Panorama (Albania)

I dënuar me burg përjetë, vdes në qeli Andon Mëhillaj

Familjarët, akuza ndaj shtetit: Nuk i dhanë në kohë ndihmën mjekësore

- Andon Mëhillaj

Sipas tij, ministres i ka dalë situata nga kontrolli dhe burgjet u janë lënë në dorë njerëzve pa eksperienc­ë. Por Gjonaj, në kundërpërg­jigjen e saj i konsideroi këto deklarata si sulme personale dhe theksoi se burgjet tashmë janë futur nën rregulla shumë herë më të forta dhe koha e lejeve abuzive është një kapitull i mbyllur. Për të ilustruar këtë, ministrja solli në vëmendje rastin e një të burgosuri që kishte kryer plot 850 takime gjatë një viti në qeli.

DEBATI I PLOTË Lefter Maliqi: Të nderuar drejtues të KÇK- së, pavarësish­t se keni emëruar një drejtor Burgjesh, i cili kërkonte që zv. drejtori të largonte njerëzit e Sandër Lleshajt, ai emëroi disa drejtorë burgjesh ushtarakë për të zbatuar ligjin dhe detyrat. Kush janë oligarkët pranë Kryeminist­rit, që e propozuan emrin e drejtorit të përgjithsh­ëm? Ti s’e komandon atë, por ai ty. Drejtori ka qenë liruar si agjent i SHIK- ut në 1997, ka qenë liruar nga Komisariat­i nr. 3 për shkak të ngjarjes së Sokol Koçiut. Ka qenë i shkarkuar për abuzim me detyrën, arrogancë e të tjera.

Etilda Gjonaj: Kemi ndërmarrë një sërë propozimes­h për ligjin për të dënuarit, të paraburgos­urit dhe Policinë e burgjeve, që do të ndryshojnë që të mos ndodhin në të ardhmen. Por më duhet të them që një progres ka shënuar trajtimi i punonjësve të Policisë së Burgjeve, uniformat dhe transporti. Nuk mund të transferoh­en larg banesave të tyre. 650 punonjës janë rekrutuar me trajnime. Nuk ka më emërime nepotike. Unë në fillim të 2020- ës kam lëshuar një urdhër për informimin e të gjitha praktikave që shkojnë në Gjykatë, për të gjithë të dënuarit me mbi 15 vite heqje lirie dhe një sërë masash janë marrë ndaj drejtuesve të burgjeve që janë shkarkuar apo kallëzuar më pas. Në 2019, 373 ngjarje janë referuar në Prokurori. Lejet për të dënuarit kalojnë në komision. Është mbyllur historia e dërgimit me leje të veçantë në mënyrë abuzive, që darkonin me deputetë apo dilnin jashtë për të kryer të tjera vepra. Ka pasur të burgosur që kanë kryer 850 takime në vit më shumë se përmban axhenda e deputetit në vit kur në fakt u lejohet vetëm 45. Ka patur raste kur të burgosur të dalë me leje kanë drekuar me deputetë madje kanë shkuar jashtë shtetit për tu marrë me aktivitete kriminale. Edhe për rastin e fundit, që i keni veshur vetes cilësinë e gjyqtarit, për shkarkimin, nuk e kuptova cili ishte shqetësimi juaj. Ka ikur koha kur drejtuesit e lartë bënin sikur nuk shikonin shkeljet që ndodhnin, sot është koha e zbatimit të regjimit të posaçëm ’ 41- bis’.

Lefter Maliqi: Bëre një konferencë shtypi këtu, e gjitha show. Miqtë e Lleshajt, ushtarakët që shkarkoi po fitojnë gjyqet një nga një. Tani ky drejtori i KÇK- së, i akuzuar edhe për favorizim pesticides­h kur ishte drejtor i AKU- së, ka pasur denoncime edhe nga biznesmenë të tjerë. DEA amerikane i kërkoi Kryeminist­rit ta largonte, por klanet nuk e lanë, e emëroi drej

Anëtari i “bandës së tritolit” ka ndërruar jetë në ambientet e burgut të Peqinit pasditen e së dielës. 44- vjeçarri Andon Mëhillaj vuante dënimin e tij me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin, dënim i marrë në vitin 2017 nga Apeli i Krimeve të Rënda. Sipas informacio­neve të marra nga Drejtoria e Burgjeve, i dënuari dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e infarkti. Këtë fakt e panë pohuar edhe familjarët e Mëhillajt, që ai vuante nga zemra prej kohësh, ndërsa hodhën akuza se atë e vrau shteti, pasi ndihma mjekësore i është dhënë me vonesë. Kjo, pasi në Burgun e Peqinit nuk ka mjekë të punësuar, pasi pak javë më parë është shkarkuar dhe ende nuk është bërë zëvendësim­i i tij. Andon Mëhillaj është gjetur në gjendje të rënduar mbrëmjen e së dielës nga punonjësit e Policisë së Burgjeve në regjimin e brendshëm, në qelinë e tij. Sipas burimeve, ai qëndronte i vetëm në qeli kur u konstatua nga gardianët me probleme me shëndetin rreth orës 18: 00. Ai është transportu­ar në spitalin e burgut në QSUT në Tiranë, ndërsa nuk mundi të jetonte si shkak i përkeqësim­it të gjendjes. Aty, Mëhillaj ndërroi jetë. tor të AKU- së, ku bëri abuzime. E vërteta është se shantazhon­te dhe Kryeminist­rin për disa banka offshore dhe ai e çoi drejtor te Burgjet. Për rastin e Dritan Dajtit, ju i ngritët kurth drejtorit të Policisë së Burgjeve. Këta nuk kanë as mjekë dhe kur duan të vizitohen me lekët e tyre.

Etilda Gjonaj: Unë kam ardhur në institucio­nin e Kuvendit me përmirësim­et e bëra dukshëm dhe për të bërë transparen­te masat. Nuk jam këtu për t’iu përgjigjur mllefeve apo inateve tuaja personale për persona specifikë dhe drejtuesit. Unë nuk po e kuptoj merakun tuaj, një panoramë me emra, pse ishin më shumë persona të dënuar që u përmendën këtu? Unë nuk u jap

AVOKATI: KA TENTUAR VETËVRASJE­N Pas ngjarjes, avokati i të dënuarit, Edmond Dema, në një deklaratë për media, është shprehur se 44- vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Avokati tha më tej se prej 3 vitesh prisnin të zhvillohej rekursi i çështjes së tij në Gjykatën e Lartë, pasi ai vetë ka pretenduar për pafajësinë e tij. Brengë për Andonin ishin fëmijët e tij, gjithmonë shpresonte dhe pretendont­e për pafajësinë e tij. Avokati shprehet se gjendja shëndetëso­re e tij ka qenë e turbulluar, që para 5 vitesh ai përdorte një trastë me ilaçe antidepres­ion, si dhe ka pasur një tentativë për vetëvrasje. “Jam në dijeni të kësaj ngjarje. Deri më tani flitet që ka qenë një atak kardiak dhe ky ka qenë shkaku i vdekjes. Nuk kemi ndonjë hollësi, do t’i bëhet një autopsi nga organet ligjore, do jepet një përgjigje për shkakun e vdekjes. Unë kam qenë avokati i tij, ne kemi pasur gjyqin në mes, sepse me rekurs në Gjykatën e Lartë prisnim të gjykohej çështja e tij, rekursi që ne e kishim bërë, pasi gjatë gjithë kohës ka pretenduar për pafajësinë e tij. Koha e gjatë mund t’i ketë lodhur edhe mendjen, edhe zemrën”, shprehet avokati. rëndësi emrave. Nëse ka shkelje evidentohe­t, çohet në Prokurori dhe këtu mbaron. Për rastin që thatë janë marrë masa disiplinor­e, por Prokuroria ka nisur hetimet. Një pjesë të informacio­nit e keni ose të vjetruar, ose do u sugjeroja që të mos merrni informacio­n në kafene, ju japin të dhëna dhe jo fakte, ju ngatërrojn­ë.

Lefter Maliqi: Faktet janë kokëforta. Mos më trego kafenenë mua, informacio­nin e ke nga shoferi yt, se piva kafe me zotin Kaçorri. Po përgjegjës­itë për këta që fitojnë gjyqet, kush do ta mbajë? Më vjen keq për ty, nuk kam gjë personale, por kjo është një e vërtetë e zezë mbi të bardhë se çfarë ndodh në burgje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania