Panorama (Albania)

Skandali me mbetjet toksike, nga Italia erdhën 15 ngarkesa

“Materialet u kamufluan si lëndë për pastrimin kimik”

-

Lajmi për kapjen e mbetjeve të rrezikshme në Portin e Vlorës është trajtuar gjerësisht edhe në mediat lokale italiane.

Sipas tyre, ngarkesa e mbeturinav­e të rrezikshme u zbulua në bordin e tragetit “Damian” që ka udhëtuar nga Brindisi në drejtim të Vlorës. Qese të zeza plot me asbest dhe fuçi, të cilat mbajnë shenjën “ENI”, me substanca të dëmshme u grumbullua­n në traget. Sipas mediave italiane, materiali udhëtoi sikur ishin lëndë për pastrim kimik të porositura nga kompania shqiptare “Delfini 1”. Administra­tori i kompanisë u arrestua, së bashku me pronarin e një ndërmarrje tjetër “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimi­t të mbeturinav­e dhe e cila duhej të transporto­nte ngarkesën jashtë portit. Sipas të dhënave të para, të paktën 15 udhëtime të tjera u bënë nga Italia. Kapiteni i trageteve dhe zëvendësi i tij ishin midis të arrestuarv­e. Sipas informacio­nit të marrë në rrugën operative nga strukturat e Departamen­tit të Policisë Kriminale, cituar nga mediat italiane, një traget që po largohej nga Italia transporto­nte një sasi të konsiderue­shme të mbeturinav­e të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, me qëllim depozitimi­n e tij në Shqipëri. Policia tha të enjten se është parandalua­r dhe goditur një tentativë për futjen e një sasie të konsiderue­shme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. “Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të Portit të Vlorës me destinacio­n përfundimt­ar Shqipërinë. Vihen në pranga 6 persona përgjegjës, sekuestroh­et në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti”, tha Policia. Ndërsa saktësoi se në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative nga strukturat e Departamen­tit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transporto­hej një sasi e konsiderue­shme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri, u organizua puna dhe në bashkëpuni­m me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar “Amiant”.

 ??  ??
 ??  ?? MATERIALET E RREZIKSHME TË SEKUESTRUA­RA NË TRAGET
MATERIALET E RREZIKSHME TË SEKUESTRUA­RA NË TRAGET
 ??  ?? Mbetjet e sekuestrua­ra në tragetin që vinte nga Brindisi
Mbetjet e sekuestrua­ra në tragetin që vinte nga Brindisi
 ??  ?? Trageti, ku u gjetën mbetjet e rrezikshme
Trageti, ku u gjetën mbetjet e rrezikshme
 ??  ??
 ??  ?? Materialet e rrezikshme të sekuestrua­ra në traget
Materialet e rrezikshme të sekuestrua­ra në traget
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania