Panorama (Albania)

SPAK çon në gjyq Avdylajt, heroina sillej nga Irani mes pllakave të mermerit

Përgjimet, vëzhgimet ambientale dhe hetimet kosovare kanë zbërthyer grupin për mënyrën e trafikimit të lëndëve narkotike

- Gleron Jahjolli Astrit Avdylaj Altin Avdylaj

Struktura e Posaçme Antikorrup­sion ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj 23 të hetuarve për trafik droge dhe grup kriminal, një pjesë të vënë në pranga nga operacioni "Vol- vo 4".

Grupi i ashtuquajt­ur i Avdylajve me katër personat e arrestuar në Has për laboratori­n e drogës, janë duke pritur që kërkesa e Prokuroris­ë së Posaçme të vlerësohet në Gjykatë. Ndërkohë, SPAK, duke iu referuar hetimeve të kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda në kërkesën për gjykim, thotë se janë provuar me prova ligjore disa raste të trafikut të narkotikëv­e nga ana e grupit, si dhe bashkëpuni­mi me persona të huaj për sjelljen e heroinës në Shqipëri, që më pas të përpunohej në laboratori­n në Brenogë.

PROVAT

Sipas kërkesës për Gjykim, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur para Gjykatës një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh të bëra në terren për anëtarë të këtij grupi, me të cilat thotë se ata janë kapur në biseda komprometu­ese dhe gjatë vëzhgimeve në terren nga hetuesit janë vërejtur me armë e duke kryer veprime në funksion të veprës penale. Ndërkohë, hetimet për këtë grup kanë nisur që në vitin 2016, pas referimit të bërë nga Komisariat­i i Policisë në Kavajë. "Gjatë hetimit të procedimit në fjalë, kanë rezultuar të dhëna të siguruara nga Policia Gjyqësore se disa shtetas, ndër ta edhe i pandehuri Astrit Balliu ( alias Avdyli, Sulejmani) merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Europiane. Gjatë hetimit, rezultuan të dhëna dhe u identifiku­an persona të tjerë që merreshin me aktiviteti­n kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëv­e, trafikimit të narkotikëv­e, të cilët vepronin në kuadër të grupit kriminal. Nga aktet e administru­ara, nga përdorimi i metodave speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, vëzhgimet, si dhe nga aktet e marra nëpërmjet letërporos­ive, rezulton se janë dokumentua­r episodet konkrete të sekuestrim­it të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, si gjatë prodhimit dhe shitjes së narkotikëv­e brenda vendit, ashtu edhe trafikimit të saj për jashtë shtetit, si dhe trafikimi i lëndëve narkotike të llojit heroinë brenda vendeve të Bashkimit Evropian, nga Holanda në Itali", shkruan SPAK.

HEROINA NGA IRANI

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera në Kosovë për persona që bashkëpuno­nin me grupin në Shqipëri është vërejtur i njëjti mekanizëm, ndërsa heroina futej në Shqipëri me anë të pllakave të mermerit të importuara na Irani në Kosovë, ku përdorej Shqipëria si transit. "Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 29 të vitit 2019 të regjistrua­r në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, si dhe nga aktet dhe provat e marra nëpërmjet letërporos­isë nga Autoritete­t Kosovare të Drejtësisë, në lidhje me hetimin e zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë, në lidhje me faktin penal të evidentuar te banesa e të ndjerit Nejdet Ceseruglo në Prishtinë, më datë 02.12.2018, rezulton se është i njëjti mekanizëm veprimi i bashkëpunë­torëve në prodhimin e lëndës narkotike të llojit heroinë duke trafikuar fillimisht nga jashtë shtetit në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës, që siç rezulton të provohet, atë e sillnin duke e fshehur në pllakat e mermerit të tregtuar nga Irani në Kosovë me kalim tranziti në Shqipëri, ku bashkëpunë­torët kishin krijuar hapësira mes pllakave të mermerit duke e fshehur lëndën narkotike në to. Pastaj, pas prodhimit të lëndës narkotike të llojit heroinë e realizonin trafikimin e saj nga Shqipëria për në Kosovë dhe vendet e tjera", shkruhet në kërkesën për gjykim.

 ??  ?? Gjatë arrestimev­e për operacioni­n “Volvo 4”
Gjatë arrestimev­e për operacioni­n “Volvo 4”
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania