Panorama (Albania)

Tritoli në farmacinë e babait të Tahirit, problemet e Gjutës me Policinë

-

Sulmi me tritol në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, sipas Policisë ishin ideuar dhe organizuar nga Vladimir Gjuta dhe të afërm e miq të tij, në shenjë hakmarrjej­e për përplasjet që ai kishte pasur me Policinë që nga viti 2014. Edhe pse nuk ka pati pistë zyrtare për motivin e vendosjes së eksplozivi­t në farmacinë e Bashkim Tahirit më 10 shkurt 2015 dhe pranë vendit ku babai i Tahirit parkonte makinën në Tiranë, dyshohet se gjithçka lidhet me detyrën e ministrit të Brendshëm të asaj kohe. Edhe gjatë kohës që ishte në kërkim, Gjuta sërish nuk hoqi dorë nga "hakmarrja" e tij ndaj ministrit Tahiri, duke e kërcënuar me sms disa ditë para se të arrestohej më 18 qershor, pranë Tunelit të Kalimashit. Më konkretish­t, problemet e tij me Policinë nisin pas disa kontrollev­e dhe prishjen e disa shtesave në ambiente biznesi të familjes Gjuta në Tiranë. Policia pati kryer disa kontrolle dhe bizneseve në fjalë u ishin prishur disa shtesa. Reagimi për dëmin e ardhur nga ndërhyrja e Policisë ishte një pistë e hetimit. Nga ana tjetër, njëri nga personat kryesorë të arrestuar në atë kohë për ngjarjet, shtetasi Vladimir Gjuta, rezultonte se kishte pasur një seri përplasjes­h dhe problemesh me Policinë. Emri i tij ishte në listën publike që ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dërgoi Presidenti­t më 18 prill 2014, ku thuhej se Gjuta, i akuzuar për një përplasje me armë në Kukës, ishte liruar nga Gjykata bashkë me nipin e tij, Baftjar Bruka. Përballjen e parë pas arrestimit 5 vjet më parë, Bruka e pati me tre drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në atë kohë, para të cilëve mohoi gjithçka. Teksa dëshmonte para ish- drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë, Haki Çako, e dy ish- zv. drejtorëve, Ardian Çipa e Altin Qato, Gjuta tha se do të dorëzohej pas zgjedhjeve. "Asnjë nga akuzat e ngritura ndaj meje nuk qëndron. Jam i pafajshëm. Po prisja sa të përfundoni­n zgjedhjet dhe do të dorëzohesh­a vetë në Polici për të sqaruar pozicionin tim", shprehej ai.

 ??  ?? Vladimir Gjuta kur u arrestua për tritolin në farmacinë e babait të Tahirit
Vladimir Gjuta kur u arrestua për tritolin në farmacinë e babait të Tahirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania