Panorama (Albania)

“I love” Shqipëria

- LUÇIANO BOÇI

Film- gallata “I love Tropoja” ka ndezur një varg polemikash artistike për vlerat dhe mesazhet që transmeton, për shkak të shumë simbolikav­e, kontekstev­e dhe interpreti­meve, të amplifikua­ra, sidomos midis së tjerave, për rolin e dajës- gangster nga Kryeminist­ri.

Momentet e humorit ndërthuren me momentet e cinizmit dhe kufijtë e artit, propagandë­s, komedisë, talljes së nivelit të tavolinave, qëllimeve me aromë dufi e politikës së nënkuptuar, ngatërrohe­n keqas.

Përtej komerciali­zmit banal dhe artit urban, i ashtuquajt­uri film do mbahet mend, sidomos për shërbesën kryeminist­rore.

Marrja përsipër nga Rama e një roli të tillë në një skenar të shkruar enkas për këtë funksion, nuk është aspak e rastit.

Që në nisjet e tij kandiduese politike, Rama ka zbatuar mirë direktivat e Leninit për hir të formimit e të vazhdimësi­së politike, për ta shndërruar artin në një armë efikase të propagandë­s.

Mos harrojmë se kur merrte mandatin e dytë, Rama u mjaftua të ndërfutej krah Doktor Florit në këngën e famshme të “West Side Family”, “( I love) Tirona” e të zvargte pa asnjë art fjalët:

“Zhurmë, shumë zhurmë, sa zhurmë”, për të arritur qëllim e tij të fitimit të imazhit në publik. Kënga me tekstin argëtues dhe me art, bëri deri diku që simptomat e çmendurisë së betonit dhe sëpatave t’u dukeshin tironsve si një normalitet, si një gjë e zakonshme brenda mbretërisë së kaosit, që Rama vetë sapo kishte nisur ta krijonte. Ajo, me shpeshtësi­në propagandu­ese të shfaqjes, ndikoi jo pak në rehabiliti­min e figurës së Kryetarit të Bashkisë, veçanërish­t midis brezit të ri, i cili ndikohet shumë nga trendi i kohës.

Një konvencion të tillë ai e përdori dhe gjatë viteve të keqqeveris­jes së tij. Tani, në një arenë akoma më të gjerë.

Ai kërkonte të impresiono­nte me termin “artist” opinionet e kancelariv­e përpos atyre kombëtare.

Por dështimi nuk vonoi të vinte, kësaj radhe falë mediokrite­tit artistik.

E pas këtyre daljeve në ekspozita- gallata me vizatime halucinant­e, të cilat nuk prodhuan gjë, përpos pak gajreti ndërkombët­ar për Kryeminist­rin, Rama iu kthye tani aktrimit. Kësaj here si komedia, pa ndryshuar aspak qëllimin. Kështu të paktën duket për publikun. Qëllimi kryesor, krahas të tjerave në këtë film gallatë që ka Rama, është shitja në opinion e figurës së një Kryeminist­ri- bandit si diçka normale. Madje, as normale, por akoma më shumë, diçka për të qeshur. Që ai jo vetëm të dyshohet se është i inkriminua­r, por, edhe nëse është, të pranohet si diçka që duhet të ndodhë, si meritë, si trend i kohës, si evoluim politiko- artistik, nga publiku i gjerë. Shpesh, ai është përpjekur jo pa sukses që pikën e dobët të tij ta shndërrojë në pikën më të fortë, nëpërmjet mijëra marifetesh, simbolesh të mbrapshta dhe propagandë­s së shfrenuar. Por nxitimi këtu e kapërceu arsyen.

Dalja e tij si “dajë” me flokë të gjata, kinse si personazh, nuk e shpëton atë të jetë “heroi” negativ i një realiteti, të cilin e ka ndërtuar vetë përgjatë këtyre shtatë viteve dhe të cilin kërkon me zor ta përcjellë si fiction.

Sado të përpiqet ai të qesharakëz­ojë imazhin real të tij si Kryeminist­ër i lidhur me krimin, humori që prodhon është i hidhur.

Madje, efekti është i kundërt nga ai që ai po kërkon të instalojë. Identifiki­mi i identikiti­t të tij si profil i akuzuar me lidhje mafioze bëhet më i plotë në sytë e publikut me “dajën” dhe gallatën e filmit.

Të gjithë, pavarësish­t dozave të humorit momental, ngarkohen me doza neverie, dhe pse jo pak fajësie, që kanë në drejtim të vendit një karakter të tillë.

Rama aty nuk është, në fakt, në aktrim, aty është te vetvetja. Një Kryeminist­ër i impostuar në habitatin e vet ku ndihet mirë, ku pamja i rri mirë me shpirtin, ku fjalët i përputhen bindshëm me idetë e ku veprimet harmonizoh­en me qëllimet.

Më saktë, ky është Rama i vërtetë, daja i krimit, i vendosur në një situatë të stisur skenike humori.

Aktrimi këtu s’ka vend e as vlerë. Aktrimin Rama e bën kund tjetër.

E bën në atë që mund të konsideroh­et si telenovela shtatëvjeç­are “I love Shqipëria” e qeverisjes së tij, prodhim i kinostudio­s “Rilindja e re”.

Këtu po që aktron. Këtu Rama luan Kryeminist­rin, ndërkohë që është realisht “daja” i krimit.

Nën petkun e këtij roli shtatëvjeç­ar, del para njerëzve e bën si i mirë, si i dhimbsur, ndërkohë që daja i urren tmerrësish­t njerëzit, i zhvat, i përqesh.

Del para kamerave dhe i veshur shik si Kryeminist­ër, flet, mashtron, se këtë ia kushtëzon daja brenda qenies së tij.

Pastaj negocion në emër të kombit, por instinkti i dajës e çon te thika pas shpine.

Kryeminist­rin e aktron mirë, kur thotë e bën sikur do luftojë krimin. Një Kryeminist­ër nuk mund të vrasë dajën, që është brenda tij.

Prandaj, e gjithë shfaqja që ai jep para publikut është trillim, fiction. I gjithë shteti që ai vizaton është një falsitet prej letre.

Ditën ai është Kryeminist­ri në rol. Flet për rend, ligj, reforma, të mirën, lumturinë. Nxjerr gjuhën, bën kollotumba, zgërdhihet, zvargon fjalët. Në darkë është daja në aksion. Shan e përshan vartësit dhe ushtarët. Ulet e ndan tepsitë e plaçkën e interesave me krimin. Thur intriga, përplasje, eliminime kundërshta­rësh. Përcakton të fortët e territorev­e. Bën llogari votash politike e dille përtej kufirit të pista.

Urdhëron policët, prokurorët, gjyqtarët, pi verë të kuqe dhe vazhdon me të njëjtat huqe.

“I love Shqipëria”, ndërkohë, ka shikueshmë­rinë më të lartë në ekranet më popullore e kombëtare të blera, duke konkurruar dukshëm telenovela­t turke dhe në kanalin e vetë dajës, ERTV.

Ndërkohë, njerëzit me zor po presin fundin, fund në të cilin personazhi kryesor, Kryeminist­ri, që është daja i krimit të “I love Tropoja” të diskredito­het dhe të bjerë nga froni.

Por pritja për rënie nuk mjafton. Duhet rrëzim.

Daja i krimit i “I love Tropoja” nuk mund të vazhdojë më të jetë Kryeminist­ri, sepse, përtej telenovelë­s së tij shtatëvjeç­are “I love Shqipëria”, njerëzit e duan vërtet këtë vend, e duan Shqipërinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania