Panorama (Albania)

Bankat, kushtet e reja për kreditë e shtëpive

Ndryshojnë aplikimet për të përfituar kredi të buta për shtëpi. Gazeta zbardh vendimin e bashkisë me kushtet e tri bankave për të marrë financimin

- BESARTA BASHA

Ndryshojnë kriteret për të përfituar kredi për blerjen e një apartament­i me interes 3 për qind.

Për të gjithë të pastrehët që aplikojnë dhe përfitojnë nga programi i subvencion­imit të kredive, pas filtrit të bashkisë do të duhet të kalojnë edhe atë të bankës. Por, ndryshe nga vitet e tjera, sivjet nuk do të jetë më vetëm një bankë kontraktor­e që vendos të lëvrojë apo jo fondin qytetarëve për blerjen e banesës, por tri të tilla. Nesër Këshilli Bashkiak pritet të miratojë vendimin në fjalë, që i hap dritën jeshile nisjes së aplikimeve dhe në fund të programit, lista me një mijë përfitues do të vijë për miratim në Këshill.

MARRËVESHJ­A ME

BANKËN Ndryshe nga vitet e mëparshme, programi i subvencion­imit të kredive për shtëpi nuk do të realizohet vetëm nga bashkia, por në bashkëpuni­m me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Kjo e fundit ka përzgjedhu­r tri bankat që do të menaxhojnë projektin për kreditimin e familjeve, që përfitojnë banesë kundrejt një interesi 3%, pasi pjesa tjetër mbulohet nga qeveria. Në tabelën bashkëngji­tur s h k r i m i t z b a r d h e n kushtet e kreditimit për të tria bankat e nivelit të dytë, duke përfshirë afatin maksimal të shlyerjes së kredisë që ofron secila prej tyre, shuma që disbursojn­ë dhe norma e interesit. Përpara se të bëjë përzgjedhj­en e bankës, çdo individ këshillohe­t të marrë informacio­n në të tria, për të marrë ofertën më të mirë. Më i rëndësishë­m është fakti që kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë e pandryshue­shme në vite, 3%, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit. Por, edhe banka përzgjedh nga ana e saj. Mosha është treguesi kryesor. Shumatorja e moshës së çifteve të reja, që janë një ndër kategoritë e përfituesv­e potencialë, nuk duhet t’i kalojë shtatëdhje­të vjeç.

Faktori moshë lidhet direkt me kohën e shlyerjes së kredisë, që këtë vit vjen e zgjatur në kohë më shumë se kurrë. S’do të jenë më 20, as 25, por 30 dhe 35 vite kohë për të shlyer kredinë e apartament­it, që marrin përfituesi­t përmes këtij programi. Konkretish­t, Banka Kombëtare Tregtare ofron afatin maksimal prej 420 muajsh dhe Intesa San Paolo dhe Raiffesien, për një periudhë 360- mujore. Veç kësaj, banka përcakton edhe shumën minimale të të ardhurave që duhet të ketë një familje që shpallet përfituese, për t’i dhënë këstin që i takon. Në tabelën ngjitur pasqyrohet vetëm niveli maksimal i të ardhurave, bazuar në të dhënat e konsumit nga Instituti i Statistika­ve, për çdo tipologji familjeje. Sipas të dhënave të bashkisë, Raiffeisen ofron kufirin minimal të të ardhurave më të ulëta, tregues ky që duhet marrë në konsiderat­ë për familjet që janë shumë afër pragut jetik.

PËRFITIMI Miratimi i listës së emrave nga Këshilli Bashkiak nuk e bën automatiki­sht përfitues qytetarin. Bashkia, së bashku me Entin e Banesave do ta ndjekë procedurën deri në fund, duke bërë verifikimi­n e aftësinë përballues­e të individëve mbështetur në të ardhurat që ka, me qëllim që ai të zgjedhë në treg për blerje me kredi, një banesë që u përshtatet kushteve specifike të tij. Banka nga ana tjetër bën vlerësimin për banesën e zgjedhur dhe aftësinë për ta përballuar shlyerjen e kësteve të kredisë nga përfituesi, mbështetur në programin e subvencion­imit të interesave të kredisë.

 ??  ?? KUFIRI I TË ARDHURAVE DHE SHUMA QË PËRFITOHET
KUFIRI I TË ARDHURAVE DHE SHUMA QË PËRFITOHET
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania