Panorama (Albania)

Debati për KÇK, Balla: Do t'ua nxijmë jetën të fortëve

Hajdari: Niseni me deputetët që nuk justifikoj­në pasurinë

- ARDIT HOXHA

Paketa Anti- KÇK e miratuar nga qeveria, me qëllim luftën kundër organizata­ve kriminale dhe individëve që kanë pastruar paratë përgjatë 30 viteve të fundit, u bë shkak për një përplasje mes kreut të grupit të PS- së, Taulant Balla, dhe deputetes demokrate, Rudina Hajdari.

Me tone shumë të ashpra, Balla tha se me këtë vendim të qeverisë, objektivi është shumë i qartë, që t'i jepet fundi dominimit të personave me të shkuar të errët dhe sekuestrim­i i pasurive të tyre të përftuara nga aktivitete të jashtëligj­shme. Por nga ana tjetër, deputetja Rudina Hajdari iu kundërpërg­jigj, duke vënë theksin te 7 vitet që PS- ja është në pushtet dhe sipas saj e ka pasur kohën e mjaftueshm­e për ta luftuar krimin e organizuar në çdo shkallë. Për Hajdarin, ky ligj duhet të fillojë me ata deputetë dhe qeveritarë që nuk e justifikoj­në pasurinë e tyre.

DEBATI NË KUVEND: Rudina Hajdari:

Realisht nuk e di kush ju ka ndaluar deri më sot të luftoni krimin e organizuar, që sot erdhët dhe e pompuat me këtë akt normativ. Ai ligj është parë e riparë që kur u prezantua nga Kryeminist­ri, pasi ishte antikushte­tues dhe po të vihej në dorën e Kryeminist­rit kuptohej se çfarë do bënte. Ky ligj ishte gati të luftonte çdo kënd, për të mbrojtur disa persona të caktuar. Ju e dini shumë mirë kush janë ata që nuk e justifikoj­në sot pasurinë. Duke filluar nga deputetët. Më thoni, e justifikoj­në disa nga deputetët apo qeveritarë që janë në sallë pasurinë e tyre? Pse nuk flisni?! Nëse vërtet doni të luftoni krimin, të çoni para Shqipërinë, të hapni negociatat, pse nuk filloni me këta njerëz që kanë vendosur pasuri të jashtëzako­nshme dhe nuk i justifikoj­në në asnjë moment?!

Taulant Balla: Padyshim, edhe unë nuk dua që t'i ndahem temës së ditës, pasi pashë deputetë të caktuar të opozitës që kishin rezerva, apo mosdakordë­si lidhur me paketën ' Anti- KÇK', një ndër aktet ligjore të saj për verifikimi­n e pasurive të vëna nga grupet kriminale, apo dhe nga veprimtari­të terroriste. Nuk di dhe nuk mund të gjej më përjashtim të opozitës joparlamen­tare. Ata kanë gjithë të drejtën e tyre ta kundërshto­jnë, pasi ata janë kundër çdo gjëje që bëhet në këtë vend. Në asnjë nen nuk keni shkelje kushtetues­e, edhe pse këta maskarenj që vijnë nga bota e krimit të organizuar, i nxinë faqen këtij vendi për 30 vite dhe kanë vënë pasuri. Kjo pasuri duhet të sekuestroh­et dhe të konfiskohe­t dhe këto para jo vetëm të shkojnë në të mirë të të ardhurave për Policinë e Shtetit, por dhe në buxhetin e rindërtimi­t për familjet që sot janë pa shtëpi pas tërmeteve. Unë e mirëkuptoj Lulzim Bashën që po qan sot e gjithë ditën, dhe dje, se qeveria e drejtuar nga Rama, në betejë pa kompromis me krimin e organizuar, ka miratuar këtë akt normativ që Luli nuk e do. Por jo ju ( i drejtohet opozitës parlamenta­re), pasi qasja juaj ka qenë pro Reformës në Drejtësi. Në këtë frymë, do të doja t'ju ftoja që sapo akti normativ të ketë mbyllur shqyrtimin në komisione, ne do ta ratifikojm­ë. Ky është një akt normativ që ka një kohëzgjatj­e më pak se 12- mujore dhe përgjatë këtij procesi, ne duhet t'ia nxijmë jetën të gjithë atyre që bëjnë të fortin në lagje dhe komunitete, dhe që me paratë e ardhura nga bota e krimit kanë ndërtuar apo kanë pasuri që nuk e justifikoj­në. Nuk është se po e shpikim ne rrotën në këtë qasje, por është një model që e kanë bërë dhe vende të tjera.

 ??  ?? PRESIDENTI E PE, DAVID SASSOLI, DJE NE KUVEND
PRESIDENTI E PE, DAVID SASSOLI, DJE NE KUVEND
 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla
 ??  ?? Rudina Hajdari
Rudina Hajdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania