Panorama (Albania)

David Sassoli takohet me Metën dhe Ruçin

Presidenti: I rëndësishë­m dialogu gjithëpërf­shirës e sundimi i ligjit

-

Presidenti Ilir Meta, në takimin me Presidenti­n e Parlamenti­t Europian, David Sassoli, vlerësoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe dialogun gjithëpërf­shirës politik. "Kreu i shtetit theksoi rëndësinë që ka sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërf­shirës e jokonfront­ues në zbatimin e prioritete­ve që lidhen me çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me BE, si dhe për arritjen e standardev­e europiane të një demokracie parlamenta­re. Presidenti mirëpriti gatishmëri­në e shprehur nga Presidenti Sassoli për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, çka do të çonte në një zbatim më të shpejtë dhe të besueshëm të 9 prioritete­ve të Bundestagu­t", thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga presidenca. Sassoli u prit dje dhe nga Kryetari i Kuvendit, Ruçi, i cili, nga ana e tij, i shprehu mirënjohje­n për vizionin dhe mbështetje­n e fuqishme të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. "Në sajë të këtij vizioni dhe të këtij qëndrimi, Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë, gjatë presidencë­s kroate, bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", tha Ruçi. Nga ana e tij, kreu i PE- së tha në takimin me Ruçin, "Në Shqipëri gjeta një vend të bashkuar rreth perspektiv­ës europiane dhe këtë mesazh do ta përcjell në Bruksel. Uniteti dhe kohezioni në perspektiv­ën europiane është themelore për shpejtimin e hapave të integrimit. Vazhdoni dialogun dhe punoni për shpejtimin dhe thellimin e reformave afatgjata. Sinjalet për luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar janë pozitive", vuri në dukje presidenti Sassoli.

 ??  ?? Sassoli dhe Meta
Sassoli dhe Meta
 ??  ?? Sassoli dhe Ruçi
Sassoli dhe Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania