Panorama (Albania)

OSBE dublon KiE, dërgon në Venecia "Antishpifj­en"

-

Dy projektlig­jet që përmbajnë paketën "Antishpifj­e" përfundojn­ë sërish për opinion në Komisionin e Venecias. Këtë herë e ka çuar përfaqësue­si i OSBE- së për Lirinë e Medias, Harlem Desir. Përfaqësue­si i OSBE- së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, shkruan në "Tëitter" se kjo është një mundësi e mirë për të bërë përmirësim­e të tjera në këtë paketë, para votimit në Parlament. "Kam dërguar në Komisionin e Venecias rishikimet tona ligjore mbi projektlig­jet e Shqipërisë për Median Audiovizua­le dhe Komunikime­t Elektronik­e, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishm­e për të bërë përmirësim­e të mëtejshme, para një votimi të ri të Parlamenti­t", shkruan Desir. Kujtojmë që në deklaratat publike para miratimit në Parlament, Kryeminist­ri Edi Rama është shprehur se dy draftligje­t janë dakordësua­r me ekspertët e BE- së dhe OSBE- së. Ky hap i përfaqësue­sit të OSBE- së vjen pak ditë pasi maxhoranca vendosi që të shtynte dekretin e kreut të shtetit në muajin mars, pasi të merrte një opinion nga Komisioni i Venecias. Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjet për mediat elektronik­e, duke argumentua­r se ishin në shkelje me Kushtetutë­n. Ndërkohë, kreu i shtetit i dorëzoi një kërkesë "Venecias" për të shqyrtuar këtë paketë, veprim që erdhi dhe nga Komisioni Europian. Komisioni i Venecias ka pranuar që ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtu­ar në sesionin e 21 marsit. Gjatë muajit shkurt, përfaqësue­s të Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë. Kujtojmë se paketa "Antishpifj­e" ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtu­ar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin paketën si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania