Panorama (Albania)

Kreu i BKH, 8 kandidatët përfundojn­ë testin e së vërtetës

-

Pas 6 vitesh, Prokuroria e Shkodrës ka zbardhur një vrasje në familje, e deklaruar si vetëvrasje. Policia arrestoi dje arrestimin e Mhill Shytanit, si i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij Kujtim Shytani.

Kjo ngjarje ndodhi më 24 prill të vitit 2014. Në atë kohë, Policisë iu tha se Kujtim Shytani ishte vetëvarur brenda në shtëpi, në lagjen “Perlat Rexhepi”, në qytetin e Shkodrës. Në atë kohë, familjarët deklaronin se nuk ia kishin idenë përse kishte ndodhur kjo ngjarje dhe cilat ishin arsyet që e çuan Kujtim Shytanin të varte veten, duke humbur jetën. Megjithatë, Policia dhe Prokuroria, që në fillim kishin dyshime se Kujtim Shytani mund të ishte vrarë nga dikush dhe jo vetëvarur, por ajo që ishte e vështirë, kishte të bënte me mbledhjen e provave që vërtetonin se ishte një vrasje, duke hedhur poshtë mundësinë e vetëvarjes, siç u deklarua fillimisht. Megjithatë, Prokuroria nuk e mbylli çështjen dhe hetimet vijuan rreth kësaj ngjarjeje të ndodhur 6 vite më parë, derisa u ngritën dyshime të arsyeshme se autori mund të jetë i vëllai, shtetasi Mhill Shytani. Në 17 shkurt të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare, e kryer në bashkëpuni­m”. Prokuroria dyshon se në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, shtetasi Mhill Shytani është autori i dyshuar i vrasjes së vëllait të tij, Kujtim Shytanit. Është ende e paqartë se cilat janë provat, por Prokuroria do t’i tregojë gjatë procesit gjyqësor që do të zhvillohet tashmë në ngarkim të

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit është tashmë në përfundim të saj dhe këtë të premte përfundoi testi i së vërtetës. Gjatë ditës së hënë e në vazhdim, pritet që Struktura e Posaçme Antikorrup­sion të bëjë vlerësimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës për kandidatët e lejuar. Në fillim të garës, shprehën interes 40 aplikantë për të marrë drejtimin e njësisë më të rëndësishm­e hetimore që po krijohet, si rezultat i Reformës në Drejtësi, por numri u përgjysmua pas verifikimi­t të kushteve dhe kritereve ligjore, nga një komision me tre prokurorë të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK). Pas testeve fizike, numri i kandidatëv­e shkoi në 8. 7 prej tyre janë nga radhët e Policisë së Shtetit, me karrierë të gjatë, ndërsa njëri është prokuror. Pas përzgjedhj­es së kreut, do të vazhdohet me rekrutimin e hetuesve të kësaj njësie, të cilët pritet të trajnohen nga akademia e FBI- së në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 38- vjeçarit të ndaluar nga Policia vendore e Shkodrës. Seanca e parë do të jetë ajo për masën e sigurisë.

ARRESTIMI 38- vjeçari Mhill Shytani u ndalua nga shërbimet e Pikës të Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit, pasi ishte shpallur në kërkim dhe po tentonte që të kalonte drejt shtetit fqinj të Malit të Zi. Pas kontrollit të imtësishëm në Doganën e Hanit të Hotit, Mhill Shytani u ndalua nga Policia, për shkak se është i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij. Burime bëjnë me dije se ai ka marrë informacio­n për mundësinë e ngritjes së akuzës si autor i dyshuar dhe pasi Gjykata ka dhënë vendimin, atëherë ai ka tentuar të largohet nga Shqipëria për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë. Në tentativë për t’u larguar, Policia arriti që ta ndalonte si shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes. Tashmë, përveç tij, ka dyshime se edhe familjarë të tjerë mund të jenë përfshirë në vrasjen e Kujtim Shytanit, ndaj vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Shkak i kësaj vrasje të dyshuar, mendohet të jetë bërë një debat brenda familjes. Pasi u tha se Kujtim Shytani ishte vetëvarur, disa familjarë të tjerë kanë pasur dyshime se mund të jetë vrarë.

 ??  ?? Gjatë arrestimit të Mhill Shytanit
Gjatë arrestimit të Mhill Shytanit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania