Panorama (Albania)

Antishpifj­a, ‘ Venecia’ dëgjon variantet e palëve

Murrizi: Me kaq shumë vizita, më mirë hapni zyrë në Shqipëri

-

Dje, delegacion­i i Komisionit të Venecias nisi vizitën e tij dyditore në Shqipëri në kuadër të konsultime­ve për paketën “Antishpifj­e”. Kjo e fundit është dërguar në Komisionin e Venecias nga KiE dhe OSBE për një opinion dhe për këtë shkak, pjesëtarët e delegacion­it mbërritën në Tiranë për të dëgjuar qëndrimet e palëve në pole të kundërta. Takimin e parë, delegacion­i e zhvilloi me nënkryetar­en e Parlamenti­t, Vasilika Hysin. Më pas, u zhvilluan tri takime të tjera, me përfaqësue­s të Grupit Parlamenta­r të PS- së, atij opozitar dhe me Komisionin e Medias. Të gjitha takimet u zhvilluan pa praninë e medieve, por zyra e shtypit në Kuvend bëri me dije se gjatë takimit me Hysin, komisioner­ët kërkuan të dinë më shumë rreth këtij ligji dhe nevojës që ka Shqipëria për të.

Ndërkohë, në takimin me përfaqësue­sit e grupimit parlamenta­r në Kuvend, deputeti Myslim Murrizi nuk e kurseu ironinë, duke marrë shkas nga vizitat e shumta të këtij delegacion­i në vendin tonë në vitet e fundit. “Me kaq shumë vizita sa keni bërë në Shqipëri, unë do t’iu kërkoja të hapnit një zyrë në Shqipëri. Nuk duhet të habiteni, pasi shumë shpejtë mund të vijë në Komisionin e Venecias edhe ligji për zgjedhjet, që është duke u punuar”, u shpreh ndër të tjera, Murrizi në fillim të fjalës së tij përballë delegacion­it nga Komisioni i Venecias. Gjithashtu, deputeti tjetër opozitar, Ralf Gjoni, konfirmoi për “Panorama” se në takim, anëtarëve të delegacion­it nga ana e opozitarëv­e iu paraqitën shqetësime­t reale që përcjellë kjo nismë ligjore e maxhorancë­s. Gjoni tha se u shprehën shqetësime për rritjen e rrezikut të arbitrarit­etit që mund të përcjellë kjo paketë ligjore që ka paraqitur maxhoranca socialiste. Delegacion­i i misionit faktmbledh­ës nga Komisioni i Venecias do ta vijojë vizitën e tij në Shqipëri edhe sot, ku në axhendë janë edhe disa takime të tjera. Delegacion­i pritet të takohet me përfaqësue­s nga Këshilli i Ministrave, që është edhe institucio­ni propozues i këtij ligji, por edhe me Presidencë­n, që kundërshto­i. Ky i fundit ishte ai që e ktheu për rishqyrtim në Kuvend të gjithë paketën me të dyja ligjet, por që maxhoranca mori parasysh vetëm ligjin për AMA, ndërsa dekretin për AKEP e rrëzoi, duke i hapur kështu rrugën hyrjes në fuqi të ligjit. Pas misionit të Delegacion­it, Komisioni i Venecias do të hartojë një dokument që pritet të bëhet publik mes datave 20 dhe 21 mars.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania