është kualifikua­r për më tej. Çipa ka qenë drejtor i përgjithsh­ëm i Krimit të Organizuar dhe Hetimit të Krimeve të Rënda deri në 2017, kur u transferua për të drejtuar Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarë­ve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtësisë. Artan Shkëmbi është një tjetër kandidat, aktualisht drejton njësinë e Task- Forcës në Policinë e Shtetit. I kualifikua­r për drejtimin e Byrosë është edhe prokurori Ylli Pjetërnika­j, i cili e ka nisur detyrën e tij në vitin 2014 në Prokurorin­ë e Kukësit, ndërsa deri në vitin 2018 ka qenë prokuror në Prokurorin­ë e Tiranës. Një ndër kandidatët është dhe Eduard Merkaj, aktualisht drejtori i Kufirit. Kandidatë të tjerë të kualifikua­r që janë pjesë të Policisë së Shtetit kanë shprehur interesin e tyre për të qenë në krye të BKH- së, si kryekomisa­rja Blerina Bajollari, ish- kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i SPAK, Arben Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania