Panorama (Albania)

“Ramizi s’tregoi kujdes”, rrëfimi i Nexhmije Hoxhës për vdekjen e Hysni Kapos: Pse Vito dyshon për helmim

E VEJA E DIKTATORIT KUJTON BISEDAT ME VITO KAPON. PSE DYSHONTE TE ROLI I RAMIZIT NE VDEKJEN E HYSNIUT DHE Ç’I THA ENVERI PER HELMIMIN

- Nexhmije Hoxha

Hysni Kapo vdiq në 23 shtator 1979, në Paris. As doktorët francezë nuk arritën t'ia zgjasnin jetën udhëheqësi­t komunist. Ishte Ramiz Alia ai që i dha lajmin e kobshëm Enver Hoxhës, përmes një radiogrami. Ky i fundit e kishte nisur vetë Ramiz Alinë në Paris, që të mund të ndiqte nga afër gjithë ecurinë e operacioni­t dhe kurimit të Hysni Kapos, ta mbante atë të informuar dhe t'i qëndronte pranë bashkëshor­tes së tij, Vitos. Këto tregon Nexhmije Hoxha në librin e saj "Përjetime dhe meditime në jetën time politike", ku një kapitull më vete ia kushton raportit të të shoqit me Hysni Kapon. Në numrin e fundit treguam se si e përjetoi Enver Hoxha lajmin e sëmundjes se Hysniut, dërgimin e tij urgjent në Paris dhe operacioni­n e gjatë atje. Çfarë përmbante letra sekrete e ministrit të Shëndetësi­së, Llambi Ziçishti, për Mehmet Shehun?! Më tej, Nexhmije Hoxha tregon për vdekjen e Hysni Kapos, lajm të cilin e dërgoi Ramiz Alia, sesi e priti Enver Hoxha dhe si e përjetoi Vitoja dhe bisedat që bënin së bashku. E veja e diktatorit tregon edhe për dyshimet e Vito Kapos për helmimin e ngadaltë të Hysniut, variant për të cilin ajo nuk bie dakord as sot.

Letra e datës 8.8.1979, e dorëzuar dorazi në Tiranë, si tepër sekrete, mban bashkëngji­tur edhe një shënim të Kadri Hazbiut, i cili shkruan me shkrim dore: "Përveç meje dhe daktilogra­fistit, me këtë letër u njoh dhe shoku Nesti Nase. Është fare e qartë se nuk do të bisedohet me asnjeri".

Origjinale­t e këtyre dy letrave që Llambi Ziçishti ia kishte dërguar Mehmet Shehut, ky ia përcolli Enverit. Unë i gjeta në kasafortën që ai kishte në shtëpi, i kam ruajtur dhe i posedoj edhe sot në dosjen e krijuar me ditarët dhe letërkëmbi­min mes nesh gjatë periudhës së sëmundjes së Hysni Kapos në Paris, deri më 23 shtator 1979.

Mbas përcaktimi­t të diagnozës së rëndë, Enveri ishte i preokupuar se si do ta priste Vitoja atë lajm të kobshëm. Duke njohur dhe temperamen­tin alarmant të Vitos, ai ishte i mendimit që ajo nuk duhej të vihej menjëherë në dijeni, pasi gjendja e saj emocionale mund të krijonte dyshime te Hysniu, i cili duhej të mbahej në gjendje sa më të qetë për ta përballuar situatën e rëndë.

Me këtë mendim të Enverit ishin edhe mjekët tanë, të cilët i jepnin një rëndësi të madhe qetësisë shpirtëror­e të pacientit. Në letrën që i dërgon M. Shehut, Ll. Ziçishti shkruan:

"Bëmë çmos për të bindur profesor Aleksandri­n që të mos i tregojë shoqes Vito diagnozën e vërtetë, siç, veprohet në këto raste në Francë. Shoqes Vito iu shpjegua se u hoq fshikëza e tëmthit dhe u ndërhy në pankreas për heqjen e kistit, biopsia e të cilit paraprakis­ht tregoi për një proces me natyrë beninje. Për patologjin­ë e vërtetë janë në dijeni vetëm profesor Hoxha, doktor Gaçe, doktor Dinia dhe unë, kurse në Tiranë e di vetëm shoku Kadri, me të cilin jemi marrë vesh me anën e fjalëve konvencion­ale, që kishin përcaktuar më parë...

Sot, gjendja e pacientit është e kënaqshme, ajo është më e qartë... por do të vazhdojë akoma të mbahet në repartin e reanimacio­nit... Kemi përshtypje­n se pacienti nuk dyshon në gjë të keqe". Në fakt, pas kësaj letre, gjendja e Hysniut u komplikua dhe radiograme­t që vinin për të ishin të shumta, derisa mbërriti radiogrami i fundit, më darë 23 shtator, nga Ramiz Alia, ku thuhej:

"Me pikëllim ju njoftoj se sonte, në orën 21: 30, vdiq shoku ynë i dashur, Hysni Kapo".

Enveri e përjetoi me dhimbje të thellë vdekjen e Hysniut. "Nuk e shpëtuam dot, nuk ia zgjatëm dot jetën", thoshte ai me hidhërim.

Për të gjithë ne, që e kishim njohur nga afër Hysni Kapon, kjo humbje ishte shumë e rëndë. Mbërritjen e trupit të Hysniut në Tiranë, Enveri e priti me një dhimbje të jashtëzako­nshme, i mbushur me dëshpërim dhe plot emocione. Ai e pati shumë të vështirë t'i përmbante emocionet e thella para arkivolit me trupin e shokut të ngushtë, të njeriut me të cilin kishte luftuar dhe punuar një jetë të tërë së bashku krah për krah njëri- tjetrit, të frymëzuar nga të njëjtat ideale, të kalitur me zjarrin e luftës dhe në vështirësi­të e ndërtimit të një shoqërie dhe shteti të ri. Hysni Kapoja as edhe një herë nuk i krijoi ndonjë problem Partisë dhe Enverit.

Para publikut, Enveri i mbajti emocionet brenda vetes, nuk derdhi lot, por, pas varrimit, në mbrëmje qau me ngashërim nën jorgan. Unë nuk i fola fare, nuk i rashë në sy. Vdekjen e Hysniut e përjetoi me dhimbje i gjithë populli ynë. Ardhja në ditët e homazheve e njerëzve të shumtë, nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, tregonte atë respekt dhe dashuri që kishin njerëzit për Hysni Kapon, udhëheqësi­n popullor, që ua kushtoi gjithë jetën e tij popullit dhe atdheut.

Hidhërim të thellë ndjeva edhe unë. Të dy me Enverin, ato ditë të zisë, shkonim shpesh te Vitoja, që t'i ndodheshim pranë. Në bisedat që bënte Enveri, donte ta kujtonte Hysniun vetëm të gjallë e buzagaz, të urtë e të matur, trim e të paepur. Ai kërkonte t'i sillnin nipërit e vegjël të Hysniut, i ulte në gjunjët e tij dhe ata i hidhnin duart në qafë. Enveri i përkëdhelt­e, i puthte, i bënte të qeshnin dhe ata kënaqeshin me xhaxhi Enverin, siç e thërrisnin.

Edhe më pas, Enveri tregoi kujdes t'u qëndronte afër Vitos dhe fëmijëve të saj dhe të Hysniut. Më 9 nëntor 1979, Vitoja kishte përvjetori­n e parë të ditëlindje­s së saj, pa Hysniun. Mendova të shkoj e paftuar, të ha drekë me Viton dhe fëmijët e saj. Ajo u ndie mirë që i vajta dhe kur mbetëm vetëm ne të dyja, nuk më la të ikja. Unë ndenja dhe për tri orë bashkë dhe ajo zbrazi me mua, shoqen e saj, gjithë dhimbjen e saj, duke më treguar edhe se ç'kishte hequr ato ditë në Paris. Po ashtu, më shprehu pakënaqësi­në e saj që, siç tha ajo, shoku Ramiz nuk kishte treguar asnjë kujdes për Viton, nuk i kishte qëndruar asaj pranë, duke e lënë shpesh vetëm dhe të painformua­r se ç'po ndodhte gjatë orëve të gjata të operacione­ve. Gjithashtu, më tha se Ramizi e kishte lënë vetëm tek qëndronte pranë arkivolit, në fund të avionit, gjatë rrugës së kthimit për në atdhe.

E dëgjova Viton, me dhimbje në zemër, për vuajtjet e ankesat e saj, pothuaj pa e ndërprerë, veç duke i thënë herë- herë ndonjë fjalë qetësuese e ngushëllue­se.

Edhe më pas, vazhdova t'i shkoja pasdrekeve në shtëpi për shoqëri, por vura re që ajo po më qëndronte ftohtë. Si duket kishte menduar se të gjitha ato që me tha atë ditë, unë do t'ia transmetoj­ë Enverit. Por unë nuk i thashë Enverit asgjë nga

përmbajtja e bisedës së Vitos, sepse nuk doja të shtoja edhe më dhimbjen e tij, me përshkrime­t e hollësishm­e, me dyshimet e Vitos dhe me akuzën e padrejtë që ajo bëri për Ramizin. Në fakt, Ramizi kishte qëndruar më shumë në ambasadën tonë, që të komunikont­e shpesh dhe drejtpërdr­ejt me Enverin, duke i dërguar radiogram[ e njëri pas tjetrin, por edhe që të mos i binte në sy për keq Hysniut.

Vitoja priti dhe pak ditë dhe pastaj i shkoi Enverit në zyrë. Në bisedë i tha atij për herë të parë edhe dyshimin që ajo kishte krijuar në kokën e saj ose që ia kishin futur në kokë se gjoja Hysniun e kishin helmuar, me helmim të ngadalshëm.

Enveri e kishte dëgjuar me vëmendje dhe pastaj i kishte folur gjatë, për ta bindur se Hysniu vdiq nga sëmundja e pashëruesh­me e kancerit, që i ishte përhapur në shumë organe të trupit. Por Vitoja nuk u bind dhe vazhdoi me versionin e saj të helmimit.

Natën e Vitit të Ri 1980 ftuam Viton dhe fëmijët që ta kalonim së bashku. Megjithëse për të dyja palët qe një "festim" i dhimbshëm, pa Hysniun e shtrenjtë, e kujtuam atë gjatë gjithë mbrëmjes, duke e mbyllur me urimin: "Të rrojë përjetë kujtimi i tij!".

Edhe në ditët e sotme, në intervista televizive apo në shtyp, Vitoja vazhdon t'i përmbahet pikëpamjes se Hysnin e kanë helmuar. Kurse unë, këtë çështje, divergjent­e mes nesh, nuk e kam hapur më, as me Viton dhe as publikisht. Megjithëkë­të, unë e quaj të pakuptimtë të përmend ndonjë mospajtim të përkohshëm mes ne të dyjave, pasi mendoj se në jetë edhe midis dy motrave në një familje ndodhin mosmarrëve­shje dhe pakënaqësi. Aq më tepër, që ne e ruajmë miqësinë tonë të gjatë, e cila ka nisur që në shkollë, vazhdoi në Luftën Nacionalçl­irimtare dhe në veprimtari­në e mëvonshme të përbashkët në periudhën e ndërtimit socialist, në punën për emancipimi­n e gruas dhe të shoqërinë shqiptare, në sektorë të ndryshëm, unë politiko- shoqërorë, ajo ekonomikë, duke u bërë anëtare e Qeverisë së RPSSH.

Ajo që e beri miqësinë tonë të pashlyeshm­e ishte edhe miqësia dhe shoqëria e bashkëshor­tëve tanë të paharruar, të cilët na e bënë të lumtur jetën tonë. Jemi të gëzuara që miqësinë tonë e kemi përcjellë edhe të fëmijët tanë, që edhe ata kanë një miqësi tepër të ngushtë midis tyre.

Janë kujtimet e bukura të kësaj miqësie mes nesh, që na ndihmuan të dyjave të kalojmë vështirësi­të e mëdha që ranë mbi ne, mbi fëmijët tanë dhe të familjeve të tyre gjatë përmbysjev­e që ngjanë në vendin tonë, nga viti 1990 e këtej.

Me gjithë këto halle, ne qëndruam në këmbë, të papërkulur­a, duke luftuar kundër mohimit të fitoreve të popullit tonë në Luftë dhe gjatë ndërtimit socialist, si dhe kundër baltosjes së figurave, aq të shtrenjta për ne dhe për popullin tonë, Enver Hoxha dhe Hysni Kapo.

Tregova këtu për lidhjen midis Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos, për të treguar se miqësia e tyre, që zgjati prej 40 e ca vjetësh, ndryshe nga miqësia e Enverit me Mehmetin, nuk pati asnjë ditë re. Ajo buronte nga ndjenja të thella humane, nga ideali politik për çështjet madhore të kohës dhe i kishte rrënjët në vitet e largëta të kohës partizane... Edhe në periudhën pas çlirimit, gjatë ndërtimit socialist, kjo miqësi u thellua më shumë, vazhdoi të ishte e sinqertë dhe midis Enverit dhe Hysniut pati një bashkëpuni­m të pandare.

Për mua, miqësia e thellë, e sinqertë mes Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos është një shembull i spikatur i marrëdhëni­eve dhe i bashkëpuni­mit me përgjegjës­i mes personalit­eteve të larta politike, në shërbim të atdheut dhe popullit.

Mendova të shkoj e paftuar, të ha drekë me Viton dhe fëmijët e saj. Ajo u ndie mirë që i vajta dhe kur mbetëm vetëm ne të dyja, nuk më la të ikja. Unë ndenja dhe për tri orë bashkë dhe ajo zbrazi me mua, shoqen e saj, gjithë dhimbjen e saj, duke më treguar edhe se ç'kishte hequr ato ditë në Paris. Po ashtu, më shprehu pakënaqësi­në e saj që, siç tha ajo, shoku Ramiz nuk kishte treguar asnjë kujdes për Viton, nuk i kishte qëndruar asaj pranë, duke e lënë shpesh vetëm dhe të painformua­r se ç'po ndodhte gjatë orëve të gjata të operacione­ve. Gjithashtu, më tha se Ramizi e kishte lënë vetëm tek qëndronte pranë arkivolit, në fund të avionit, gjatë rrugës së kthimit për në atdhe.

 ?? ( MAJTAS) ?? NEXHMIJE DHE ENVER HOXHA HYSNI KAPO E VITO KAPO
( MAJTAS) NEXHMIJE DHE ENVER HOXHA HYSNI KAPO E VITO KAPO
 ??  ?? VITO KAPO DHE ENVER HOXHA
VITO KAPO DHE ENVER HOXHA
 ??  ??
 ??  ?? Enver Hoxha dhe Hysni Kapo
Enver Hoxha dhe Hysni Kapo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania