Panorama (Albania)

Subvencion­imi i qirasë, bashkia ndryshon skemën e përfitimit

-

Afati i gjatë kohor i përfitimit të bonusit të qirasë nga mijëra familje kryeqyteta­se ka bërë që drejtoria e strehimit pranë bashkisë të hartojë një udhëzues të ri që parashikon kryerjen e një vlerësimi paraprak social- ekonomik për qytetarët që duan të përfitojnë nga skema. Për këtë, ka hartuar edhe një sistem pikëzimi që vlerëson familjet që janë më në nevojë për të përfituar mbulimin e qirasë mujore deri 100%. Përparësi në subvencion­imin e qirasë përveç kategorive përfituese të kahershme që lidhen me ata që janë të paaftë të punojnë kanë edhe disa të tjera, si azilkërkue­sit, emigrantët e kthyer, punëtorët emigrantë, individët që i përkasin komuniteti­t LGBTI që viktimizoh­en për shkak të orientimit të tyre, si dhe të miturit në konflikt me ligjin, pasi kanë përfunduar dënimin. Vlera e subvencion­imit të qirasë shkon deri në 100%, në varësi të të ardhurave të familjes dhe kontrata rinovohet çdo vit.

Familja që ka përfituar subvencion­in e qirasë mund të dalë nga kjo skemë pas një viti, nëse vërtetohet që ajo ka zgjidhur problemin e strehimit ose nëse të ardhurat e familjes janë rritur mjaftueshë­m për të përballuar pagesën e qirasë pa nevojën e bonusit, dhe skualifiko­hen sipas metodikës së përllogari­tjes së qirasë. Ashtu si programi i kredive të buta, edhe bonusi i qirasë kalon në dy faza aplikimi. Së pari, plotësohet formulari për aplikim pranë Njësive Administra­tive dhe depozitohe­t në bashki. Së dyti, bëhet seleksioni­mi i kërkesave pasi dorëzohet lista e dokumentac­ionit, që vërteton kushtet familjare dhe ekonomike. Përfituesi duhet të lidhë dhe depozitojë në bashki kontratën e qirasë, për të përfituar shumën që i takon. Atij i lihet një muaj kohë për ta bërë këtë. Në të kundërt, e humbet mundësinë e përfitimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania