Panorama (Albania)

Alibeaj: Rama ta nisë anti- KÇK- në nga Edmond Bego

Reagon avokati i biznesmeni­t: Bego i pastër, u kontrollua tri herë

- Enkelejd Alibeaj

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, akuzoi dje Kryeminist­rin Rama se po bën propagandë me ligjin e njohur si anti- KÇK. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj u shpreh i bindur se “Operacioni Forca e Ligjit” nuk ka për të goditur asnjë bandë kriminale, pasi sipas tij, kryeminist­ri bashkëpuno­n me ta. Alibeaj përmendi rastin e biznesmeni­t Edmond Bego, që sipas tij, ndonëse ka qenë i dënuar në vitet që ka qeverisur Partia Socialiste, ka marrë 14 milionë euro tender. “Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të mbuluar bashkëqeve­risjen e tij me krimin. Nëse nuk do të ishte kështu, trafikanti ndërkombët­ar i drogës, Edmond Bego, nuk do të kishte marrë nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës tenderë, leje dhe licenca”, tha Alibeaj. Më tej, ai akuzoi kreun e qeverisë se ka futur krimin në politikë dhe në rastet kur nuk janë vetë personalis­ht kriminelët, kanë futur besnikët e tyre. “Në qeverinë e Edi Ramës, krimi u bë pjesë e politikës. Kriminelët u bënë deputetë, u bënë kryebashki­akë. Në rastet kur ata nuk hynë në politikë drejtpërsë­drejti, kriminelët krijuan lidhjet me pushtetin e Edi Ramës dhe u bënë biznesmenë të fuqishëm, duke marrë fonde publike nga tenderët korruptivë të qeverisë së tij”, vijoi Alibeaj. Por në një reagim për televizion­in “Neës 24”, avokati i biznesmeni­t Bego, Ardian Leka, i ka mohuar akuzat e PD- së duke i cilësuar ato një flluskë sapuni. Leka ka shtuar se Prokuroria ka kontrollua­r tri herë pasurinë e Edmond Begos dhe nuk ka zbuluar asnjë nga akuzat e selisë blu. “Është verifikuar pasuria dhe aktiviteti i Begos, tri herë, pas akuzave të PD- së. Si duket, PD- ja dhe përfaqësue­sit e saj nuk kanë me çfarë të merren dhe godasin Begon. Në asnjë rast, Edmond Bego dhe shoqëria që ai përfaqëson nuk ka asnjë tender të marrë nga ana e bizneseve, akuzat janë flluskë sapuni, verifikime­t janë bërë nga Prokuroria dhe nuk ka rezultuar asgjë”, tha Leka. Ndërkohë ky i fundit pati edhe një sugjerim për ish- deputetin Alibeaj. “Duhet të ketë parasysh dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Gjermani dhe që i ka njerëz të vetët, meqë ka merak ligjin anti- KÇK. Ai po sulmon të tjerët për të mbrojtur njerëzit e vetë”, vijoi Leka.

 ??  ??
 ??  ?? Foto e publikuar nga PD
Foto e publikuar nga PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania