Panorama (Albania)

Vdekja e trefishtë në Bulqizë, gjendet shishe me helm patatesh në dhomë

Ngjarja ndodhi më 14 shkurt në fshatin Ostren i Madh, nëna me dy fëmijët u gjetën të pajetë në dhomë

-

Tragjedia e ndodhur më 14 shkurt në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë, ku vdiq nëna me dy fëmijët, dyshohet se mund të ketë ndodhur si shkak i ndonjë helmimi të qëllimshëm.

Dyshimet e tilla, burimet jozyrtare shprehen se janë hedhur për shkak të rrethanave të ngjarjes. Mundësia e ndonjë helmimi nga bombola e gazit apo tymi i sobës me dru është hedhur poshtë që ditën kur ndodhi ngjarja. Ndërkohë, burimet thanë se në banesën ku janë gjetur të pajetë Rajmonda Tola, 45 vjeçe, Rudina Tola, 22 vjeçe dhe Fatjon Tola, 14 vjeç, është gjetur një shishe rreth 50 gramë me një pesticid që përdorej për patatet. Kjo shishe me helm ka qenë në një dhomë tjetër nga ku janë gjetur të vdekur nëna me fëmijët. Të njëjtat burime theksuan se dera e dhomës ku ka qenë shishja e helmit ka qenë e mbyllur, megjithatë xhami i saj ka qenë i thyer dhe dyshohet se ka lëshuar edhe aromë. Dyshimet se helmimi mund të jetë shkaktuar nga ky pesticid, burimet thonë se janë të pakta, për shkak të rrethanave si është gjetur helmi dhe ku ishin viktimat. Familjarët e Rajmonda Tolës janë pyetur nga grupi hetimor se për çfarë përdorej shishja me pesticide në fshat. Ata janë shprehur se pas vjeljes së patateve, ia hidhnin kokrrave që të mos kalbeshin. Grupi hetimor ndërkohë ka marrë shishen në fjalë, e cila është gjetur e mbështjell­ë me një letër për të kryer ekspertizë­n në Tiranë, që do të dalë pas disa ditësh.

VAJZA E MITUR

Nga ngjarja tragjike, arriti të shpëtonte vetëm vajza e vogël e shtëpisë, 16- vjeçarja Merita Tola, e cila u gjet me shenja jete dhe menjëherë u transportu­a drejt Spitalit të Bulqizës. Pas marrjes së ndihmës së parë, ajo u transportu­a në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku gjendja e saj shëndetëso­re është e stabilizua­r. Paraprakis­ht, Policia dhe familjarët u shprehën se kjo tragjedi mund të jetë shkaktuar si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit nga bombola, por burime nga Inspektora­ti Shtetëror Teknik Industrial ( ISHTI), pas verifikime­ve me një grup ekspertësh, dolën në përfundimi­n se nuk ka dyshime se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi. Hetimet e deritanish­me kanë çuar në drejtimin se gjithçka mund të jetë e qëllimshme, por ende nuk është dhënë një rezultat nga mjekësia ligjore. Kjo e fundit është ajo që do të përcaktojë vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, më 14 shkurt.

 ??  ?? Rajmonda me dy fëmijët
Rajmonda me dy fëmijët
 ??  ?? Banesa e familjes Tola
Banesa e familjes Tola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania