Panorama (Albania)

KQZ “pagesë papunësie” opozitës, i jep 660 milionë lekë

PS 630 milionë, PD 390 milionë dhe LSI 200 milionë lekë

-

Pa debate dhe unitet të plotë, 5 anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u janë dashur vetëm 5 minuta për t'u shpërndarë 1.4 miliardë lekë të vjetër partive politike, përfshirë edhe 3 forcave të opozitës, të cilat janë jashtë parlamenti­t.

Sipas formulës së KQZ- së, Partia Socialiste është ajo që përfiton më shumë fonde nga buxheti i shtetit, pasi në zgjedhjet e 2017- ës mori më shumë mandate deputetësh. Sipas vendit të marrë në mbledhjen e djeshme, KQZja vendosi që të shpërblejë me 63.417.047 lekë Partinë Socialiste të Shqipërisë, e cila fitoi e vetme zgjedhjet e vitit 2017, duke fituar 74 mandate parlamenta­re. Ndonëse momentalis­ht janë jashtë sistemit që prej muajt shkurt të vitit të kaluar, nga buxheti i shtetit të ardhura do të përfitojë edhe Partia Demokratik­e, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Forcat kryesore në opozitë do të marrin në total një shumë prej 663 milionë lekë të vjetër, ku përkatësis­ht PD- ja do të përfitojë rreth 390 milionë lekë, LSI- ja rreth 200 milionë, ndërsa PDIU- ja, 74 milionë lekë. Ndarja e fondeve sipas relacionit të KQZ- së është

MILIARDË

lekë të vjetër shpërndau dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 6 partitë kryesore në vend. Shpërndarj­a e fondeve u bë duke marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017. përpjesëtu­ar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamenta­re, 20% në mënyrë të barabartë ndërmjet partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamenta­re dhe 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike, që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamenta­re dhe kanë fituar 1 për qind të votave në shkallë vendi. Varianti i parë i buxhetit të shtetit kishte parashikua­r 1.9 miliardë lekë për partitë politike, por pas tërmetit të 26 nëntorit, fondi u reduktua me 500 milionë lekë.

 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania