Panorama (Albania)

Vjosa Osmani, gruaja e parë që zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

-

Ndryshe nga sa pritej, në Kuvendin e Kosovës nuk pati surpriza gjatë votimit të qeverisë dhe kryeparlam­entarit të hënën, pasi Vjosa Osmani pranoi të zëvendësoj­ë Glauk Konjufcën, pasi ky i fundit u emërua ministër i Jashtëm. Nënkryetar­ja e LDK- së, Vjosa Osmani, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës me 65 vota. Nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendos­je, vendim që erdhi pas marrëveshj­es për bashkëqeve­risje me LDK- në. Në fjalimin e saj të parë, ajo ka thënë se: “Është nder shumë i madh që sot, me besimin tuaj, të zgjidhem që të drejtoj Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme”. Osmani ka falënderua­r gjithashtu qytetarët për besimin që i dhanë LDK- së dhe LVV- së për të qeverisur bashkë. “Pritjet tona dhe të qytetarëve janë shumë të mëdha dhe shpresoj që qeveria Kurti do të na bëjë krenarë... Besoj se gjatë këtij mandati do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit të Kosovës, do ta kemi një opozitë, e cila do të tregojë gatishmëri për bashkëpuni­m, por më vjen keq që ata s’janë këtu sonte. Shpresoj shumë që gjatë 4 viteve, debati i lirë, gjuha korrekte ndaj njëri- tjetrit do të jenë shembulli që do ta japim para qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Osmani. Më pas, Glauk Konjufca, i cili mbajti postin e kryeparlam­entarit për një muaj, i kaloi detyrën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit. “Në krye të Kuvendit më në fund e kemi një grua, për të cilën nuk kam dyshim se do ta kryejë këtë detyrë me nder dhe do ta fuqizojë rolin e Kuvendit. Të priftë e mbara”, tha Konjufca. Pas votimit të Kurtit u caktua një tjetër seancë, ku u votua si kryeparlam­entare Vjosa Osmani. Gjatë kësaj seancë u vu re mungesa e nënkryetar­it tjetër të LDK- së, Agim Veliu, i cili ka pasur edhe përplasje publike me nënkryetar­en tjetër, Osmani, për shkak të qëndrimeve të kundërta që kishin në raport me formimin e koalicioni­t me Lëvizjen Vetëvendos­je. Osmani u bë gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislati­v në Kosovë. Më parë, në Parlamenti­n e Kosovës kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania